Seminari
Marku 2:23–3:6


Marku 2:23–3:6

“Bë[ni] të Mirën të Shtunën [Në Shabat]”

Pamja
Filipino women walking on the street while visiting teaching a sister.

Shpëtimtari u kritikua shpesh nga farisenjtë dhe udhëheqësit e tjerë judeas për mënyrën se si e zbatonte ditën e Shabatit. Përgjigjet e Jezusit ndaj këtyre udhëheqësve fetarë do të të ndihmojnë të kuptosh më mirë qëllimin e Shabatit dhe si t’i ftosh më plotësisht bekimet e Zotit në jetën tënde.

Qëllimi i Shabatit

Përfytyro dy situatat e mëposhtme. Në njërën situatë dikush të thotë se dita e Shabatit ka shumë rregulla mbi atë se çfarë duhet bërë dhe nuk duhet bërë dhe, se nëse nuk i zbaton të gjitha ato, ti po i thyen urdhërimet e Perëndisë. Në një situatë tjetër, dikush të thotë se e diela nuk është ndryshe nga çdo ditë tjetër dhe se mund të bësh çfarë të duash të dielave.

  • Sa komod ndihesh t’u përgjigjesh këtyre situatave?

  • Çfarë pyetjesh ke për ditën e Shabatit?

Ndërsa studion se si Shpëtimtari e mbajti Shabatin të shenjtë, kërko përgjigje për pyetjet e tua. Kërko udhërrëfim nga Ati Qiellor për të të ndihmuar.

Ligji i Moisiut dha mësim se populli i Izraelit nuk duhej të punonte në Shabat (shih Eksodi 31:14–15). Skribët dhe farisenjtë shtuan interpretimet e tyre në ligjin e Moisiut, duke ia ndryshuar qëllimin fillestar.

Lexo vargjet e mëposhtme, duke shenjuar frazat që tregojnë se si e sheh Jezusi ditën e Shabatit.

  • Marku 2:23–28 – Farisenjtë vënë në dyshim përshtatshmërinë e këputjes dhe ngrënies së kallinjve në Shabat.

  • Marku 3:1–6 – Farisenjtë vënë në dyshim përshtatshmërinë e shërimit të dikujt në Shabat.

Presidenti Rasëll M. Nelson paraqiti pikëpamjet e mëposhtme për qëllimet e ditës së Shabatit:

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Çfarë nënkuptoi Shpëtimtari kur Ai tha se ‘e shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për të shtunën’? [ Marku 2:27 .] Unë besoj se Ai donte që ne të kuptonim se Shabati qe dhurata e Tij për ne, duke na dhënë frymëmarrje [ose lehtësim] të vërtetë nga ashpërsitë e jetës së përditshme dhe mundësi për ripërtëritje shpirtërore e fizike. Perëndia na e dha këtë ditë të veçantë, jo për zbavitje apo punë të përditshme, por për një çlodhje nga detyra, me lehtësim fizik e shpirtëror.”

(Rasëll M. Nelson, “Shabati Është një Kënaqësi”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 129.)

1. Duke menduar për atë që Shpëtimtari dhe Presidenti Nelson na kanë mësuar për Shabatin, përgjigju për pyetje vijuese në ditarin tënd të studimit.

  • Çfarë mësove për qëllimet e Zotit për ditën e Shabatit?

  • Çfarë mund të mësojmë për Shpëtimtarin nga veprimet dhe sjellja e Tij në Shabat?

  • Si mendon se e tregon dashurinë e Perëndisë për ne urdhërimi i Tij për ta mbajtur të shenjtë ditën e Shabatit?

Si mund ta respektoni ditën e Shabatit?

Kuptimi i qëllimeve të ditës së Shabatit dhe i bekimeve që ka Perëndia për ty mund të të motivojë ta mbash të shenjtë ditën Shabatit. Duke mësuar se si ta respektosh më mirë ditën e Shabatit, ti mëson ta ftosh më plotësisht shërimin dhe lehtësimin e Shpëtimtarit në jetën tënde.

Studio burimet e mëposhtme për të mësuar më shumë për Shabatin dhe bekimet që mund të marrim duke e respektuar atë.

Presidenti Rasëll M. Nelson, dha mësim sa vijon për shfaqjen e dashurisë sonë ndaj Perëndisë në Shabat:

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Në vitet e mia më të hershme, unë studiova veprën e njerëzve të tjerë, të cilët kishin hartuar lista lidhur me gjërat që duheshin bërë dhe nuk duheshin bërë në Shabat. Kohë më vonë mësova nga shkrimet e shenjta se sjellja ime dhe qëndrimi im për Shabatin përbënte një shenjë midis meje dhe Atit tim Qiellor [shih Eksodi 31:13 ; Ezekieli 20:12, 20 ]. Me atë kuptueshmëri, unë nuk kisha më nevojë për lista të gjërave që duheshin bërë dhe nuk duheshin bërë. Kur më duhej të merrja një vendim nëse një veprimtari ishte e duhur apo jo për Shabatin, unë thjesht e pyesja veten: ‘Çfarë shenje dua t’i jap Perëndisë?’ Ajo pyetje i bënte zgjedhjet e mia për ditën e Shabatit tepër të qarta.”

(Rasëll M. Nelson, “Shabati Është një Kënaqësi”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 130.)

  • Cilat janë disa nga mënyrat e tua të parapëlqyera për t’iu afruar më pranë Jezu Krishtit të dielën?

Përgjigju për pyetjen a ose b dhe pyetjen c.

a. Si të ndihmoi t’u përgjigjesh pyetjeve të tua për ditën e Shabatit ajo që mësove në këtë mësim?

b. Nëse nuk gjete përgjigje për pyetjet e tua, çfarë mund të bësh për ta vazhduar kërkimin për to?

c. Çfarë përshtypjesh ke marrë për atë që mund të bësh për t’i gëzuar më plotësisht bekimet e respektimit të Shabatit?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Përse farisenjtë i kritikuan dishepujt se “këputnin kallinj” në Shabat?

Sipas ligjit të Moisiut, një person mund të këpusë kallinj me dorë për sa kohë që nuk e kalon këtë privilegj duke marrë draprin për të korrur (shih Ligji i Përtërirë 23:25). Ligji gojor i farisenjve sidoqoftë, shkonte më tej se ligji i Moisiut dhe thoshte se këputja me dorë e kallinjve në Shabat ishte e ndaluar.

Si mund ta bekojë mirënjohja përvojën tuaj me sakramentin dhe Shabatin?

Çfarë tjetër mund të bëj për t’i ftuar bekimet e ditës së Shabatit?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha disa pikëpamje për mënyrat e efektshme për ta ftuar frymën e ditës së Shabatit në fjalimin e tij “Shabati Është Një Kënaqësi” (Ensignose Liahona, maj 2015, f. 129–132).