Seminari
1 Pjetër 3:18–22; 4:1–6


1 Pjetër 3:18–22; 4:1–6

Puna e Shpëtimit për të Vdekurit

Pamja
Pjesëtarë të një familjeje në Tajvan duke parë albume të vjetra fotografish.

Çfarë do t’u ndodhë miliarda fëmijëve të Atit Qiellor që jetuan dhe vdiqën pa mundësinë për të dëgjuar për Jezu Krishtin ose për të pranuar ordinancat e autorizuara në emrin e Tij? Apostulli Pjetër dha mësim se Jezu Krishti e predikoi ungjillin në botën e shpirtrave pas vdekjes së Tij, duke ua vënë në dispozicion bekimet e ungjillit të gjithë fëmijëve të Atit Qiellor. Ky mësim do të të ndihmojë të eksplorosh mënyra për ta ndihmuar Shpëtimtarin në punën e Tij të shëlbimit të të vdekurve.

Një pyetje shushatëse

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

Pamja
Portreti i Plakut D. Tod Kristoferson. Fotografuar në mars 2020.

“Teologët e krishterë [studiuesit] prej kohësh janë përleshur me pyetjen: ‘Cili është fati i miliardave të panumërta të njerëzve që kanë jetuar dhe vdekur pa asnjë njohuri për Jezusin?’”

(D. Todd Christofferson, “The Redemption of the Dead and the Testimony of Jesus”, Ensign, nëntor 2000, f. 9)

  • Si mund t’i përgjigjeshe dikujt që ta bëri këtë pyetje?

Plaku Kristoferson vazhdoi:

Pamja
Portreti i Plakut D. Tod Kristoferson. Fotografuar në mars 2020.

“Me Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit ka ardhur kuptueshmëria për mënyrën se si shëlbohen të vdekurit e papagëzuar dhe për mënyrën se si Perëndia mund të jetë ‘një Perëndi i përsosur, i drejtë dhe gjithashtu një Perëndi i mëshirshëm’ [Alma 42:15].”

(D. Todd Christofferson, “The Redemption of the Dead and the Testimony of Jesus”, f. 9)

Shpëtimtari në botën e shpirtrave

Ndërkohë që njohuria e shpëtimit për të vdekurit u rivendos nëpërmjet Profetit Jozef Smith, Bibla përmban fragmente që na tregojnë se ato të vërteta u kuptuan dhe u dhanë mësim nga Apostujt e hershëm. Për shembull, Apostulli Pjetër dha mësim për atë që bëri Jezu Krishti për ata që vdiqën pa njohurinë e ungjillit.

Lexo te 1 Pjetër 3:18–20; 4:6 për të parë atë që dha mësim Pjetri rreth mënyrës se si Jezu Krishti e vazhdoi punën e Tij për të shpëtuar fëmijët e Atit tonë Qiellor, madje edhe pas vdekjes së Tij.

1 Pjetër 4:6 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merre parasysh t’i shenjosh fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme që të mund t’i gjesh me lehtësi.

  • Çfarë të mësojnë këto vargje rreth shërbesës së Shpëtimtarit në botën e shpirtrave?

  • Sipas vargut te 1 Pjetër 4:6, përse u predikohet ungjilli atyre që kanë vdekur?

  • Në ç’mënyrë e tregon doktrina e shpëtimit për të vdekurit dashurinë dhe mëshirën e Perëndisë për fëmijët e Tij?

Zbulesë moderne për botën e shpirtrave

Zbulesa moderne mund të na ndihmojë të mësojmë më shumë rreth asaj që bëri Shpëtimtari ndërkohë që ishte në botën e shpirtrave.

Pamja
Portret i Jozef F. Smithit

Teksa Presidenti Jozef F. Smith (1838–1918) i lexoi dhe i përsiati po këto vargje te 1 Pjetër, ai mori një vegim të shërbesës së Shpëtimtarit mes të vdekurve. Kjo zbulesë është e regjistruar te Doktrina e Besëlidhje 138 dhe përfshin hollësi që më parë ishin të panjohura për anëtarët e Kishës. Merre parasysh të shkruash një referencë-kryq ose ta lidhësh vargun te 1 Pjetër 4:6 me seksionin Doktrina e Besëlidhje 138 te shkrimet e tua të shenjta.

Lexo vargjet te Doktrina e Besëlidhje 138:29–34, 57–58, duke kërkuar ide të tjera rreth shërbesës së Shpëtimtarit në botën e shpirtrave.

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë mësove nga studimi yt i seksionit Doktrina e Besëlidhje 138 që e ndjeve se ishte veçanërisht e rëndësishme? Përse?

  • Si mund të ndikojë të kuptuarit e asaj që ndodh në botën e shpirtrave, në përvojat e tua për bërjen e punës në tempull dhe për historinë familjare?

  • Çfarë provash për dashurinë dhe mëshirën e Jezu Krishtit sheh te këto vargje?

Përgjegjësia jonë

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, foli për përgjegjësinë që kemi për ta ndihmuar Shpëtimtarin në punën e Tij të shëlbimit të të vdekurve. Nëse dëshiron, mund të shohësh materialin filmik “Family History and Temple Work: Sealing and Healing” [“Historia Familjare dhe Puna në Tempull: Vulosja dhe Shërimi”], që gjendet në ChurchofJesusChrist.org, nga kodet kohore 3:01 deri në 3:47, ose të lexosh thënien vijuese:

Pamja
Portreti zyrtar i Plakut Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i janarit 2016.

“Si anëtarë të Kishës, ne kemi vërtet një përgjegjësi të caktuar në mënyrë hyjnore për t’i kërkuar paraardhësit tanë dhe për t’i grumbulluar historitë familjare. Kjo është shumë më tepër sesa një hobi për të cilin nxitemi, sepse ordinancat e shpëtimit janë të nevojshme për të gjithë fëmijët e Perëndisë. Ne duhet t’i përcaktojmë vetë paraardhësit tanë të cilët vdiqën pa i marrë ordinancat e shpëtimit. Ne mund t’i kryejmë ordinancat në mënyrë mëkëmbëse në tempuj dhe paraardhësit tanë mund të zgjedhin t’i pranojnë ordinancat. Ne nxitemi gjithashtu që t’i ndihmojmë anëtarët e lagjeve dhe të kunjeve me emrat e familjeve të tyre. Është mahnitëse aq sa të lë pa frymë fakti që, nëpërmjet historisë familjare dhe punës në tempull, ne mund të ndihmojmë për t’i shëlbuar të vdekurit.”

(Dejll G. Renland, “Historia Familjare dhe Puna në Tempull: Vulosja dhe Shërimi”, Liahona, maj 2018, f. 47)

  • Si ka ndikuar pjesëmarrja në historinë familjare dhe punën në tempull në jetën tënde ose në jetën e të tjerëve? Nëse nuk ke marrë pjesë ende në të, si mendon se mund të ndikojë në jetën tënde?

Gjej ca kohë pikërisht tani për të marrë pjesë ose për të mësuar më shumë rreth punës së shpëtimit për të vdekurit. Në varësi të kohës dhe burimeve në dispozicion në zonën dhe gjuhën tënde, zgjidh një ose disa nga mundësitë vijuese për këtë veprimtari:

  • Vizito faqen FamilySearch.org ose përdor programin Pema Familjare në FamilySearch. Shiko nëse mund të gjesh emrat e paraardhësve të cilëve u nevojitet ende të marrin ordinancat e priftërisë. Ti ose mund t’i rezervosh këta emra dhe t’i çosh ata në tempull vetë ose t’i dorëzosh emrat në tempull në mënyrë që dikush tjetër të mund t’i kryejë ordinancat për ta. Veçoria “Ordinancat Gati” mund të përdoret për të të ndihmuar që t’i përcaktosh shpejt paraardhësit të cilët kanë nevojë për ordinancat e priftërisë. (Për drejtime mbi mënyrën se si ta përdorësh këtë veçori, shih artikullin “Family Tree App: Ordinances Ready”, New Era, janar 2019, f. 45)

  • Vizito pjesën “Family History” [“Historia Familjare”] te Gospel Topics [Temat e Ungjillit] (topics.ChurchofJesusChrist.org) për të gjetur shpjegime, shkrime të shenjta, mesazhe nga konferencat e përgjithshme dhe materiale filmike rreth historisë familjare.

  • Vizito koleksionin e materialeve filmike “Family History” [“Historia Familjare”] te Media Library [Biblioteka e Mjeteve të Informimit] (videos.ChurchofJesusChrist.org) për të gjetur materiale filmike frymëzuese rreth pjesëmarrjes në punën në tempull dhe për historinë familjare.

  • Bëj një listë me pyetje rreth paraardhësve të tu që mund t’ua bësh prindërve të tu apo të afërmve të tjerë. Në një kohë të volitshme, bëji pyetjet e tua dhe diskuto se si familja jote mund të marrë pjesë së bashku në punën në tempull dhe për historinë familjare.

Në hapësirën më poshtë përshkruaj se cilën mundësi zgjodhe dhe atë që mësove apo ndjeve ndërsa e bëre këtë veprimtari.

2. Në ditarin tënd të studimit, përshkruaj se cilën mundësi zgjodhe dhe atë që mësove apo ndjeve ndërsa e bëre këtë veprimtari.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Cila është përgjegjësia ime ndaj paraardhësve të mi të vdekur?

Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Portreti zyrtar i Plakut Kuentin L. Kuk. U thirr në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve më 6 tetor 2007.

“Doktrina e familjes në lidhje me historinë familjare dhe punën e tempullit është e qartë. Zoti në udhëzimet e zbulesës fillestare iu drejtua ‘pagëzimi[t] për të vdekurit tuaj’ [Doktrina e Besëlidhje 127:5; theksimi i shtuar]. Detyrimi ynë doktrinor është kundrejt vetë paraardhësve tanë. Kjo është ngaqë organizimi çelestial i qiellit bazohet tek familjet. Presidenca e Parë i ka nxitur anëtarët, veçanërisht rininë dhe të rinjtë në moshë madhore beqarë, që ta theksojnë punën për historinë familjare dhe ordinancat për emrat e vetë familjeve të tyre ose për emrat e paraardhësve të anëtarëve të lagjeve dhe kunjeve të tyre. Ne kemi nevojë të lidhemi si me rrënjët dhe me degët.”

(Kuentin L. Kuk, “Rrënjët dhe Degët”, Liahona, maj 2014, f. 45)

Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018) dha mësim:

Pamja
Portreti zyrtar i Presidentit Tomas S. Monson, i vitit 2008.

“Zoti nuk ka treguar kurrë, me aq sa di unë, se puna e Tij është e kufizuar vetëm në vdekshmëri. Përkundrazi, puna e Tij përqafon përjetësinë. Unë besoj se Ai po e përshpejton punën e Tij në botën e shpirtrave. Besoj gjithashtu se, nëpërmjet shërbëtorëve të Tij atje, Zoti po përgatit shumë shpirtra për të marrë ungjillin. Puna jonë është që t’i kërkojmë të vdekurit tanë e më pas të shkojmë në tempull e të kryejmë ordinancat e shenjta që do t’u sjellin atyre përtej velit të njëjtat mundësi që kemi ne. …

Vëllezërit dhe motrat e mia, dëshmoj se Zoti do të na bekojë teksa ne e pranojmë dhe i përgjigjemi kësaj sfide.”

(Thomas S. Monson, “Hastening the Work”, Ensign, qershor 2014, f. 4–5)

Si mund të përfshihem në punën në tempull dhe për historinë familjare?

Për të parë atë që jep mësim Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, rreth kësaj pune të rëndësishme, shih materialin filmik “The Time Is Now” [“Koha Është Tani”] (3:19), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

Presidenti Rasëll M. Nelson shpalli:

Pamja
Portreti zyrtar i Presidentit Rasëll M. Nelson, i bërë në janar 2018

Në çfarëdo kohe që bëni çfarëdo gjëje që e ndihmon cilindo – në çdonjërën prej anëve të velit – të hedhë një hap drejt bërjes së besëlidhjeve jetike me Perëndinë dhe marrjes së ordinancave të veta thelbësore të pagëzimit dhe tempullit, ju po ndihmoni që Izraeli të mblidhet. Kaq e thjeshtë është.”

(Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit” [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], material shtesë për revistat New Era dhe Ensign, f. 15, ChurchofJesusChrist.org)

Si mund të më bekojë puna në tempull dhe për historinë familjare?

Në mesazhin e tij në konferencën e përgjithshme të prillit 2018, Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, renditi shumë nga bekimet që mund të marrim nga pjesëmarrja në punën në tempull dhe për historinë familjare. Shikoje këtë pjesë të shkëputur ose lexoje të gjithë mesazhin (Dejll G. Renland, “Historia Familjare dhe Puna në Tempull: Vulosja dhe Shërimi”, Liahona, maj 2018, f. 46–49).

Shiko materialin filmik “Redeeming the Dead Redeemed Me” [“Shëlbimi i të Vdekurve më Shëlboi Mua”] (4:57), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, për të parë se si një burrë u bekua nga angazhimi në këtë punë.