Seminari
Zotërimi Doktrinor: Mateu 11:28–30


Zotërimi Doktrinor: Mateu 11:28–30

“Ejani tek Unë … dhe Unë do t’ju Jap Çlodhje”

Pamja
ilustrim i një gruaje duke qarë

Jezu Krishti dha mësim se nëse vijmë tek Ai, Ai do t’i lehtësojë barrët tona dhe do të na japë çlodhje. Ky mësim do të të japë mundësinë për të shpjeguar kuptimin tënd për këtë doktrinë duke i zbatuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në një skenar të ngjashëm me përvojat që mund të kesh pasur në jetën tënde.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Ushtrohu për t’i mësuar përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet Mateu 11:28–30 duke përdorur germat e para të secilës fjalë të frazës.

“Mateu __:28–__: Ejani tek u__, o ju të gj____ të m______ dh_ të r______, dhe unë do t’ju j__ ç______.”

Programi Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] mund të të ndihmojë gjithashtu që ta mësosh përmendsh këtë frazë kyç të shkrimit të shenjtë.

Shpjegimi i së vërtetës

Kujto se çfarë është zgjedha (shih fotografinë e mëposhtme). Shqyrtoji vargjet te Mateu 11:28–30, duke kërkuar të vërtetat që dha mësim Shpëtimtari.

Pamja
një burrë duke ngarë një qerre me qe

1. Plotësoje sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Duke iu referuar fotografisë së një zgjedhe, shpjego se si mund të na ndihmojë Shpëtimtari me barrët tona. Sigurohu të përfshish se cili është roli ynë teksa bashkëpunojmë me Krishtin.

Ushtroje vënien në zbatim

Nëse është e nevojshme, shqyrtoji parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore duke studiuar paragrafët 5–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2020). Pastaj lidhe secilën nga fjalitë e mëposhtme me parimin e duhur të marrjes së njohurisë shpirtërore.

(Shih te Çelësi i Përgjigjeve të Detyrës së Kontrollit në fund të mësimit për përgjigjet e sakta.)

  1. Kur mësojmë t’i dallojmë burimet e pasigurta dhe t’u shmangemi atyre, kjo mund të na mbrojë nga keqinformimi dhe nga ata që përpiqen ta shkatërrojnë besimin.

  2. Kur kërkojmë ta zhvillojmë kuptueshmërinë tonë dhe t’u japim zgjidhje shqetësimeve, është e rëndësishme që ne të mbështetemi te dëshmia që e kemi tashmë për Jezu Krishtin, Rivendosjen e ungjillit të Tij dhe mësimet e profetëve të Tij të shuguruar.

  3. Ne kërkojmë ndihmën e Frymës së Shenjtë, me qëllim që t’i shohim gjërat ashtu sikurse i sheh Zoti.

  1. Vepro me besim

  2. Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  3. Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

Skenari

2. Plotësoje sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Në dy ose tri fjali, krijo një skenar hipotetik të një personi imagjinar të moshës sate mbi të cilin/cilën aktualisht rëndon një barrë. Përmend një emër, barrën konkrete dhe një ose dy hollësi se si ndihet personi.

Marrja e njohurisë shpirtërore

Mendo se si mund t’i përdorësh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për të ndihmuar personin në skenar. Përgjigju për pyetjet vijuese që të të ndihmojnë.

Vepro me besim

  • Çfarë ke bërë për t’i besuar Perëndisë dhe për t’u kthyer nga Ai teksa je përballur me sfida?

  • Çfarë mësimesh ke marrë nga ushtrimi i besimit te Jezu Krishti në të kaluarën që mund të ndihmojnë në këtë situatë? Si?

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Çfarë di për Jezu Krishtin që e bën Atë të aftë të ndihmojë për të hequr barrët?

  • Si është një pjesë e rëndësishme e planit të Atit tënd Qiellor përballja me barrë dhe sfida në jetën tonë?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Si mund të ndihmojë të diturit e doktrinës që gjendet te Mateu 11:28–30 me këtë barrë apo sfidë?

  • Çfarë ka ndonjë tjetër shkrim të shenjtë apo thënie tjetër profetike që mund të ndihmojë? Si?

Heqja e barrëve

3. Plotësoje veprimtarinë vijuese në ditarin tënd të studimit:

Duke përdorur atë që ke përcaktuar, shkruaji një letër personit në skenarin tënd. Përfshiji të vërtetat nga Mateu 11:28–30 dhe burime të tjera për të dhënë ngushëllim dhe inkurajim.

  • Cili parim i marrjes së njohurisë shpirtërore mendon se ishte më i dobishëm në përgatitjen tënde për t’iu përgjigjur këtij skenari? Përse?

Çelësi i Përgjigjeve të Detyrës së Kontrollit: 1. C; 2. A; 3. B