Biblioteka
Jini të Duruar me Veten Tuaj dhe me të Tjerët


“Jini të Duruar me Veten Tuaj dhe me të Tjerët”, Tema dhe Pyetje (2023)

Pamja
dy gra duke folur në kishë

Të Kërkuarit e Përgjigjeve për Pyetjet Tuaja

Jini të Duruar me Veten Tuaj dhe me të Tjerët

Shenjtorët e hershëm i panë nga afër Jozef Smithin dhe Rivendosjen. Ata dëshmuan mrekullitë – përkthimet, shërimet dhe vegimet. Gjithashtu panë sfidat, gabimet dhe dështimet. Ata mësuan ta ndiqnin profetin me “durim e besim”1.

Plaku Xhefri R. Holland dha mësim: “Jini dashamirës lidhur me dobësinë e karakterit njerëzor – tuajit, si edhe të atyre që shërbejnë me ju në një Kishë të udhëhequr nga burra dhe gra vullnetare, të vdekshme. Me përjashtim të rastit të Birit të Tij të përsosur, të Vetëmlindur, njerëz të papërsosur janë gjithë çka Perëndia ka pasur si veprues përherë.” Plaku Holland na bëri thirrje që të jemi “të duruar, dashamirës dhe zemërgjerë” me njëri‑tjetrin.2 Një shembull i durimit është aftësia për t’ia kushtuar diçkaje vëmendjen tonë me qëllim që ta përmirësojmë, për një periudhë të shtrirë kohore, ndërkohë që shmangim mërzitjen e zemërimin. Durimi kërkon përulësi, mirësi dhe ndjeshmëri. Ne rritemi në besim kur ushtrojmë durim me vëllezërit e motrat tona dhe me veten tonë. Merrini parasysh parimet vijuese:

  • Jini të duruar me veten tuaj. Mund të jetë pështjelluese ose shqetësuese kur mësoni diçka rreth Kishës ose historisë së saj që bie ndesh me atë që kuptonit më parë. Lejojini vetes kohë që ta kuptoni një çështje më qartësisht dhe të filloni ta kuptoni informacionin e ri. Vazhdoni të studioni dhe të luteni. Mund të duhet kohë përpara se të ndieni se jeni kthyer sërish në një themel me palëkundshëm. Njerëzit që kanë kaluar përmes këtij procesi, mund të dëshmojnë se ai e ka thelluar kthimin e tyre te besimi në ungjill.

  • Jini të duruar me anëtarët e Kishës. Asnjë anëtar i Kishës nuk është i përsosur. Lagjet dhe degët tona janë të mbushura me besimtarët më të zellshëm që shpesh nuk arrijnë të jetojnë sipas standardeve më të larta të ungjillit. Të njëjtat probleme që i gjejmë në botë – grupazhet, egoizmin, dobësinë morale dhe më shumë – gjenden mes shenjtorëve të ditëve të mëvonshme. Teksa adhurojmë dhe shërbejmë së bashku, ne do të dëshmojmë gabimet dhe dështimet e njëri‑tjetrit. Duhet të lejojmë vend për hirin e Perëndisë teksa të tjerët përpiqen fort që të përmirësohen, po ashtu siç na nevojitet durimi i tyre me përpjekjet tona qëllimmira.

  • Jini të duruar me njerëzit që duan të ndihmojnë. Ata që hasin vështirësi në lidhje me pyetje ose hasin pasiguri, shpesh drejtohen për ndihmë te pjesëtarët e familjes, miqtë ose udhëheqësit vendorë. Në shumë raste këto marrëdhënie ofrojnë ngushëllim e përkrahje. Për fat të keq, nganjëherë personi tek i cili drejtohemi, bëhet mbrojtës ose dyshues apo nuk arrin të tregojë ndjeshmëri. Mund të jetë e vështirë që të jemi të duruar me të tjerët kur jemi në një çast krize. Por ata kanë nevojë për durimin tonë sikurse ne kemi nevojë për durimin e tyre.

  • Jini të duruar me udhëheqësit e Kishës. Udhëheqësit e Kishës që thirren për ta drejtuar këtë punë, janë njerëz të ndershëm, por të papërsosur. Plaku Diter F. Uhtdorf vëzhgoi se “ka pasur raste kur anëtarë ose udhëheqës në Kishë thjesht kanë bërë gabime”3. Kjo ishte e vërtetë në të shkuarën dhe ende është e vërtetë tani. Një udhëheqës i Kishës mund të thotë diçka që e shton bezdisjen tuaj ose ndjenjën tuaj të izolimit. Ai apo ajo mund të mos tregojë ndjeshmërinë ose kuptueshmërinë që ju nevojitet. Të treguarit e durimit me udhëheqësit nuk do të thotë që ne të tolerojmë sjellje të paligjshme ose keqtrajtuese. Por ne duhet të japim përkrahje, dashuri e durim ndaj numrit të gjerë të udhëheqësve të Kishës teksa ata punojnë me thjeshtësi e papërsosuri për Sionin.

  • Jini të duruar me kohën e Zotit. Kur kemi pyetje rreth Kishës, ne shpesh kërkojmë një përgjigje të shpejtë. Mund të mendojmë se do të ndihmojë po të lexojmë gjithçka që mund të gjejmë rreth një çështjeje pavarësisht nga burimi. Ose mund të hamendësojmë se një lutje ose një takim me një udhëheqës të Kishës do t’u japë zgjidhje ndjenjave tona me të shpejtë. Por të gjeturit e paqes është shpesh një proces më i gjatë. Mospërputhja midis shpresave tona dhe realitetit tonë të tanishëm mund të jetë e dhimbshme. Si Nefi edhe ne mund të gjejmë ngushëllim kur e dimë “se [Perëndia] i do fëmijët e tij” madje edhe pse ne “nuk e di[më] kuptimin e të gjitha gjërave”4.

Shkrime të shenjta kyç: Romakëve 5:3–4; Alma 7:23; Doktrina e Besëlidhje 21:5