Eja, Më Ndiq
Ide për Nxitjen e Studimit Vetjak dhe Familjar


“Ide për Nxitjen e Studimit Vetjak dhe Familjar”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“Ide për Nxitjen e Studimit Vetjak dhe Familjar”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

Pamja
e re duke shkruar

Ide për Nxitjen e Studimit Vetjak dhe Familjar

Ja disa ide që t’ju ndihmojnë për t’i nxitur anëtarët e klasës që ta studiojnë fjalën e Perëndisë në shtëpi si individë dhe si familje. Jini të ndjeshëm ndaj faktit që jo të gjithë anëtarët e klasës mund t’i studiojnë shkrimet e shenjta me familjet e tyre (për shembull, disa anëtarë jetojnë vetëm ose në familje që janë pjesërisht anëtare).

  • Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë përvoja që i kanë pasur teksa i studiuan shkrimet e shenjta në shtëpi. Për shembull, ju mund t’u kërkoni atyre të flasin për një varg nga leximi i kësaj jave që iu la mbresë dhe të shpjegojnë përse iu duk domethënës.

  • Kërkojuni anëtarëve të klasës të japin shembuj të asaj që po bëjnë për ta bërë studimin vetjak ose familjar të shkrimeve të shenjta më kuptimplotë. (Disa ide mund të gjenden nën kreun “Ide për ta Përmirësuar Studimin Tuaj Vetjak të Shkrimeve të Shenjta” dhe “Ide për ta Përmirësuar Studimin Tuaj Familjar të Shkrimeve të Shenjta” te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet.)

  • Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë se si kanë vepruar sipas mbresave që i morën gjatë një ore të mëparshme mësimore apo gjatë studimit të tyre vetjak ose familjar të shkrimeve të shenjta.

  • Shpenzoni disa minuta duke u treguar anëtarëve të klasës disa prej burimeve që Kisha ka siguruar për t’i ndihmuar anëtarët që ta studiojnë ungjillin, të tilla si ndihmat për studimin e shkrimeve të shenjta që gjenden te scriptures.lds.org; “Histori të Shkrimeve të Shenjta” që gjenden te children.lds.org; përmbajtja e përqendruar te rinia te youth.lds.org; manuale të seminarit dhe institutit; si dhe materialet filmike, regjistrimet zanore dhe figurat (shih medialibrary.lds.org). Shumica e këtyre burimeve gjenden gjithashtu te programi kompjuterik Biblioteka e Ungjillit.

  • Shpenzoni disa minuta për të shpjeguar se si përdoret programi kompjuterik Biblioteka e Ungjillit për të studiuar shkrimet e shenjta, përfshirë mënyrën se si shenjohen vargjet dhe mbahen shënim mbresat.

  • Ftoni një ose më shumë anëtarë të klasës që të tregojnë se si e japin mësim një parim të caktuar të ungjillit në familjet e tyre.