Eja, Më Ndiq
21–27 Tetor. 1 dhe 2 Thesalonikasve: ‘Mos Lejoni që Menjëherë t’ju Prishet Mendja ose të Trazoheni’


“21–27 Tetor. 1 dhe 2 Thesalonikasve: ‘Mos Lejoni që Menjëherë t’ju Prishet Mendja ose të Trazoheni’” Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“21–27 Tetor. 1 dhe 2 Thesalonikasve”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

Pamja
motra misionare duke folur me një të ri

21–27 Tetor

1 dhe 2 Thesalonikasve

“Mos Lejoni që Menjëherë t’ju Prishet Mendja ose të Trazoheni”

Alma dha mësim: “Mos i besoni askujt që të jetë mësuesi juaj ose prifti juaj, në qoftë se nuk është njeriu i Perëndisë, që ecën në udhët e tij dhe që zbaton urdhërimet e tij” (Mosia 23:14) Çfarë sugjeron ky shkrim i shenjtë rreth mënyrës se si duhet të përgatiteni për të dhënë mësim?

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Jepuni anëtarëve të klasës disa minuta që të shohin me të shpejtë 1 e 2 Thesalonikasve dhe të gjejnë një varg që u lë mbresë. Ftojini t’ua tregojnë vargjet e tyre dikujt tjetër në klasë dhe më pas kërkojuni disa prej dysheve të tregojnë atë që mësuan nga njëri‑tjetri.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

1 Thesalonikasve 1:5–8; 2:1–13

Shërbestarët e ungjillit predikojnë me sinqeritet dhe dashuri.

  • Pali e filloi Letrën e tij drejtuar Thesalonikasve duke i kujtuar shenjtorët për mënyrën sipas së cilës ai dhe të tjerët ua kishin mësuar ungjillin atyre. Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për anëtarët e klasës suaj që ta vlerësojnë mënyrën se si po e kryejnë mësimdhënien dhe të mësuarin prej njëri‑tjetrit. Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës që të lexojnë 1 Thesalonikasve 1:5–8; 2:1–13 dhe të gjejnë parime që lidhen me përhapjen e ungjillit me efektshmëri. Më pas ata mund të shkruajnë pyetje, nisur nga këto vargje, që do t’i ndihmojnë për të vlerësuar përpjekjet e tyre që t’u mësojnë ungjillin të tjerëve. Për shembull, një pyetje mund të jetë: “A jam shembull i gjërave që di?” (Shih 1 Thesalonikasve 1:7.) Si mund të na ndihmojë ndjekja e parimeve në këtë fragment që t’u shërbejmë më mirë atyre të cilëve u japim mësim?

  • Leximi i 1 Thesalonikasve 1:5–8; 2:1–13 mund t’u sjellë ndërmend anëtarëve të klasës një mësues ose mësuese të ngjashme me Krishtin, që kanë ndikuar pozitivisht tek ata ashtu “si bën një baba me bijtë e vet” (1 Thesalonikasve 2:11). Ftojini anëtarët e klasës t’i shqyrtojnë këto fragmente për të gjetur një karakteristikë të një shërbestari të sinqertë dhe të mendojnë për një mësues ose mësuese që e njohin, që është shembull i asaj karakteristike. Ju mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës të shkruajnë një letër ose të krijojnë një certifikatë çmimi për mësuesin ose mësuesen që po mendojnë. Nxitini të përfshijnë në letër ose çmim një varg nga 1 Thesalonikasve dhe një shpjegim se si mësuesi ose mësuesja e mishëron atë varg. Madje mund të ndihen të frymëzuar t’ia japin letrën ose çmimin personit për të cilin shkruan.

1 Thesalonikasve 3:9–13; 4:1–12

Teksa e ndjekim Jezu Krishtin, ne mund të bëhemi të shenjtë.

  • Pali u dha mësim shenjtorëve thesalonikas se “Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim” (1 Thesalonikasve 4:7). Që të filloni një diskutim rreth shenjtërisë, klasa juaj ose një individ mund të këndojnë “Më Shum’ Shenjtëri m’Jep” (Himne, nr. 69). Kërkojuni anëtarëve të klasës të diskutojnë karakteristikat e shenjtërisë të përmendura në himn, të cilat u bëjnë përshtypje. Shkruani në tabelë Më shum’ shenjtëri m’jep, më shum’ …  dhe ftojini anëtarët e klasës të kërkojnë fjalë ose fraza nga 1 Thesalonikasve 3:9–13; 4:1–12 për ta plotësuar fjalinë. Si mund t’i zhvillojmë këto karakteristika?

  • Për disa njerëz, ftesa që të jenë të shenjtë mund të duket frikësuese. Mund të jetë e dobishme që anëtarët e klasës të kuptojnë se zhvillimi i shenjtërisë është një proces i përshkallëzuar që na kërkon “të shtohemi edhe më shumë” me kalimin e kohës (1 Thesalonikasve 4:10). Për ta ilustruar këtë proces, ju mund ta ftoni një anëtar të klasës që të flasë rreth një talenti apo arritjeje që kërkoi përpjekje të vazhdueshme për mjaft kohë, të tilla si bërja e një jorgani apo të rënit të një vegle muzikore. Si ngjan kjo me procesin e të bërit i/e shenjtë? Ftojini anëtarët e klasës të shqyrtojnë 1 Thesalonikasve 3:9–13; 4:1–12 dhe të japin ide rreth përpjekjes që kërkohet për t’u bërë të shenjtë sipas mënyrave që përshkruan Pali. Çfarë na ka ndihmuar të përparojmë drejt shenjtërisë?

1 Thesalonikasve 4:11–12; 2 Thesalonikasve 3:7–13

Ne duhet të punojmë për të siguruar për veten tonë dhe njerëzit nevojtarë.

  • Pyetje si ato që vijojnë, mund të frymëzojnë një diskutim për këshillën e Palit lidhur me punën: Cilat janë pasojat e përtacisë? Çfarë mendoni se nënkuptoi Pali me fjalët “paqe” dhe “shtruar”? (1 Thesalonikasve 4:11; 2 Thesalonikasve 3:12). Ju mund të doni të shkruani pyetje si këto në tabelë që anëtarët e klasës t’i përsiatin teksa lexojnë 1 Thesalonikasve 4:11–12 dhe 2 Thesalonikasve 3:7–13. Ftojini t’i diskutojnë këto pyetje në dyshe, në grupe të vogla ose si klasë. Çfarë shkrimesh të tjera të shenjta na ndihmojnë t’i kuptojmë rëndësinë e punës dhe rreziqet e përtacisë? (Shih sugjerimet te pjesa “Burime Shtesë”.)

2 Thesalonikasve 2

Një braktisje duhej ta paraprinte Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.

  • Të kuptuarit e Braktisjes së Madhe mund t’i forcojë dëshmitë e anëtarëve të klasës suaj për Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit. Përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet përfshin disa burime rreth Braktisjes. Ju mund t’i ftoni disa anëtarë të klasës të vijnë të përgatitur për të treguar këndvështrime nga studimi i këtyre burimeve ose mund t’i studioni dhe diskutoni së bashku në klasë.  

  • Mund të jetë e dobishme të diskutojmë disa prej metaforave që profetët i kanë përdorur për të përshkruar Braktisjen, të tilla si rënia (shih 2 Thesalonikasve 2:3), uria (shih Amos 8:11–12), ujqër grabitqarë që hyjnë mes një tufe (shih Veprat e Apostujve 20:28–30) dhe gudulisja e veshëve (shih 2 Timoteut 4:3–4). Merreni parasysh ta ndani klasën në dyshe dhe t’u kërkoni të lexojnë një ose më shumë prej këtyre shkrimeve të shenjta (ose të tjera që zgjidhni ju) dhe përshkruani se çfarë japin mësim vargjet rreth Braktisjes së Madhe. Çfarë dhanë mësim profetët rreth Braktisjes dhe ndikimit që do të kishte ajo?

  • Për t’i ndihmuar studentët të mësojnë më shumë rreth Braktisjes së Madhe, ftojini të përfytyrojnë se kanë një shok ose shoqe që nuk e kupton nevojën për një rivendosje të ungjillit. Krijoni në dërrasë një tabelë me dy kolona të emërtuara Shkaqet e Braktisjes dhe Pasojat e Braktisjes. Ftojini anëtarët e klasës të bëjnë kërkim në dyshe ose grupe të vogla te pjesa e titulluar “Braktisja e Madhe” në manualin Predikoni Ungjillin Tim (faqet 35–36), duke kërkuar shkaqet dhe pasojat e Braktisjes të shkruara në tabelë. Çfarë idesh nga kjo tabelë mund të përdorin ata, që të ndihmojnë shokun apo shoqen e tyre për ta kuptuar nevojën për Rivendosjen?

  • Si do të përfitonte klasa juaj nga diskutimi se si ta mbajnë veten e tyre larg nga “rënia”? Ju mund t’i ftoni të lexojnë 2 Thesalonikasve 2 dhe të kërkojnë këshillën që mund t’ia japin një shoku ose shoqeje, që do ta ndihmonte atë për të shmangur braktisjen vetjake.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Që t’i frymëzoni anëtarët e klasës të lexojnë këtë javë 1 dhe 2 Timoteut, Titit dhe Filemonit, ftojini të përfytyrojnë se morën një letër personale nga një Apostull që përmbante këshillë rreth mënyrës se si t’i përmbushin thirrjet e tyre në Kishë. Sugjeroni që ata të mendojnë rreth thirrjeve të tyre teksa i lexojnë këto letra vetjake nga Pali drejtuar udhëheqësve të hershëm të Kishës.

Pamja
ikona e burimeve

Burime Shtesë

1 dhe 2 Thesalonikasve

Shkrime të shenjta rreth punës dhe përtacisë.

 

  •  

  •  

  •  

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdorni larmi metodash. Mund të jetë e lehtë të ndihemi rehat me një stil të veçantë mësimdhënieje, por metoda të ndryshme mësimdhënieje tërheqin anëtarë të ndryshëm të klasës. Kërkoni mënyra se si ta ndryshoni metodën tuaj të mësimdhënies, të tilla si përdorimi i materialeve filmike, veprave të artit ose muzikës apo t’u jepni mundësi anëtarëve të klasës që të japin mësim (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 22).