Seminari
Veprat e Apostujve 17:16–34


Veprat e Apostujve 17:16–34

“Ne Jemi Pasardhës të Perëndisë”

Pamja

Ndërkohë që priste që shokët e tij misionarë të bashkoheshin me të në Athinë, Apostulli Pal u shqetësua thellësisht që njerëzit e Athinës ishin adhurues të idhujve dhe nuk e kuptonin natyrën e vërtetë të Perëndisë. Për t’i ndihmuar athinasit ta kuptonin Perëndinë dhe të afroheshin më pranë Tij, Pali u mësoi ungjillin e Jezu Krishtit në sinagoga dhe tregje. Atëherë filozofët e ftuan Palin që ta shpjegonte “k[ëtë] doktrinë [të] re” (Veprat e Apostujve 17:19) në një vend të quajtur Aeropag. Pali u mësoi filozofëve natyrën e vërtetë të Perëndisë dhe dëshmoi për marrëdhënien e tyre hyjnore me Të. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndiesh rëndësinë e identitetit tënd si një fëmijë i Perëndisë.  

Unë jam fëmijë i Perëndisë

Dëgjoje himnin “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Himne, nr. 196) në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose në faqen ChurchofJesusChrist.org. Ose shih materialin filmik “Child of God” [“Fëmijë i Perëndisë”] (2:54), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ndërsa dëgjon ose e shoqëron me këngë, përsiat për rëndësinë e mesazhit të këtij himni.

  • Çfarë fjalësh ose frazash të këtij himni të duken domethënëse? Përse?

Plaku Donald L. Hallstrom, i Të Shtatëdhjetëve, na ftoi të përsiatim për mesazhin “Unë Jam një Fëmijë i Perëndisë”:

Pamja
Portreti Zyrtar i Plakut Donald L. Hallstrom. Fotografuar në mars 2017.

“Ky himn i dashur është një nga këngët e kënduara më shpesh në këtë Kishë. Por pyetja kritike është, ‘A e dimë me të vërtetë këtë?’ A e dimë këtë në mendjen tonë dhe në zemrën tonë dhe në shpirtin tonë? A është origjina jonë qiellore identiteti ynë i parë dhe më i rëndësishmi?”

(Donald L. Hallstrom, “Unë Jam një Fëmijë i Perëndisë”, Liahona, maj 2016, f. 26)

Pyetjet vijuese janë përshtatur bazuar në thënien e Plakut Hallstrom dhe mund t’u japësh përgjigje me “po” ose “jo”. Teksa u përgjigjesh këtyre pyetjeve, shpjego arsyen përse iu përgjigje secilës pyetje në atë mënyrë.

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • A e di me të vërtetë se je fëmijë i Perëndisë?

  • A e di këtë në mendjen, zemrën dhe shpirtin tënd?

  • A e sheh veten si fëmijë të Perëndisë përpara se ta identifikosh veten si diçka tjetër?

Gjatë gjithë këtij mësimi, merri parasysh përgjigjet e tua për pyetjet e mëparshme dhe atë që përgjigjet e tua tregojnë rreth ndjenjave të tua kundrejt Atit Qiellor. Kërko frymëzim nga Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të kuptosh më mirë identitetin tënd hyjnor si fëmijë i Perëndisë dhe të ndiesh dashurinë e thellë që Ai ka për ty.

Pali predikon në Athinë

Apostulli Pal predikoi në Athinë gjatë udhëtimit të tij të dytë misionar. Njerëzit në Athinë kishin shumë mendime, filozofi dhe besime të ndryshme. Pali pa që njerëzit ishin “plot me idhuj” (Veprat e Apostujve 17:16), që do të thotë se ata adhuronin gjëra të tjera përveç Perëndisë. Prandaj Pali predikoi çdo ditë rreth Jezu Krishtit dhe Ringjalljes së Tij. Më pas Pali u soll në Aeropag, ku u ftua të predikonte përpara një grupi filozofësh (shih te Veprat e Apostujve 17:17–21).

Lexo te Veprat e Apostujve 17:22–23, duke kërkuar mënyrën se si Pali e paraqiti mesazhin e tij. Mund të shohësh edhe materialin filmik “We Are the Offspring of God” [“Ne Jemi Pasardhës të Perëndisë”] (4:26) nga kodi kohor 0:00 deri në 1:54, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

  • Kujt mund t’i drejtohet mbishkrimi në altar të cilit Pali iu referua për të treguar për besimin e athinasve rreth Perëndisë?

  • Si krahasohet ky mbishkrim me atë që shkrimet e shenjta na mësojnë rreth Perëndisë?

Athinasit e lashtë besonin në shumë perëndi të rreme dhe ndërtuan statuja dhe tempuj për t’i nderuar. Altari i ndërtuar “perëndisë së panjohur” (Veprat e Apostujve 17:23) mund të ketë qenë përpjekja e athinasve për të qetësuar perëndinë e panjohur ose ndonjë perëndi që nuk njihej me emër.

  • Cilat janë disa keqkuptime të zakonshme që ke vënë re në botë sot rreth Perëndisë dhe marrëdhënies sonë me Të?

  • Po të kishe mundësi t’i jepje mësim dikujt që nuk dinte shumë rreth Atit Qiellor, çfarë do të doje që ai të dinte rreth Tij?

2. Plotësoje sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Lexo te Veprat e Apostujve 17:24–31 dhe bëj një listë të të vërtetave që u dhanë mësim nga Apostulli Pal rreth natyrës së vërtetë të Perëndisë dhe marrëdhënies sate me Të. Merre parasysh ta emërtosh listën tënde “Perëndia i Vërtetë dhe i Gjallë dhe Marrëdhënia Ime me Të”. Vër re që ka një përkthim sipas Jozef Smithit për vargun 27 (shih te Veprat e Apostujve 17:27, poshtëshënimi b te Bibla në anglisht). Pasi të bësh listën tënde, përgjigju për pyetjen vijuese:

  • Cila është e vërteta në listën tënde që është më kuptimplote për ty dhe përse?

Ne jemi pasardhës të Perëndisë

Pamja
fotografi e seminarit në Aeropag

Një nga të vërtetat që mund të kesh përcaktuar nga mësimet e Palit, është që “ne jemi pasardhës të Perëndisë” (vargu 29).

  • Si ndryshon të qenit një fëmijë i Perëndisë nga të qenit thjesht një prej krijimeve të Tij?

Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dëshmoi për rëndësinë e së vërtetës që “ne jemi pasardhës të Perëndisë”.

Pamja
Portreti zyrtar i Presidentit M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i vitit 2004.

“Fakti themelor i prindërimit qiellor nuk është vetëm e vërteta ime ose e vërteta juaj. Është e vërteta e përjetshme. Është e shkruar me germa të mëdha, të theksuara shtypi. Ta kuptosh këtë të vërtetë – ta kuptosh dhe ta pranosh me të vërtetë atë – është jetëndryshuese. Ju jep një identitet të jashtëzakonshëm që askush nuk mund t’ua heqë. Por për më tepër, duhet t’ju japë një ndjesi të jashtëzakonshme vlere dhe një ndjesi vlere të pafundme. Në fund, ajo ju siguron një qëllim hyjnor, fisnik dhe të denjë në jetë.”

(M. Russell Ballard, “Children of Heavenly Father” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 3 mars 2020], f. 2, speeches.byu.edu)

  • Çfarë ndryshimi mund të sjellë në jetën tënde dhe në vendimet që ti merr, njohuria se ti je me të vërtetë “pasardhës [i] Perëndisë”?

  • Çfarë përvojash ke pasur që të kanë ndihmuar ta kuptosh më mirë identitetin tënd hyjnor si një fëmijë i Perëndisë?

Për të parë një shembull të mënyrës se si u ndikua një grua kur kuptoi identitetin e saj hyjnor, shih materialin filmik “A Jam Unë Fëmijë i Perëndisë?” (10:24), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 3:24 deri në 5:23.

3. Përgjigju për të paktën njërën prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë mësove ose ndjeve sot rreth identitetit tënd hyjnor që ti dëshiron ta kujtosh?

  • Çfarë veprimesh ndihesh i nxitur të bësh nisur nga ajo që ke mësuar?

  • Çfarë mund të bësh për të gjetur përgjigje për pyetjet që ke ende rreth marrëdhënies sate me Perëndinë?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Si mund ta forcojë Libri i Mormonit marrëdhënien time me Perëndinë?

Presidenti Rasëll M. Nelson shpalli:

Pamja
Portreti zyrtar i Presidentit Rasëll M. Nelson, i bërë në janar 2018

“Diçka e mrekullueshme ndodh kur një fëmijë i Perëndisë kërkon të dijë më shumë rreth Tij dhe Birit të Tij të Dashur. Askund tjetër nuk jepen mësim më qartë dhe më fuqishëm këto të vërteta sesa në Librin e Mormonit.”

(Rasëll M. Nelson, “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?”, Liahona, nëntor 2017, f. 61)

Përse është kaq e rëndësishme që ta kuptoj identitetin tim të vërtetë si një fëmijë i Perëndisë?

Plaku Brajën K. Tejlor, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim sa vijon:

Pamja
Portreti Zyrtar i Plakut Brajën K. Tejlor. Fotografuar në mars 2017.

“Moisiu mësoi për trashëgiminë e tij hyjnore duke folur ballë për ballë me Zotin. Pas kësaj përvoje, ‘Satani erdhi ta tundonte’ me qëllim dinak, por prapëseprapë të egër për të shtrembëruar identitetin e Moisiut, ‘duke thënë: Moisi, biri i njeriut, adhuromë mua. Dhe … Moisiu hodhi vështrimin mbi Satanin dhe tha: Kush je ti? Sepse, vër re, unë jam një bir i Perëndisë’ [Moisiu 1:12–13; theksimi i shtuar].

Kjo luftë e madhe mbi identitetin hyjnor tërbohet egërsisht teksa arsenali në shumëfishim i Satanit ka si qëllim ta shkatërrojë besimin tonë dhe njohurinë tonë për marrëdhënien tonë me Perëndinë. Fatmirësisht ne jemi bekuar me një kuptueshmëri dhe vizion të qartë të identitetit tonë të vërtetë që nga fillimi. …

Të arrijmë ta njohim Atin tonë ndryshon gjithçka, veçanërisht zemrën tonë, teksa shpirti i Tij i butë na pohon identitetin tonë të vërtetë dhe vlerën tonë të madhe në sytë e Tij. Perëndia ecën me ne përgjatë shtegut të besëlidhjes kur ne e kërkojmë Atë nëpërmjet përgjërimeve plot lutje, kërkimit në shkrimet e shenjta dhe përpjekjeve të bindura.”

(Brajën K. Tejlor, “A Jam Unë Fëmijë i Perëndisë?”, Liahona, maj 2018, f. 12, 14)

Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë, dëshmoi për identitetin tonë të vërtetë si bija dhe bij të Perëndisë në materialin filmik: “Identiteti Ynë i Vërtetë” (3:38), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.