Seminari
Zotërimi Doktrinor: 1 Korintasve 15:40–42


Zotërimi Doktrinor: 1 Korintasve 15:40–42

Në Ringjallje, Ka Tri Shkallë Lavdie

Pamja
Një ilustrim që tregon Shpëtimin dhe Ekzaltimin: Diellin, Hënën dhe Yjet

Në një mësim të mëparshëm, “1 Korintasve 15:32–54”, ti mësove për tri shkallët e lavdisë në Ringjallje. Ti mësove gjithashtu që Ati ynë në Qiell do t’u japë besnikëve lavdi qiellore nëpërmjet Jezu Krishtit. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te 1 Korintasve 15:40–42, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Kryej hapat vijues që të të ndihmojnë ta mësosh përmendsh dhe ta shpjegosh doktrinën e dhënë mësim te 1 Korintasve 15:40–42:

  1. Shkruaj “1 Korintasve 15:40–42: Në Ringjallje, Ka Tri Shkallë Lavdie” në pjesën e sipërme të një cope letre.

  2. Vizato një diell poshtë frazës, një hënë poshtë diellit dhe një yll poshtë hënës.

  3. Lexo te 1 Korintasve 15:40–42 dhe emërtoje secilin nga vizatimet e tua me emrin e lavdisë që ai përfaqëson. (Vër re që Përkthimi prej Joseph Smith-it i vargut te 1 Korintasve 15:40 shton një referencë për lavdinë telestiale [te 1 Korintasve 15:40].)

  4. Shiko vizatimin tënd ndërkohë që përsërit referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në mendjen tënde derisa të ndihesh i sigurt që i di mirë ato.

  5. Si do t’ia shpjegoje të vërtetat e dhëna mësim në këtë fragment, dikujt i cili nuk e kupton se çfarë ndodh pas vdekjes në planin e Atit Qiellor? Shkruaje shpjegimin tënd me fjalët e tua.

Ushtroje vënien në zbatim

Zbatimi i parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore mund të na ndihmojë në situata nga jeta reale dhe për pyetje të rëndësishme që kemi.

Lexoji skenarët në vijim dhe zgjidh një tek i cila dëshiron të përqendrohesh për veprimtarinë e radhës.

  1. Xhulia përpiqet sinqerisht të bëjë atë që është e drejtë, por ajo shpesh ndihet si e dënuar për shkak të dobësive të saj. Ajo beson se njerëzit e tjerë do të shkojnë në mbretërinë çelestiale, por dyshon se ajo do t’ia dalë.

  2. Maria sapo dëgjoi një bisedë të mrekullueshme për dhuratën e ringjalljes që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do t’i japin kujtdo. Ajo pyet veten: “Përse duhet të pendohem ose t’i zbatoj urdhërimet nëse të gjithë do të ringjallen gjithsesi me një trup të pavdekshëm të përsosur?”

Në mësimin e mëparshëm, ti studiove rreth së vërtetës vijuese që jepet mësim te 1 Korintasve 15:40–42: në planin e Atit Qiellor ka shkallë të ndryshme lavdie për trupat e ringjallur. Përdori parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe të vërtetën e dhënë mësim te 1 Korintasve 15:40–42 për ta ndihmuar ose Xhulian ose Marien për shqetësimet apo pyetjet e saj.

1. Përgjigju për pyetjet nën secilin prej parimeve vijuese të marrjes së njohurisë shpirtërore në ditarin tënd të studimit.

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

Lexo paragrafin 8 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022). Merre parasysh t’i shenjosh dy pyetjet në fund të atij paragrafi.

  • Si do të zbatoheshin përgjigjet për këto dy pyetje në situatën e Xhulias apo Maries.

Paragrafi 8 thotë gjithashtu: “Ne kërkojmë ndihmën e Frymës së Shenjtë me qëllim që t’i shohim gjërat ashtu sikurse i sheh Zoti”.

  • Çfarë mund të shohë Zoti në këtë situatë që do të ishte e dobishme për Xhulian apo Marien? Përse?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

Lexo paragrafët 11–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.

  • Ku do ta këshilloje Xhulian apo Marien t’i kërkonin të vërtetat që ju duhen në jetën e tyre?

  • Çfarë përvojash ke pasur që tregojnë rëndësinë e zgjedhjes me kujdes se ku e kërkon të vërtetën shpirtërore?

Gjej disa minuta për të kërkuar shkrime të shenjta të caktuara ose pohime profetike që ti e ndien se gjejnë zbatim në situatën e Xhulias apo Maries. (Disa fragmente të shkrimeve të shenjta nga mësimet e fundit që mund të jenë të dobishme përfshijnë 1 Korintasve 15:40–42; Doktrina e Besëlidhje 76:50–52, 62–64, 69–70, 71–76, 81–85; 88:21–24.)

  • Çfarë gjete që mund ta tregosh? Si kanë sjellë të vërtetat që gjete, një ndryshim në jetën tënde?

Vepro me besim

Shqyrtoji paragrafët 5–6 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor. Merre parasysh të shenjosh të paktën tri fraza ose ide të ndryshme që ti mendon se mund ta ndihmojnë Xhulian ose Marien.

  • Çfarë frazash zgjodhe? Si mund ta ndihmojë secila nga këto fraza Xhulian ose Marien?

  • Nëse ke pasur mendime të ngjashme me ato të Xhulias apo Maries, çfarë bëre për t’iu përgjigjur me besnikëri atyre mendimeve?

  • Përse secila nga këto të reja do të duhej ta përqendronte besimin te Jezu Krishti ndërsa punon për ta zgjidhur situatën e vet? Përse të mos bëjë thjesht më të mirën që mundet pa u përqendruar tek Ai?