Instituti
Familja e Përjetshme (Feja 200)


Familja e Përjetshme (Feja 200)

Pamja
familje afër tempullit

Pyetjet

  1. Përse familja është në qendër të planit të Atit tonë Qiellor për lumturinë?

    Përgjigjja juaj duhet të përfshijë:

    • Një përshkrim të qëllimeve kryesore të planit të shpëtimit.

    • Një shpjegim të mënyrës se si familjet e drejta ndihmojnë për t’i përmbushur ato qëllime gjatë gjithë përjetësisë.

    • Një shpjegim të arsyes përse doktrina e familjes është e rëndësishme për ju dhe për përparimin tuaj të përjetshëm.

    • Një shpjegim të mënyrës se si kuptimi juaj për rolin qendror të familjes në planin e shpëtimit ka ndikuar në zgjedhjet që bëni në këtë jetë.

  2. Cilat janë standardet e Zotit për martesën?

    Përgjigjja juaj duhet të përfshijë një shpjegim të:

    • Roleve dhe përgjegjësive hyjnore të bashkëshortëve/eve dhe prindërve.

    • Rolit të Shpëtimtarit në martesë dhe familje.

    • Ligjeve që rregullojnë dëlirësinë dhe besnikërinë në martesë, dhe natyrës së përjetshme të atyre ligjeve.

    • Mënyrave se si mund t’i zbatoni këto parime për t’u përgatitur ose për ta përmirësuar martesën dhe familjen tuaj.

  3. Në ç’mënyrë dokumenti “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 129) ka ndikuar pozitivisht në jetën tuaj gjatë këtij kursi?

    Ju mund të shtjelloni më tej idetë nga përgjigjet tuaja të mëparshme ose t’i lidhni ato, apo të shkruani rreth një teme të re. Përgjigjja juaj duhet të përfshijë:

    • Një shpjegim të një parimi ose doktrine të caktuar nga proklamata për familjen, me një shpjegim shoqërues duke përdorur shkrimet e shenjta ose fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme.

    • Një shembull të mënyrës se si ndjekja e këshillës së profetëve ju ka ndihmuar ta kuptoni më mirë parimin ose doktrinën që zgjodhët.

    • Shembuj të bekimeve që keni marrë ju ose të tjerët duke ia vënë veshin këshillës te proklamata për familjen.

    • Një përshkrim të asaj që do të bëni për të jetuar më plotësisht sipas parimit ose doktrinës që zgjodhët.

Pikat Kyçe të Doktrinës

Informacioni i mëposhtëm është hartuar duke përdorur pikat kyçe në mësimet e këtij kursi. Numrat në kllapa që vijnë pas citimeve, tregojnë numrin e mësimit te Manuali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2015), ku mund të gjendet thënia. Krahasojeni përgjigjen tuaj me informacionin më poshtë. Nëse ka një pikë kyçe të doktrinës nga ky rishikim që ju nuk e përfshitë në përgjigjen tuaj, merreni parasysh korrigjimin e përgjigjes suaj përpara dorëzimit. Nuk duhet ta kopjoni këtë informacion fjalë për fjalë në përgjigjen tuaj; thjesht sigurohuni që i kuptoni këto doktrina dhe kumtojeni atë kuptueshmëri. Për shkak se pyetja 3 kërkon një përgjigje më vetjake, nuk ka pika kyçe për atë pyetje.

  1. Përse familja është në qendër të planit të Atit tonë Qiellor për lumturinë?

    Qëllimet kryesore të planit të shpëtimit:

    • “Plani i Atit Qiellor siguron një mënyrë për ne që të bëhemi si Prindërit tanë Qiellorë” (3).

    • “Toka u krijua për të ndihmuar që të bëjë të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut” (4).

    Si ndihmojnë familjet e drejta për t’i përmbushur këto qëllime gjatë gjithë përjetësisë:

    • “Familja është një pjesë qendrore e planit të Perëndisë për jetën para lindjes, në vdekshmëri dhe për jetën e përjetshme” (6).

    • “Për shkak të Rënies, Adami dhe Eva mund të lindnin fëmijë dhe pasardhësit e tyre mund të përparonin drejt jetës së përjetshme” (4).

    • “Me një trup fizik, ne përjetojmë kushte të vdekshmërisë që mund të na përgatitin për përjetësinë” (5).

    • “Kur ne hyjmë në besëlidhjen e re dhe të përjetshme të martesës, ne mund të ekzaltohemi në shkallën më të lartë të mbretërisë çelestiale” (15).

  2. Cilat janë standardet e Zotit për martesën?

    Rolet dhe përgjegjësitë hyjnore të bashkëshortëve/eve dhe prindërve:

    • “Bashkëshorti dhe bashkëshortja kanë një përgjegjësi solemne të duan dhe të kujdesen për njëri-tjetrin” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, f. 129).

    • “Kur një bashkëshort dhe një bashkëshorte sjellin një fëmijë në botë, ata po përmbushin një pjesë të planit të Atit Qiellor për lumturinë” (17).

    • “Prindërit urdhërohen t’u japin mësim fëmijëve të tyre që ta duan dhe t’i shërbejnë njëri-tjetrit, t’i zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe të jenë qytetarë që u binden ligjeve” (22).

    Roli i Shpëtimtarit në martesë dhe familje:

    • “Shlyerja e Jezu Krishtit bën të mundur për secilin prej nesh që të marrë përfundimisht të gjitha bekimet e premtuara nga Ati ynë në Qiell” (24).

    • “Ndërsa familjet e ndërtojnë themelin e tyre mbi Jezu Krishtin, Satani nuk do të ketë fuqi për t’i shkatërruar ato” (19).

    Ligjet që rregullojnë dëlirësinë dhe besnikërinë në martesë, dhe natyra e përjetshme e atyre ligjeve:

    • “Martesa midis një burri dhe një gruaje shugurohet nga Perëndia” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, f. 129).

    • “Perëndia ka urdhëruar që fuqitë e shenjta të krijimit të jetës duhet të përdoren vetëm midis burrit dhe gruas, ligjërisht të martuar si bashkëshort e bashkëshorte” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, f. 129) (16).

    • “Ndryshimet në ligjin civil nuk e ndryshojnë, në të vërtetë nuk mund ta ndryshojnë, ligjin moral që Perëndia e ka krijuar. Perëndia pret nga ne që t’i mbajmë të pandryshuara dhe t’i zbatojmë urdhërimet e Tij, pavarësisht nga mendimet ose prirjet e ndryshme në shoqëri” (cituar në Gospel Topics, “Same-Sex Marriage” [“Martesa mes të Njëjtës Gjini”], lds.org/topics) (7).