Seminari
1 Gjon 2–4


1 Gjon 2–4

“Shumë të Dashur, le ta Duam Njëri-Tjetrin”

Pamja
A painting of a mass of people from different ethnic backgrounds. Submission for the 11th Annual Art Competition.

Përse ndonjëherë është e vështirë të tregosh dashuri për të tjerët? Si është e lidhur dashuria jonë për Perëndinë me dashurinë për të tjerët? Apostulli Gjon u mësoi shenjtorëve se si dashuria e Perëndisë për ta mund tʼi frymëzonte ata ta donin Perëndinë dhe të tjerët (shih te 1 Gjon 4:11, 19). Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh dhe zbatosh urdhërimin për tʼi dashur të tjerët ashtu siç e do Perëndinë.

Dashuria për të tjerët

Mendo për disa mënyra se si mund tʼi përfundosh fjalitë vijuese:

Është e lehtë tʼi duash të tjerët kur …

Është më e vështirë tʼi duash të tjerët kur …

Përsiate pyetjen vijuese:

  • Çfarë të motivon apo ta bën të vështirë të tregosh dashuri për të tjerët?

Mësimet e Gjonit për dashurinë

Apostulli Gjon dha mësim me guxim rreth nevojës për tʼi dashur të tjerët.

Lexo vargjet te 1 Gjon 3:16–17 ; 4:7–11, 19–21 dhe shenjo të vërtetat që mendon se do të jenë të dobishme për ty teksa merr parasysh sfidat e dashurisë ndaj të tjerëve. (Vër re se fjala shlyerje [ 1 Gjon 4:10 ] do të thotë një flijim shlyes që kënaq drejtësinë e Perëndisë.)

  • Çfarë tʼu duk interesante ose kuptimplotë nga mësimet e Gjonit? Përse?

Një nga të vërtetat që Gjoni dha mësim në këto fragmente, është se nëse e duam Perëndinë, ne do t’i duam edhe të tjerët. Ti mund të duash ta shenjosh këtë të vërtetë te 1 Gjon 4:21 .

1. Plotësoje veprimtarinë e mëposhtme në ditarin tënd të studimit:

Për të të ndihmuar të përsiatësh për bekimet e dashurisë për të tjerët, përzgjidh një nga shembujt më poshtë dhe përgjigju për pyetjet që vijojnë:

a. Një shembull nga jeta e Shpëtimtarit kur Ai tregoi dashuri për të tjerët b. Dikë që njeh, i cili është një shembull i qëndrueshëm i dashurisë ndaj të tjerëve c. Vetë përvojat e tua duke u përpjekur fort për t’i dashur të tjerët ose përvoja në të cilat të tjerët kanë treguar dashuri ndaj teje d. Shembuj të shfaqjes së dashurisë për të tjerët nga fjalime në konferenca të përgjithshme ose materiale filmike të Kishës, siç janë “Marrja mbi Vete e Emrit të Jezu Krishtit” nga kodi kohor 04:43 deri në 06:15 (në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org)

  • Çfarë bëri ky person/bëre ti për të treguar dashuri?

  • Si e tregojnë veprimet e tij/të tuat dashurinë për Perëndinë?

  • Cilat ishin rezultatet e tij/e tua të shfaqjes së dashurisë?

  • Çfarë mësove nga ky shembull?

Marrja e bekimeve të dashurisë për të tjerët

Lexo te 1 Gjon 3:17–18 për të parë se si Gjoni na nxiti t’i duam të tjerët.

  • Çfarë mendon se do të thotë t’i duash të tjerët “me vepra dhe në të vërtetë”? ( 1 Gjon 3:18 .)

Mund të jetë gjithashtu kuptimplotë të lexosh disa nga mësimet e Shpëtimtarit rreth dashurisë për njëri-tjetrin të regjistruara te Mateu 5:43–44 ; 22:37–40 dhe Gjoni 13:34 , duke kërkuar mënyrën se si Shpëtimtari dha mësim se duhet t’i duam të tjerët. (Shih edhe te Gjoni 15:12, 17 .)

Harto një listë të mënyrave se si ti mund të tregosh dashuri për të tjerët “me vepra dhe në të vërtetë” ose ashtu si Shpëtimtari na deshi. Mund të jetë gjithashtu e dobishme të marrësh parasysh mënyra për t’u treguar dashuri njerëzve të ndryshëm, siç janë pjesëtarët e familjes, shokët ose bashkënxënësit.

Nëse do të të ndihmonte të shohësh disa shembuj të dashurisë për të tjerët “me vepra dhe në të vërtetë”.

2. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cila nga idetë e shfaqjes së dashurisë të bëri përshtypje më shumë? Përse?

  • Përse është e rëndësishme që veprimet tona të jenë të sinqerta?

  • Si mund të na ndihmojë kryerja e këtyre veprimeve vazhdimisht që të bëhemi më të ngjashëm me Jezu Krishtin?

Zbatimi

Mendo për dikë që ti njeh, për cilin Zoti mund të dojë që ti t’i tregosh më shumë dashuri. Përpiqu të mendosh për dashurinë që Ati Qiellor dhe Shpëtimtari kanë për të. Merre parasysh t’i lutesh Atit Qiellor. Dëgjo dhe ndiej për frymëzim për atë që Ai mund të dojë që ti të bësh, për të treguar dashuri për këtë person. Ti mund të duash të lutesh për ndihmë në përpjekjet e tua. Mund të jetë gjithashtu e dobishme tʼia tregosh se çfarë planifikon të bësh një të rrituri apo miku të besuar dhe tʼi kërkosh atij të të ndihmojë.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

1 Gjon 3:18. Çfarë do të thotë të duash “me vepra dhe në të vërtetë”?

Plaku Xhozef B. Uirthlin (1917–2008), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Pamja
Last official portrait of Elder Joseph B. Wirthlin of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004. Died December 1, 2008.

“Shpesh manifestimet më të mëdha të dashurisë janë akte të thjeshta mirësie dhe kujdesi që ne tregojmë për ata që takojmë në rrugën e jetës”.

(Xhozef B. Uirthlin, “Urdhërimi i Madh”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 29)

Cilat janë disa nga bekimet e dashurisë për të tjerët?

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, dëshmoi për bekimet që mund të vijnë nga dashuria për të tjerët.

Pamja
Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Meqenëse dashuria është urdhërimi i madh, ajo duhet të jetë qendra e të gjithave dhe gjithçkaje që bëjmë në vetë familjen tonë, në thirrjet tona në Kishë dhe në jetën tonë. Dashuria është balsami shërues që riparon të çarat në marrëdhëniet vetjake dhe familjare. Ajo është lidhja që bashkon familje, komunitete dhe kombe. Dashuria është fuqia që nis miqësinë, tolerancën, qytetarinë dhe respektin. Ajo është burimi që mposht ndarjen dhe urrejtjen. Dashuria është zjarri i brendshëm që ngroh jetën tonë me bekime të ëmbla gëzimi të pakrahasueshëm dhe shprese të shenjtë. Dashuria duhet të jetë mënyra e veprimit dhe e shprehjes sonë.

Kur e kuptojmë vërtet se çfarë do të thotë të duash ashtu si na do Jezu Krishti, pështjellimi qartësohet dhe përparësitë tona renditen sipas vullnetit të Perëndisë. Jeta jonë si dishepuj të Krishtit bëhet më e gëzueshme. Jeta jonë merr kuptim të ri. Marrëdhënia jonë me Atin tonë Qiellor bëhet më e thellë.”

(Diter F. Uhtdorf, “Dashuria e Perëndisë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 21–22)

1 Gjon 3:18. Si mund të tregojmë dashuri “me vepra dhe në të vërtetë” në marrëdhëniet tona familjare?

Shikoni materialin filmik “Bekimet e Përjetshme të Martesës” nga kodi kohor 06:23 deri në 08:41 për të parë Plakun Riçard G. Skot (1928–2015), të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, të përshkruajë veprimet e mira që shkëmbyen ai dhe gruaja e tij ose shikoni materialin filmik “Two Brothers Apart” [“Dy Vëllezër të Ndarë”] (06:12), që tregon dy vëllezër që mësojnë ta kuptojnë dhe duan njëri-tjetrin.

1 Gjon 4:12. Çfarë nënkuptoi Gjoni kur tha se “askush s’e ka parë ndonjëherë Perëndinë”?

“Përkthimi prej Joseph Smith‑it i këtij vargu qartëson konceptin e gabuar se njerëzit e vdekshëm janë të paaftë ta shohin Perëndinë: ‘Askush s’e ka parë ndonjëherë Perëndinë, përveç atyre që besojnë’ (krahasoni me vargun te 1 Gjon 4:12). Gjoni vazhdoi duke dhënë mësim: ‘Po ta duam njeri-tjetrin, Perëndia qëndron në ne dhe dashuria e tij është e përsosur në ne’ ( 1 Gjon 4:12). Gjoni vetë e kishte parë Perëndinë, Atin (shih te Zbulesa 5:1 ; DeB 67:11). Për të lexuar më tepër rreth njerëzve të vdekshëm në gjendje që ta shohin Perëndinë, shihni vargjet te Gjoni 14:23 ; Veprat e Apostujve 7:56 ; DeB 93:1 ; Joseph Smith – Historia 1:16–17 ” (New Testament Student Manual [2014], f. 517).

1 Gjon 4:20–21. Cilët janë “vëllezërit” tanë?

Presidenti Rasëll M. Nelson shpjegoi:

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Përparësitë më të mëdha në jetë janë ta duam Perëndinë dhe t’i duam të afërmit tanë. Kjo përfshin gjerësisht të afërmit në vetë familjen tonë, komunitetin tonë, kombin tonë dhe botën tonë.”

(Russell M. Nelson, “Teach Us Tolerance and Love”, Ensign ose Liahona, maj 1994, f. 69)