Seminari
Zbulesa 21–22


Zbulesa 21–22

“Kush Fiton do t’i Trashëgojë të Gjitha Gjërat”

Pamja
A person standing on a mountain top

A mund ta përfytyrosh se si do të jetë të jetosh me Perëndinë në mbretërinë çelestiale? Në skenat e fundit të zbulesës së tij të madhe, Gjoni pa “një qiell të ri dhe një dhe të ri” dhe një qytet të shenjtë që zbriste nga qielli (shih te Zbulesa 21:1–2). Ai dëshmoi se Perëndia “do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij” (Zbulesa 21:3). Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta kuptosh se mundësia për të jetuar me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në mbretërinë çelestiale ia vlen çdo përpjekje.

Rezultati përfundimtar

Pamja
The next would be the team celebrating the goal.

Përfytyro sikur je pjesëtar i një ekipi sportiv dhe ti e di paraprakisht se ekipi yt do ta fitojë titullin kampion në fund të sezonit. Megjithatë, ti nuk e di se sa do të zgjasë sezoni dhe trajneri pret që të gjithë lojtarët të japin më të mirën e tyre në mënyrë që të qëndrojnë në ekip.

  • Si mund të ndikojë kjo njohuri në mënyrën se si ti përgatitesh për secilën ndeshje dhe si e luan atë? Pse?

  • Si do të reagoje nëse ekipi yt do të humbte disa ndeshje radhazi? Si mund t’i inkurajoje shokët e tu të ekipit pas këtyre humbjeve?

Tani gjej pak kohë për të menduar rreth ditëve të fundit dhe Ardhjes së Dytë.

  • Sa vetëbesim ke ti që drejtësia do të ngadhënjejë në fund mbi të ligën? Çfarë mund të të ndihmojë ta shtosh vetëbesimin tënd?

  • A mendon se ia vlejnë përpjekjet e tua më të mira vazhdimisht për ta ndjekur Shpëtimtarin? Përse po ose përse jo?

Rezultati përfundimtar i betejës ndërmjet së mirës dhe së keqes është zbuluar nga Perëndia nëpërmjet profetëve të Tij: pala e Zotit do të jetë fitimtare. Gjatë Mijëvjeçarit, Satani do të lidhet dhe Jezu Krishti do të sundojë mbi tokë në paqe për një mijë vjet (shih te Zbulesa 20:1–4). Pas këtyre një mijë vjetëve, Satanin do ta “hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit” përgjithmonë dhe do të ndodhë Gjykimi Përfundimtar (shih te Zbulesa 20:7–15). Pas Gjykimit Përfundimtar, të drejtët dhe besnikët do të trashëgojnë jetën e përjetshme në mbretërinë çelestiale.

Teksa studion kapitujt te Zbulesa 21–22, kërko ndihmën e Atit Qiellor për ta shtuar dëshirën tënde për të bërë përpjekjet e tua më të mira në orvatjen e fortë për jetën e përjetshme dhe lavdinë çelestiale.

Fillimi dhe mbarimi

Një nga ngjarjet e rëndësishme që Gjoni pa në vegimin e tij ishte ngadhënjimi i Jezu Krishtit mbi Satanin në fundin e botës. Te Zbulesa 21–22, Gjoni përshkroi fatin e atyre që kishin luftuar krah Shpëtimtarit për të mundur ligësinë.

Lexo te Zbulesa 21:1–7 , duke kërkuar bekimet që Perëndia do t’u japë besnikëve. Nëse dëshiron, mund t’i shenjosh ato që janë më kuptimplota për ty.

Nëse do të mësosh më shumë rreth Jerusalemit të Ri të përmendur te vargu 2 , merre parasysh ta kërkosh atë tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta .

Vër re që te vargu 2 , burri është një simbol i Shpëtimtarit dhe nusja është simbol i Kishës, ose i atyre që e ndjekin Atë me besnikëri.

Te vargu 7 , një bir ose bijë e Krishtit është dikush që i ka mbajtur besëlidhjet e tij me Të.

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cilat bekime që Perëndia do t’u japë besnikëve janë më kuptimplotat për ty? Pse?

  • Çfarë mësove rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga këto vargje? Përse do të ishte e rëndësishme që ti t’i kuptoje këto gjëra rreth Tyre?

Trashëgimi i mbretërisë çelestiale

Disa nga të vërtetat e shumta të dhëna mësim në këto vargje përfshijnë sa vijon: Në mbretërinë çelestiale Perëndia do të banojë me popullin e Tij dhe do ta ngushëllojë atë dhe ata nuk do të përjetojnë më vdekje, vuajtje apo dhembje; dhe ata që i kalojnë me besnikëri provat e jetës në vdekshmëri do të trashëgojnë bekime të përjetshme në mbretërinë çelestiale.

Përfytyro sikur një nga shokët e tu nuk mendon se të përpiqesh fort për mbretërinë çelestiale ia vlen gjithçka që kjo kërkon.

Përgatit një përgjigje të shkurtër që mund t’ia japësh shokut tënd që ta ndihmosh atë të kuptojë se për mbretërinë çelestiale ia vlen çdo përpjekje që kërkohet për ta jetuar ungjillin. Mund të duash të përdorësh disa nga burimet në vijim dhe t’u përgjigjesh pyetjeve në vijim që të ndihmojnë të përgatitesh për përgjigjen tënde:

Plaku L. Tom Peri (1922–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Final official portrait of Elder L. Tom Perry of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004. Passed away 30 May 2015.

“Besoj se nëse mund të krijojmë në mendjet tona një pamje të qartë e të vërtetë të jetës së përjetshme, do të fillonim të silleshim ndryshe. Nuk do të na duhej të na nxitnin që të bënim gjërat e shumta të përfshira për durimin deri në fund, si [dhënia e shërbesës], marrja pjesë në mbledhjet tona, vajtja në tempull, jeta e moralshme, [bërja] e lutjeve tona, ose leximi i shkrimeve të shenjta. Do të donim të bënim të gjitha këto gjëra e më tepër, sepse e kuptojmë se ato do të na përgatisin të shkojmë diku ku ne jemi të etur të shkojmë.”

(L. Tom Peri, “Ungjilli i Jezu Krishtit”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 44)

Zbulesa 7:13–17

Zbulesa 21:22–27

Mosia 2:41

Doktrina e Besëlidhje 76:51–52, 59–60, 69–70

Doktrina e Besëlidhje 130:2

Disa nga pyetjet vijuese mund të ndihmojnë për t’i udhëzuar mendimet e tua ndërkohë që merr në konsideratë përgjigjen tënde:

  • Çfarë të entuziazmon kur mendon rreth të jetuarit në mbretërinë çelestiale?

  • Çfarë ke mësuar rreth Shpëtimtarit që të motivon ta ndjekësh Atë dhe të përpiqesh fort ta fitosh mbretërinë çelestiale?

  • Çfarë përvojash ke pasur me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin që ta shtojnë dëshirën për të jetuar me Ta përsëri?

  • Si të ka ndihmuar dashuria e Tyre ndaj teje që të ndiesh se mbretëria çelestiale është e arritshme?

Në katër deri në pesë fjali, shkruaj se çfarë do t’i thoshe shokut apo shoqes sate.

2. Në katër deri në pesë fjali, shkruaj në ditarin tënd të studimit se çfarë do t’i thoshe shokut apo shoqes sate.

Reflekto për disa minuta rreth dashurisë së Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe dëshirës së Tyre që ti të marrësh jetën e përjetshme. Mendo se si ti mund ta shfaqësh mirënjohjen tënde për mëshirën dhe hirin e Tyre.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

A e ka bërë Ati Qiellor vërtet të mundur që unë të jem në mbretërinë çelestiale?

Përgjigjjja e shkurtër dhe e vërtetë është absolutisht po! Por nëse dëshiron të mësosh më shumë, merre parasysh të lexosh bisedën “Ju Mund t’ia Dilni!” nga Erik B. Mërdok, në botimin e muajit korrik 2021 të revistës Për Forcën e Rinisë (faqet 24–26).

Si mund të mësoj më shumë mbi atë se si është mbretëria çelestiale?

Mund të lexosh edhe artikullin “Si Është Mbretëria Çelestiale?” në botimin e korrikut 2021 të revistës Për Forcën e Rinisë (faqja 31).

Zbulesa 21:6 . Çfarë do të thotë kur Jezusi e quan Veten “Alfa dhe Omega”?

Alfa është shkronja e parë në alfabetin grek. Alfa do të thotë ‘i pari’ ose ‘fillimi’. Omega do të thotë ‘i fundit i çdo serie’, ose ‘fundi’. Kur i bashkon dy fjalët Alfa dhe Omega, ato nënkuptojnë ‘nga fillimi deri në fund’ ose ‘nga i pari tek i fundit’. Kur Jezusin e quajnë Alfa dhe Omega, kjo do të thotë se Ai ishte nga fillimi dhe do të jetë në fund në të gjitha gjërat; Ai është i përjetshëm.”

(Dorothy Leon, “By These Names”, Liahona, prill 1996)

Një nga mënyrat që ne mund ta shohim Jezu Krishtin si Alfa dhe Omega është se Ai është një anëtar i Kreut-Perëndi dhe krijoi botën (shih te Mosia 3:8 ; Moisiu 1:33 ; 2:1). Ai pranoi gjithashtu të ishte Shpëtimtari ynë në botën paratokësore (shih te Moisiu 4:2). Nëpërmjet Jezu Krishtit, ne do të ringjallemi (shih 1 Korintasve 15:20–22 ; Alma 11:42–44) dhe Ai do të jetë Gjykatësi ynë dhe Avokati ynë përpara Atit (shih Romakëve 14:10–12 ; Alma 33:22 ; 3 Nefi 27:14–16 ; Doktrina e Besëlidhje 45:3–5).

A nënkupton Zbulesa 22:18–19 se atje nuk mund të ketë asnjë shkrim tjetër të shenjtë përveç Biblës?

Disa njerëz i kanë cituar vargjet te Zbulesa 22:18–19 si arsye për ta mohuar Librin e Mormonit dhe shkrimin tjetër të shenjtë të ditëve të mëvonshme. Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se përse ky arsyetim është i pasaktë në mesazhin e tij “Fjalët e Mia … Kurrë s’Pushojnë” (Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 91–94).