Eja, Më Ndiq
Burime Shtesë


“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

Burime Shtesë

Shumica e këtyre burimeve mund të gjenden te programi kompjuterik Biblioteka e Ungjillit dhe te LDS.org.

Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet

Ju mund ta përshtatni cilëndo prej veprimtarive nga ky burim për ta përdorur në klasën tuaj të Shkollës të së Dielës. Nëse anëtarët e klasës i kanë përdorur këto veprimtari në studimin e tyre vetjak ose familjar të shkrimeve të shenjta, nxitini t’i tregojnë përvojat dhe idetë e tyre.

Revistat e Kishës

Revista Liahona jep artikuj dhe veçori të tjera që mund t’u shtojnë parimeve që po i jepni mësim nga Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës.

Himne dhe Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve]

Muzika e shenjtë e fton Shpirtin dhe na e mëson doktrinën në një mënyrë të paharrueshme. Përveç varianteve të botuara të Himneve dhe të Children’s Songbook [Librit të Këngëve të Fëmijëve], ju mund të gjeni regjistrime të shumë himneve dhe këngëve të fëmijëve te music.lds.org dhe në programin kompjuterik LDS Music [Muzikë SHDM].

Biblioteka e Mediave

Veprat e artit, materialet filmike dhe media të tjera mund t’i ndihmojnë ata, të cilëve u jepni mësim, që t’i përfytyrojnë doktrinën dhe historitë që gjenden në Dhiatën e Re. Vizitoni medialibrary.lds.org për ta shfletuar koleksionin e Kishës për burimet e mediave, përfshirë seritë e Materialeve Filmike nga Bibla, të cilat paraqesin ngjarje nga Dhiata e Re.

Manualet e Seminarit dhe të Institutit

Manualet e seminarit dhe të institutit japin sfond historik dhe komente doktrinore për parimet që gjenden në shkrimet e shenjta. Gjithashtu ato përmbajnë ide mësimdhënieje që mund të përshtaten për orët mësimore të Shkollës të së Dielës.

Tema të Ungjillit

Te topics.lds.org ju mund të gjeni informacion bazë rreth një larmie temash të ungjillit, së bashku me hallka lidhëse me burimet e dobishme, të tilla si biseda të konferencave të përgjithshme, artikuj, shkrime të shenjta dhe materiale filmike që lidhen me temën. Ju mund të gjeni edhe Esetë mbi Temat e Ungjillit, të cilat ofrojnë përgjigje të hollësishme ndaj pyetjeve të ungjillit.

Të Vërtetë ndaj Besimit

Ky burim siguron shpjegime të thjeshta të temave të ungjillit, të renditura sipas rendit alfabetik.

Predikoni Ungjillin Tim

Ky udhëzues për misionarët jep një vështrim të përgjithshëm të parimeve bazë të ungjillit.

Për Forcën e Rinisë

Ky burim përvijon standardet e Kishës që mund të na ndihmojnë të mbetemi të denjë ndaj bekimeve të Zotit. Veçanërisht nëse i jepni mësim rinisë, merreni parasysh t’i drejtoheni shpesh atij.

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Ky burim mund t’ju ndihmojë që të mësoni rreth parimeve të mësimdhënies si Krishti dhe t’i vini në jetë ato parime. Këto parime diskutohen dhe ushtrohen në mbledhjet e këshillit të mësuesve.

Pamja
djalë duke përdorur kompjuter dore