Instituti
Ditari i Studimit të Kursit


Ditari i Studimit të Kursit

Pamja
ditar dhe tabletë

Mbani një ditar të studimit të kursit në të cilin i shkruani rregullisht ato që keni mësuar, si i keni vënë ato në zbatim dhe se si ato e kanë rritur besimin tuaj në Jezu Krisht. Kjo do t’ju lejojë të reflektoni për bekimet e shumta që keni marrë nga Perëndia, dhe t’i dalloni ato. Ditari mund të jetë edhe një burim frymëzimi dhe force. Afër fundit të kursit ju do t’i raportoni mësuesit tuaj që mbajtët rregullisht një ditar të studimit të kursit dhe se si përvoja juaj e forcoi besimin tuaj në Jezu Krisht.

Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku Riçard G. Skot

“Mbajini shënim në një vend të sigurt gjërat e rëndësishme që mësoni nga Shpirti. Ju do të zbuloni se, ndërsa shkruani përshtypje të çmueshme, shpesh do të vijnë më shumë të tilla. Gjithashtu, njohurinë që fitoni, do ta keni në dispozicion gjatë gjithë jetës suaj” (Richard G. Scott, “To Acquire Knowledge and the Strength to Use It Wisely”, Ensign, qershor 2002, f. 32).

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, foli gjithashtu për rëndësinë e mbajtjes shënim të mbresave shpirtërore:

Pamja
Presidenti Henri B. Ajring

“U ktheva në shtëpi vonë nga një detyrë e Kishës. …

… Sapo shkova tek dera, dëgjova në mendjen time … ‘Nuk po t’i jap këto përvoja për veten tënde. Shkruaji ato.’

… Dhe ndërsa e bëra atë, e kuptova mesazhin që pata dëgjuar në mendjen time. Duhet të shkruaja që fëmijët e mi të lexonin, një ditë në të ardhmen, se si e kisha parë dorën e Perëndisë ta bekonte familjen tonë. …

Shkrova pak rreshta përditë për vite me radhë. … Përpara se të shkruaja, mendohesha për këtë pyetje: ‘A e kam parë dorën e Perëndisë të afrohet për të na prekur ne apo fëmijët ose familjen tonë sot?’ Ndërsa vazhdova ta bëj atë, diçka filloi të ndodhë. …

Më shumë sesa mirënjohje filloi të rritej në zemrën time. Dëshmia u rrit. U bëra gjithmonë e më shumë i sigurt se Ati ynë Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve tona. Ndjeva më shumë mirënjohje për butësinë dhe pastrimin që erdhi për shkak të Shlyerjes së Shpëtimtarit Jezu Krishti. Dhe unë u rrita më shumë në vetëbesim se Fryma e Shenjtë mund t’i sjellë të gjitha gjërat në kujtesën tonë – madje gjëra të cilat nuk i vumë re ose nuk u dhamë rëndësi kur ato ndodhën” (Henri B. Ajring, “O, Kujtoni, Kujtoni”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 66–67).

Për më shumë informacion, shihni edhe 1 Nefi 1:1–3; 6:3–6; Alma 37:8–9; 3 Nefi 23:6–13; Moisiu 6:5, 45–46.