Eja, Më Ndiq
4–10 Nëntor. Hebrenjve 1–6: ‘Jezu Krishti ‘Vepronjësi i Shpëtimit të Amshuar’’


“4–10 Nëntor. Hebrenjve 1–6: ‘Jezu Krishti ‘Vepronjësi i Shpëtimit të Amshuar’’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“4–10 Nëntor. Hebrenjve 1–6”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pamja
Krishti duke qëndruar me një vajzë të re dhe një burrë

Balsami i Galaadit, nga Anne Henrie

4–10 Nëntor

Hebrenjve 1–6

Jezu Krishti, “Vepronjësi i Shpëtimit të Amshuar”

Cilat të vërteta i gjeni te Hebrenjve 1–6 që ndiheni të frymëzuar t’ua jepni mësim fëmijëve? Kushtojuni vëmendje nxitjeve nga Shpirti që vijnë teksa përgatiteni, dhe sigurohuni që t’i shënoni ato.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

A e pranuan fëmijët ftesën në fund të mësimit të javës së shkuar që të gjenin një varg nga shkrimi i shenjtë për t’ia treguar klasës? Nëse po, jepuni kohë ta tregojnë atë shkrim. Nëse jo, ndihmojini të mendojnë për diçka që e kanë mësuar nga shkrimet e shenjta kohët e fundit, për të cilën mund t’u tregojnë të tjerëve.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Hebrenjve 1:2–10; 2:8–10, 17–18

Unë besoj në Jezu Krishtin.

Këto vargje mund t’i ndihmojnë fëmijët të mësojnë më shumë rreth Jezu Krishtit dhe ta forcojnë marrëdhënien e tyre me Të.

Veprimtari të Mundshme

  • Duke përdorur vetë fjalët tuaja, shkruani në shirita letre të vërteta mbi Jezu Krishtin që i gjeni te Hebrenjve 1:2–10; 2:8–10, 17–18 dhe fshihini përreth dhomës. Ftojini fëmijët t’i gjejnë shiritat e letrës. Ndihmojini t’i lexojnë të vërtetat e shkruara në letrat dhe të flasin për domethënien e atyre të vërtetave. Nëse është e nevojshme, shpjegoni se Jezusi quhet Biri i Perëndisë ngaqë Ati Qiellor është ati i shpirtit të Tij si edhe trupit të Tij.

  • Kaloni një figurë të Shpëtimtarit nëpër dhomë dhe lejojeni secilin fëmijë të tregojë përse ai ose ajo është mirënjohëse për Jezu Krishtin ndërkohë që e mban figurën.

Hebrenjve 3:8

Ati Qiellor dëshiron që ne të “mos i ngurtëso[jmë] zemrat [tona]”.

Hebrenjve 3 jep shembullin e izraelitëve që i ngurtësuan zemrat e tyre dhe i mohuan bekimet e Zotit. Ai gjithashtu është paralajmërim për ne të gjithë që të mos i ngurtësojmë zemrat tona.

Veprimtari të Mundshme

  • Sillni një sfungjer (ose një cohë) dhe një gur në klasë. Ftojini fëmijët t’i prekin sendet dhe të përshkruajnë se çfarë ndjenje kanë nga sendet. Vendosni disa pika uji mbi çdo send dhe vini në dukje se më shumë ujë thithet nga sfungjeri sesa nga guri. Shpjegoni se zemrat tona nevojitet të jenë të buta dhe jo të forta (ose të ngurta), që të mund t’i pranojmë të vërtetat e Atit Qiellor në zemrën tonë.

  • Prisni një formë si zemër nga një material i butë, i tillë si një cohë, dhe nga një material më i fortë, i tillë si një karton. Tregojuni fëmijëve se kur dëgjojmë e bindemi, ne kemi një zemër të butë dhe kur nuk dëgjojmë e nuk bindemi, ne kemi një zemër të fortë (ose të ngurtë). Me vetë fjalët tuaja, tregoni disa shembuj nga shkrimet e shenjta të njerëzve që kishin zemra të buta ose të ngurta (të tillë si Nefi, Lamani dhe Lemueli [1 Nefi 2:16–19], Pali [Veprat e Apostujve 9:1–22] ose Jozef Smithi [Joseph Smith – Historia 1:11–20]). Ndërkohë që tregoni secilin shembull, ftojini fëmijët të tregojnë me gisht drejt zemrës së butë ose zemrës së fortë.

Pamja
Moisiu duke shuguruar vëllanë e tij, Aaronin

Moisiu e Thërret Aaronin në Shërbesë, nga Harry Anderson

Hebrenjve 5:4

Mbajtësit e Priftërisë thirren nga Perëndia.

Hebrenjve 5:4 është një varg i rëndësishëm ngaqë ai qartëson se mbajtësit e priftërisë – dhe të tjerët që shërbejnë në Kishë – duhet të thirren nga Perëndia.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve Hebrenjve 5:4. Kërkojini një mbajtësi të priftërisë të shpjegojë atë që është priftëria dhe të tregojë përvojën e tij kur e mori priftërinë.

  • Ndihmojini fëmijët të mësojnë përmendsh fraza prej nenit të pestë të besimit. Jepni dëshminë tuaj që njerëzit, të cilët thirren që të bëjnë punën e Perëndisë, thirren nga Perëndia nëpërmjet zbulesës.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Hebrenjve 1:2–10; 2:8–10, 17–18

Unë besoj në Jezu Krishtin.

Letra drejtuar Hebrenjve u shkrua që ta forconte besimin e shenjtorëve hebrenj te Jezu Krishti. Ajo mund të bëjë të njëjtën gjë për fëmijët të cilëve u jepni mësim.

Veprimtari të Mundshme

  • Caktojini secilit fëmijë disa vargje nga Hebrenjve 1:2–10; 2:8–10, 17–18 dhe ftojini fëmijët të kërkojnë në ato vargje për të vërteta rreth Jezu Krishtit. Lejojini të tregojnë ose të shkruajnë në tabelë atë që gjejnë. Ç’gjë tjetër dimë për Jezu Krishtin? Fëmijët mund të gjejnë disa ide në këngë të tilla si “Rron Shëlbuesi Im” (Himne, nr. 73) ose “He Sent His Son” [“Ai Dërgoi Birin e Tij”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 34–35).

  • Ftojini fëmijët të vizatojnë figura për veten e tyre së bashku me prindërit e tyre. Kërkojuni të tregojnë çfarë kanë të përbashkët me prindërit e tyre. Shpjegoni se kur Hebrenjve 1:3 thotë që Jezu Krishti është “vula e qenies së [Perëndisë]”, do të thotë që Jezusi dhe Ati Qiellor kanë të njëjtat tipare dhe aftësi. Dëshmoni se ne mësojmë rreth Atit Qiellor duke mësuar për Jezu Krishtin dhe duke e ndjekur atë.

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për njerëz të cilëve mund t’u jepnin dëshminë e tyre për Jezu Krishtin. Merreni parasysh t’i ftoni ta ushtrojnë shprehjen e asaj që do t’u thonë për Jezusin atyre njerëzve.

Hebrenjve 3:7–19

Për të marrë udhërrëfimin dhe bekimet e Atit Qiellor, ne duhet të “mos [jemi] zemërgur”.

Te Hebrenjve 3, historia e izraelitëve në shkretëtirë përdoret për të dhënë mësim rëndësinë e mosngurtësimit të zemrave tona. Si mund ta përdorni këtë histori për t’ua dhënë mësim këtë parim fëmijëve në klasën tuaj?

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të mendojnë për gjëra që janë të forta (të ngurta) dhe të buta. (Ju mund të doni të sillni disa shembuj që t’ua tregoni.) Lexoni së bashku Hebrenjve 3:8. Çfarë do të thotë të kesh një zemër të ngurtë? Përse Perëndia dëshiron që ne të kemi zemra të buta?

  • Me fjalët tuaja, tregoni historinë e izraelitëve që i ngurtësuan zemrat e tyre kundër Zotit në shkretëtirë (shih Numrat 14:1–12; Hebrenjve 3:7–19). Lërini fëmijët ta interpretojnë me role historinë. Çfarë do të ndodhë nëse i ngurtësojmë zemrat tona kundër Zotit dhe ungjillit të Tij?

  • Ftojini fëmijët të lexojnë Mateun 13:15, Hebrenjve 3:15, Mosian 11:29 dhe Moisiun 6:27. Vërini të vizatojnë në tabelë pjesët e trupit të përmendura në këto vargje. Çfarë do të thotë të kesh veshë të rëndë, sy të verbuar dhe zemra të ngurtësuara shpirtërisht? Si mund të sigurohemi që veshët, sytë dhe zemrat tona janë gati që të marrin bekimet e Perëndisë?

Hebrenjve 5:1–4

Mbajtësit e Priftërisë thirren nga Perëndia.

Hebrenjve 5 siguron mundësi për të diskutuar se çfarë është priftëria – fuqia dhe autoriteti për të vepruar në emër të Perëndisë – dhe se si merret ajo. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për djemtë që po përgatiten për t’u shuguruar në priftëri.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni figurën Moisiu i Jep Priftërinë Aaronit (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 15) ndërkohë që një fëmijë lexon Hebrenjve 5:4. Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se ngaqë Aaroni ishte njeriu i parë që mbajti Priftërinë Aarone, ajo u quajt sipas emrit të tij. Ndihmojini fëmijët që të mendojnë për detyrat që kryejnë mbajtësit e Priftërisë Aarone (të tilla si pagëzimi, bekimi dhe shpërndarja e sakramentit, si dhe t’i ftojnë të tjerët të vijnë te Krishti).

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyra të ndryshme sipas të cilave njerëzit marrin autoritet. Për shembull, si e merr autoritetin një mësues, mjek apo udhëheqës politik? Si e jep Perëndia autoritetin e Tij? Ftojini fëmijët të mendojnë për këtë pyetje teksa lexojnë Hebrenjve 5:4 dhe nenin e pestë të besimit.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’u tregojnë familjeve të tyre në një mbrëmje familjare të shtëpisë për një shkrim të shenjtë, këngë ose veprimtari që e mësuan sot në klasë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Fëmijët mund ta dallojnë ndikimin e Shpirtit. Mësojuni fëmijëve se ndjenjat e paqes, dashurisë dhe përzemërsisë që i kanë kur flasin ose këndojnë për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij, vijnë nga Fryma e Shenjtë. Këto ndjenja mund t’i ndërtojnë dëshmitë e tyre.