Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 12


Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 12

Zbulesa 1–22

Pamja
A young woman reads and studies the scriptures. She has the Book of Mormon in both Spanish and English, and a Holy Bible on a table.

Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të vlerësosh synimet që ke vendosur dhe rritjen që ke përjetuar gjatë studimit tënd të Dhiatës së Re.

Përparimi yt vetjak

Në këtë mësim ti do të kesh mundësinë të vlerësosh se sa ke mësuar dhe mënyrën se si i ke zbatuar parimet e dhëna mësim te Zbulesa 1–22. Gjithashtu, ti do të shqyrtosh dhe vlerësosh rritjen tënde gjatë muajve të fundit teksa studiove librat nga Veprat e Apostujve–Zbulesa. Veprimtaritë vijuese të të mësuarit mund të të ndihmojnë të shohësh se si dashuria jote për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin është rritur dhe se si ti je bërë më shumë si Ata.

Libri i Zbulesës

Shpenzo disa minuta për të shqyrtuar çfarëdolloj shkrimi të shenjtë që mund ta kesh shenjuar, shënimet në shkrimet e tua të shenjta ose zërat në ditar që shkrove si pjesë e studimit tënd për librin e Zbulesës.

  • Cilat janë disa gjëra që të kujtohen se i ke mësuar apo ndier teksa e studiove librin e Zbulesës?

  • Çfarë mësove rreth Shpëtimtarit tënd Jezu Krishtit nga libri i Zbulesës?

  • Cilat janë disa nga të vërtetat në bazë të të cilave u ndjeve i frymëzuar të veproje si pjesë e studimeve të tua?

1. Plotësoje ose Veprimtarinë A, ose Veprimtarinë B në ditarin tënd të studimit për të parë se si veprimet e tua të kanë afruar më pranë Zotit.

Veprimtaria A: Adhuroje dhe ndiqe Perëndinë me sinqeritet

Te Zbulesa 45 , ti mund të kesh studiuar pjesë të vegimit të Gjonit në të cilin ai pa fronin e Perëndisë me qenie të ndryshme dhe bisha simbolike që adhuronin Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Mund të të kenë ftuar të përsiatësh se si ti i jep lavdi Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe të marrësh parasysh mënyrat se si mund ta përmirësosh adhurimin tënd vetjak.

  • Çfarë ke mësuar apo ndier së fundmi rreth Atit Qiellor ose Jezu Krishtit që të ka nxitur të duash t’i adhurosh Ata?

  • Çfarë përpjekjesh ke bërë për ta përmirësuar adhurimin tënd? Për shembull, ti mund të kesh kërkuar ta thellosh adhurimin tënd nëpërmjet lutjes, studimit të shkrimeve të shenjta, marrjes së sakramentit, respektimit të ditës së Shabatit, agjërimit, frekuentimit të tempullit ose ndonjë mënyre tjetër.

  • Si kanë ndikuar këto përpjekje në marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Veprimtaria B: Rezistoji dhe mposhte të ligën me besim te Krishti

Te Zbulesa 1213 , ti mund të kesh mësuar se në jetën paratokësore ne të gjithë e ushtruam besimin tonë te Jezu Krishti për ta mposhtur Satanin. Mund të të kenë ftuar ta përsiatësh besimin tënd në këto mësime dhe të mendosh për atë që mund të bësh për të vazhduar ta vendosësh mirëbesimin tënd te Jezu Krishti teksa e luftojmë kundërshtarin këtu në vdekshmëri.

  • Cilat veprime e ndjeve se duhet t’i ndërmarrësh pas studimit tënd?

  • Çfarë pengesash ose sfidash ndeshe në ndërmarrjen e atyre veprimeve? Çfarë suksesesh pate?

  • Si të ndihmoi ndërmarrja e këtyre hapave të vish më pranë Jezu Krishtit ose të marrësh forcë nga Ai për ta mposhtur Satanin?

Dhiata e Re: Veprat e Apostujve–Zbulesa

Pamja
Paul speaking to King Agrippa.

Ti mund të mbash mend që, pasi e dëgjoi dëshminë e Palit për Jezu Krishtin, mbreti Agripa tha: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë”. Pali iu përgjigj me guxim: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe të gjithë ata që sot po më dëgjojnë, të bëhen të [krishterë], sikurse jam unë” ( Veprat e Apostujve 26:28–29).

Pali dhe pjesa tjetër e Apostujve kishin dëshirën e thellë për t’i sjellë të tjerët te Krishti nëpërmjet mësimeve dhe dëshmive të tyre. Shumë prej tyre dhanë jetën dhe vdiqën si martirë për kauzën e Krishtit, duke i lënë pas mësimet e tyre në librin e Veprave të Apostujve dhe Letrat. Me shpresë edhe ti i ke ftuar ato dëshmi në zemrën tënde dhe i ke zbatuar mësimet e tyre në jetën tënde. Tani është radha jote të japësh mësim dhe të dëshmosh.

2. Plotësoje sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Shkruaj një letër tënden drejtuar dikujt që ti zgjedh. Për shembull, mund t’ia drejtosh atë vetes tënde një vit më parë, përpara studimit të Dhiatës së Re, një shoku i cili nuk e kupton përse ti merr pjesë në seminar, ose një pjesëtari të familjes i cili mund të përfitojë nga dëshmia jote për Shpëtimtarin.

Pavarësisht se kujt zgjedh t’ia drejtosh letrën tënde, përfshi një ose më shumë vargje nga Veprat e Apostujve–Zbulesa, së bashku me mënyrën se si të vërtetat nga këto vargje e kanë bekuar jetën tënde. Pyetjet vijuese mund të ndihmojnë për të të udhërrëfyer, por ti mund të zgjedhësh vetë se për çfarë të shkruash.

  • Si të ka ndihmuar ajo që studiove të vish te Krishti dhe të gjesh paqe tek Ai?

  • Si të ka ndihmuar ajo që studiove t’i rezistosh ose ta mposhtësh të ligën me besim te Jezu Krishti?

  • Si të ka ndihmuar ajo që studiove t’i përgjigjesh një pyetjeje ose të zgjidhësh një shqetësim apo problem?

  • Çfarë tjetër do të doje që dikush të dinte për ta nxitur atë të studiojë Dhiatën e Re dhe të vijë te Krishti?