Eja, Më Ndiq
12–18 Gusht. Romakëve 7–16: ‘Munde të Keqen me të Mirën’


“12–18 Gusht. Romakëve 7–16: ‘Munde të Keqen me të Mirën’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“12–18 Gusht. Romakëve 7–16”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pamja
Roma

12–18 Gusht

Romakëve 7–16

“Munde të Keqen me të Mirën”

Ndërsa i lexoni Romakëve 7–16, mbajeni shënim çdo mbresë që merrni në lidhje me mënyrën se si mund t’u mësoni fëmijëve të vërtetat në këta kapituj.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Pyetini fëmijët nëse u treguan familjeve të tyre diçka që mësuan në Fillore javën e fundit. (Mund të keni nevojë ta rishikoni shkurtimisht mësimin e javës së kaluar.) Nëse po, çfarë treguan ata?

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Romakëve 8:35–39

Ati im Qiellor më do mua.

Si mund t’i përdorni fjalët e Palit për t’u mësuar fëmijëve se Ati Qiellor do t’i dojë përherë ata?

Pamja
baba duke vallëzuar me të bijën

Ati Qiellor e do secilin prej fëmijëve të Tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët ta mësojnë përmendsh frazën: “[Asgjë nuk mund] të na ndajë nga dashuria e Perëndisë” (Romakëve 8:39). Për ta ilustruar këtë të vërtetë, mbërthejini dy tabela së bashku me gozhda dhe emërtojeni njërën tabelë “n[e]” dhe tjetrën “dashuria e Perëndisë”. Lërini fëmijët të shohin a i ndajnë dot tabelat nga njëra-tjetra.

  • Nxirrini fëmijët jashtë për të shijuar dritën e diellin ose tregojuni një figurë të diellit. Si ngjason dielli me dashurinë e Atit Qiellor? Ndihmojini të kuptojnë se ndonëse dielli është larg, ai mund të na ndihmojë duke na bërë të ndiejmë ngrohtësi. Ne mund ta ndiejmë dashurinë e Atit Qiellor gjithë kohën, edhe pse Ai nuk është fizikisht me ne. Ju gjithashtu mund të këndoni së bashku “My Heavenly Father Loves Me” [“Ati Im Qiellor më Do”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 228–229).

Romakëve 10:17

Besimi vjen nga dëgjimi i fjalës së Perëndisë.

Kur fëmijët e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe ia vënë veshin asaj me kujdes, besimi i tyre në Perëndi do të rritet. Si mund t’i ndihmoni ata ta kuptojnë rëndësinë që ka të dëgjuarit e fjalës së Perëndisë?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve Romakëve 10:17 dhe paraqituni atyre figura të situatave në të cilat ata mund ta dëgjojnë fjalën e Perëndisë (si studimi familjar i shkrimit të shkrimit të shenjtë, kisha ose konferenca e përgjithshme; shih faqen e veprimtarisë së kësaj jave). Pyetini fëmijët se kur e kanë dëgjuar fjalën e Perëndisë.

  • U thoni një histori rreth një fëmije që e dëgjon fjalën e Perëndisë në mënyra të ndryshme. Ndërkohë që e tregoni historinë, fryni një tullumbac pak e nga pak për të paraqitur mënyrën se si besimi i fëmijës rritet sa herë ai apo ajo e dëgjon fjalën e Perëndisë.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët ta kuptojnë se besimi i tyre mund të rritet, ndihmojini që të këndojnë [këngën] “Faith” [“Besimi”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 96–97). Ndërkohë që këndojnë, kërkojuni që të hiqen sikur janë fara duke u mbledhur kruspull. Sa herë që e këndojnë fjalën besi[m], vërini që të ngrihen nga pak sikurse një bimë që rritet.

  • Fshihni nëpër klasë një kopje të shkrimeve të shenjta, një figurë të Presidentit të Kishës dhe një kopje të revistës Friend [Miku] ose Liahona. Kërkojuni fëmijëve që t’i gjejnë këto gjëra dhe të tregojnë se si secila bën të mundur që ne ta dëgjojmë fjalën e Perëndisë.

Romakëve 16:1–4

Unë mund t’u them faleminderit atyre që më ndihmojnë.

Pali ishte mirënjohës për njerëzit që e ndihmuan atë. Ju mund t’i ndihmoni fëmijët t’i vënë re gjërat që të tjerët i bëjnë për ta, dhe të kujtohen t’i falënderojnë ata.

Veprimtari të Mundshme

  • Shpjegoni se Pali qe mirënjohës për ndihmën që mori nga një grua e quajtur Feba dhe një çift i martuar të quajtur Prishila dhe Akuila (shih Romakëve 16:1–4). Kërkojuni fëmijëve të bëjnë vizatime të Palit dhe të këtyre tre njerëzve ndërsa ju tregoni fjalë dhe fraza nga këto vargje.

  • Ftojeni secilin fëmijë që të tregojë diçka të mirë që dikush bëri për të kohët e fundit. Ndihmojini fëmijët të bëjnë letra falënderimi për ata njerëz.

  • Ndihmojini fëmijët të mësojnë se si të thonë faleminderit në gjuhë të ndryshme. Kënga “Children All Over the World” [“Fëmijët Kudo nëpër Bot’”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 16–17) mund të vijë në ndihmë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Romakëve 8:16–18

Ati Qiellor do që unë të përgatitem të marr gjithçka që Ai ka.

Plani i Atit Qiellor bën të mundur për ne që të bëhemi si Ai dhe të trashëgojmë gjithçka që Ai ka. Kjo e vërtetë mund t’i frymëzojë fëmijët të cilëve u jepni mësim, që ta jetojnë më me besnikëri ungjillin.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojini së bashku Romakëve 8:16–18. Çfarë mësojmë nga këto vargje në lidhje me atë se kush jemi dhe kush mund të bëhemi? Shpjegoni se një “trashëgimta[r]” është një person që trashëgon, ose merr, atë që kanë prindërit e tij apo të saj. Shkruani në tabelë: Çfarë kemi nevojë të bëjmë që të trashëgojmë gjithçka që ka Ati ynë në Qiell? Këndoni së bashku një këngë rreth bindjes, të tillë si “I Will Follow God’s Plan for Me” [“Do Ndjek Planin e Perëndis’”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 164–165), duke kërkuar përgjigje. Çfarë përgjigjesh të tjera mund t’u vijnë në mendje fëmijëve?

  • Kërkojuni fëmijëve të mendojnë rreth një mbreti i cili do që, një ditë, bijtë dhe bijat e tij të sundojnë në mbretërinë e tij. Shpjegoni se Ati Qiellor është si një mbret, dhe ne jemi bijtë dhe bijat e Tij mbretëror. Ju mund të tregoni historinë e birit të mbretit të Francës, Luigjit XVI, që gjendet në bisedën e Motrës Elen S. Dalton “Kujtohuni Se Cilat Jeni!” (Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 121). Si mund të na ndihmojë që të jetojmë me drejtësi këtu në tokë, të kujtuarit se ne jemi fëmijë të Atit Qiellor dhe kemi lindur që një ditë të jemi si Ai? (Për informacion të mëtejshëm, shih Të Vërtetë ndaj Besimit, f. 119–121.)

Romakëve 10:17

Besimi vjen nga dëgjimi i fjalës së Perëndisë.

Fëmijët kanë shumë mundësi ta dëgjojnë fjalën e Perëndisë. Ndihmojini ta kuptojnë se si të dëgjuarit e fjalës së Perëndisë mund ta forcojë besimin e tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruajeni fjalinë vijuese në tabelë: vjen nga , dhe vjen nga e. Kërkojuni fëmijëve t’i plotësojnë vendet bosh pasi të lexojnë Romakëve 10:17. Tregoni një rast kur një person dha mësim një të vërtetë të ungjillit, që ndihmoi në forcimin e besimit tuaj – ndoshta ju mund të tregoni një shkrim të shenjtë të parapëlqyer ose një citat nga konferenca e përgjithshme. Ftojini fëmijët të tregojnë përvojat e tyre vetjake.

  • Emërtojini disa gota uji me emrat e gjërave ku e gjejmë fjalën e Perëndisë (si shkrimet e shenjta, mbledhjet e kishës dhe konferenca e përgjithshme). Diskutoni se si fjala e Perëndisë e rrit besimin tonë ndërsa e derdhni secilën gotë në një enë të emërtuar “Besimi”.

  • Jepini një fëmije një figurë të Shpëtimtarit duke shëruar dikë, pa i lënë fëmijët e tjerë ta shohin figurën. Kërkojini fëmijës të japi të dhëna për t’i ndihmuar fëmijët e tjerë ta gjejnë se çfarë paraqet figura. Si mund t’u tregojmë të tjerëve atë që dimë rreth Shpëtimtarit në mënyrë që ata të mund të kenë besim tek Ai?

Romakëve 14:10, 13

“Të mos e gjykojmë … njeri tjetrin.”

Kur fëmijët ndërveprojnë me njerëz të tjerë që bëjnë zgjedhje të ndryshme nga ata, ata mund të tundohen që të jenë paragjykues. Merrni parasysh se si këshilla e Palit për romakët mund t’i ndihmojë ata ta shmangin një gjykim të tillë.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni një fëmijë të lexojë Romakëve 14:10, 13. Kërkojuni fëmijëve të tjerë të numërojnë se sa herë e përdori Pali fjalën gjyko. Çfarë do të thotë ta gjykosh dikë? Përse duhet ta shmangim të gjykuarit e të tjerëve?

  • Paraqitni fotografinë e një personi dhe pyetini fëmijët se çfarë dimë ne për këtë person nisur vetëm nga shikimi i fotografisë. Cilat janë disa gjëra që ne nuk i dimë rreth atij apo asaj? Përse Zoti është personi i duhur për ta gjykuar këtë person? (Shih 1 Samuelit 16:7.)

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Kërkojuni fëmijëve të zgjedhin një veprimtari që e bëtë si klasë, dhe ta bëjnë atë me familjet e tyre. Tregojuni që javën e ardhshme, ata mund të tregojnë atë që bënë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përfshijini fëmijët në diskutime për ungjillin. Ju mund të keni nevojë të mendoni për mënyra krijuese që t’i përfshini fëmijët më të vegjël në diskutime për ungjillin. Ndonjëherë ju mund të bëni diçka aq të thjeshtë sa t’i ftoni fëmijët të ulen në rreth në dysheme në vend që të ulen në karriget e tyre.