Eja, Më Ndiq
29 Prill–5 Maj. Gjoni 7–10: ‘Unë Jam Bariu i Mirë’


“29 Prill–5 Maj. Gjoni 7–10: ‘Unë Jam Bariu i Mirë’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“29 Prill–5 Maj. Gjoni 7–10”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pamja
Krishti dhe gruaja e kapur në shkelje kurore

Kush Nga Ju Është pa Mëkat, nga Liz Lemon Swindle

29 Prill–5 Maj

Gjoni 7–10

“Unë Jam Bariu i Mirë”

Teksa lexoni Gjonin 7–10, mendoni rreth fëmijëve të cilëve u jepni mësim. Shumë prej ideve për fëmijët më të mëdhenj në këtë përvijim të mësimit mund të përshtaten edhe për fëmijë më të vegjël apo anasjelltas.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e tregimit

Ftojini të Tregojnë

Kërkojuni fëmijëve të tregojnë diçka që ata e bënë javën e kaluar për të qenë si samaritani i mirë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Gjoni 7:14–17

Zbatimi i urdhërimeve do të më ndihmojë ta di se ato janë të vërteta.

Jezusi dha mësim se ne mund të fitojmë një dëshmi për të vërtetat që Ai tregoi kur i jetojmë ato. Si mund ta përdorni këtë tregim për t’u mësuar fëmijëve se paqja që ndiejmë kur u bindemi urdhërimeve na ndihmon të dimë se ato janë të vërteta?

Veprimtari të Mundshme

  • Përmblidheni Gjonin 7:17 me fjalë që fëmijët do t’i kuptojnë. Ndihmojini ata ta dinë se bindja ndaj urdhërimeve na ndihmon të ndihemi më pranë Jezu Krishtit, ndoshta duke kënduar së bashku këngën “Keep the Commandments” [“Mbaj Urdhërimet”] ose “Choose the Right Way” [“Zgjidh Udhën e Duhur”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 146–147, 160–161. Kërkojuni fëmijëve që të mbajnë vesh për mënyrën se si do të bekohemi kur i zbatojmë urdhërimet.

  • Tregoni një përvojë kur ju mësuat se një urdhërim ishte nga Perëndia ngaqë e jetuat atë, të tilla si pagesa e së dhjetës apo falja e dikujt që nuk ishte i mirë. Ftojini fëmijët të mendojnë për një përvojë që e patën kur iu bindën një urdhërimi. Bëni pyetjen: “Si u ndiet pasi u bindët?”

  • Përzgjidhini disa prej urdhërimeve dhe vizatoni dy komplete figurash të thjeshta që përfaqësojnë secilin urdhërim. Vendosini të gjitha figurat përmbys dhe ftojini fëmijët që me radhë t’i përputhin urdhërimet së bashku. Dëshmoni për rëndësinë e urdhërimeve dhe mënyrën se si ndjekja e tyre e ka forcuar dëshminë tuaj.

Gjoni 8:29

Jezusi iu bind Atit të Tij.

Jezu Krishti bënte përherë gjëra që e kënaqnin Atin e Tij në Qiell. Si mund t’i ndihmoni fëmijët që të gjejnë mënyra për ta ndjekur shembullin e Tij?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët ta përsëritin atë që tha Jezusi rreth Atit Qiellor te Gjoni 8:29: “Bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë”. Kërkojuni atyre të tregojnë gjërat që bëri Jezusi, të cilat e bënë Atin Qiellor të lumtur. Tregojuni atyre disa figura nga Libri i Figurave Artistike të Ungjillit për t’u dhënë disa ide.

  • Pyetini fëmijët se çfarë i bën të lumtur. Pastaj pyetni se çfarë mund të bëjnë këtë javë për ta bërë një pjesëtar të familjes apo një mik të lumtur. Ftojini fëmijët ta vizatojnë veten e tyre duke i bërë ato veprimtari, që t’i çojnë në shtëpi dhe të jenë si kujtues për ta.

  • Ftojeni një prind të njërit prej fëmijëve që të tregojë një përvojë kur fëmija bëri diçka që e bëri prindin të lumtur. Lejojeni fëmijën të tregojë se si u ndie ai.

Gjoni 10:1–18

Jezusi më njeh dhe më do.

Shëmbëlltyra e bariut të mirë mund t’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë se Jezusi i do dhe i njeh se kush janë ata.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të vizatojnë një figurë që përfaqëson diçka në shëmbëlltyrën e bariut të mirë, si psh dele, një vjedhës apo një ujk. Lexojuni fëmijëve Gjonin 10:1–18 dhe kërkojuni që t’i ngrenë lart figurat e tyre kur dëgjojnë se po e lexoni atë që ata vizatuan. Shpjegoni se ashtu si “bariu i mirë” e udhërrëfen dhe e do tufën e tij, ashtu edhe Jezusi na do dhe na udhërrëfen të gjithëve që të kthehemi tek Ai. Visheni njërin prej fëmijëve si bari dhe lërini fëmijët të tregojnë se në ç’mënyrë Jezusi është si një bari për ne.

  • Tregoni figurën e Jezusit dhe të qengjave në përvijimin e mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Si e dimë që Jezusi i do qengjat? Si mund ta dallojmë se qengjat e duan Jezusin?

  • Ndihmojini fëmijët që ta plotësojnë faqen e veprimtarisë së kësaj jave.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Gjoni 7:14–17

Zbatimi i urdhërimeve do të më ndihmojë të di se ato janë të vërteta.

Ju dhe fëmijët të cilëve u jepni mësim mund të keni pasur përvoja duke i jetuar të vërtetat e ungjillit dhe duke mësuar se ato janë të vërteta. Si mund të ndërtoni mbi këto përvoja ndërsa jepni mësim?

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruajeni secilin varg të Gjonit 7:14–17 në copa të ndryshme letre dhe paraqitini ato në rend rastësor. Kërkojuni fëmijëve që t’i vendosin ato në rendin e duhur dhe kontrollojeni me Gjonin 7:14–17 për të parë nëse ato janë siç duhet. Ftojini fëmijët të ndahen në dyshe dhe të thonë si e kuptojnë secilin varg me ortakun e tyre. Si i ka ndihmuar bindja ndaj urdhërimeve të Perëndisë të dinë se urdhërimet janë të vërteta?

  • Tregoni shembuj nga shkrimet e shenjta të cilat paraqesin mënyrën se si u bekuan njerëzit ngaqë i jetuan të vërtetat e ungjillit, të tillë si Danieli (shih Daniel 6) ose Nefi (shih 1 Nefi 3–4).

  • Pak ditë përpara orës mësimore, ftojeni njërin prej fëmijëve që të shkruajë rreth një rasti kur ai ose ajo fitoi një dëshmi për një urdhërim duke e jetuar atë. Gjatë orës së mësimit, kërkojini fëmijës të tregojë atë që ai ose ajo shkroi.

Gjoni 8:31–36

E vërteta mund të na bëjë të lirë.

Ndërsa fëmijët rriten, ata do të ndeshen me njerëz që besojnë se të jetuarit e ungjillit është kufizuese. Si mund ta përdorni Gjonin 8:31–36 për t’i kundërshtuar pretendime të tilla?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të lexojnë Gjonin 8:31–36 dhe të tregojnë atë që mendojnë se do të thotë të jesh shërbëtor i mëkatit. Si na ndihmojnë mësimet e Jezusit që të jemi të lirë?

  • Kërkojini një fëmije që t’ju ndihmojë për ta lidhur lirshëm një litar, një shall apo kollare rreth kyçit tuaj të dorës, për të treguar mënyrën se si lidhemi me mëkatin kur e kryejmë atë vazhdimisht pa u penduar.

  • Tregoni një dryn për të përfaqësuar mëkatin dhe një çelës për të përfaqësuar mënyrën se si mund të na bëjnë të lirë të vërtetat e ungjillit. Për shembull, njohuria rreth Shlyerjes së Shpëtimtarit mund të na japë liri për t’u penduar dhe për t’u falur për mëkatet tona. Ose njohuria rreth Fjalës së Urtësisë mund të na japë liri për t’i shmangur varësitë.

Pamja
Krishti duke dhënë mësim në tempull

Jezusi dha mësim: “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë” (Gjoni 8:32).

Gjoni 10:1–18

Jezusi është si një bari për ne.

Ndërsa e studioni shëmbëlltyrën e bariut të mirë, kërkoni të vërteta që japin mësim rreth marrëdhënies sonë me Shpëtimtarin. Si do t’i bekojë fëmijët njohuria për këto të vërteta?

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruani në tabelë bari i mirë dhe mëditës. Shpjegoni se një mëditës është dikush që punësohet për ta bërë një punë për para. Kërkojuni fëmijëve që të renditin ndryshimet që gjejnë te Gjoni 10:1–18 midis një bariu të mirë dhe një mëditësi. Përse do të donit ta ndiqnit bariun e mirë në vend të mëditësit?

  • Vizatoni ose tregoni figurën e një dere. Lexojeni së bashku Gjonin 10:7–9, dhe pyetini fëmijët se në ç’mënyrë është Jezusi si një derë. Sipas vargut 9, çfarë bekimesh u vijnë atyre që “hyj[n]ë” në derë? Si hyjmë te dera që na siguron Jezu Krishti?

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ndihmojini fëmijët të mendojnë për një urdhërim të cilit ata mund t’i binden më plotësisht. Kërkojuni atyre që të përpiqen t’i binden atij urdhërimi gjatë javës së ardhshme.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Bëni pyetje të frymëzuara. Bëni pyetje që i ftojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim që të bëjnë më shumë sesa thjesht të raportojnë fakte. Në vend të kësaj, nxitini ata që të japin dëshminë e tyre për të vërtetat e ungjillit. Për shembull, nëse po diskutoni mbi urdhërimet, ju mund t’u kërkoni fëmijëve që të tregojnë se si i ka bekuar ata bindja ndaj urdhërimeve.

Pamja
faqja e veprimtarisë: Jezusi më njeh dhe më do