Seminari
Përsëritje 7 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritje 7 e Zotërimit Doktrinor

Pamja
Open scriptures that have been highlighted, on table with ribbon bookmark and yellow pencil. (horiz)

Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të mësosh se si të zbatosh doktrinën që jepet mësim në shkrimet e shenjta në situata me të cilat mund të përballesh ti dhe personat rreth teje. Ky mësim do të të japë mundësi të praktikosh në jetën tënde zbatimin e një pjese të doktrinës që studiove këtë vit.

Ndihma ndaj të tjerëve

Përfytyro sikur i shërben një familjeje në lagjen tënde, babai i së cilës ka humbur punën kohët e fundit. Ky baba është jashtëzakonisht i shkurajuar dhe ka ndërprerë vajtjen në kishë, lutjen dhe leximin e shkrimeve të shenjta. Kjo familje ka tre fëmijë: një të re 17-vjeçare, një të ri 15-vjeçar dhe një vajzë 10-vjeçare. Vajza 10-vjeçare dhe nëna e saj e frekuentojnë kishën me raste. Dy adoleshentët e frekuentonin shpesh kishën, por meqë babai i tyre vazhdon të jetë i papunë, ata e ndërprenë vajtjen.

Ndërsa e rishikon listën vijuese të fragmenteve të zotërimit doktrinor, mendo për emocionet dhe sfidat me të cilat po përballet çdo person i kësaj familjeje. Mendo se cilat të vërteta nga këto fragmente mund të jenë më të dobishme për çdo person dhe përse.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Mateu 11:28–30

“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.”

Mateu 16:15–19

Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”.

Mateu 22:36–39

“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.”

Lluka 22:19–20

Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”.

Gjoni 7:17

“Në qoftë se dikush do të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].”

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cilat janë disa nga emocionet dhe sfidat që mund të jenë duke përjetuar individët e kësaj familjeje?

  • Përse është e dobishme të mendosh për këto emocione dhe sfida përpara se të vendosësh se cilat të vërteta të shkrimeve të shenjta mund të jenë më të dobishme?

2. Plotësoje veprimtarinë vijuese dhe përgjigju për pyetjet shoqëruese në ditarin tënd të studimit:

Përzgjidh një fëmijë dhe një prind nga familja në këtë situatë. Zgjidh një fragment të zotërimit doktrinor dhe të vërtetën që ndien se do të ishte më e dobishme për secilin prej tyre.

  • Cilët njerëz zgjodhe? Cilin fragment të zotërimit doktrinor dhe të vërtetë do t’u tregoje atyre? Përse?

Mendo për secilin prej individëve që zgjodhe.

  • Nëse të pyesin, cilat veprime specifike do të ftoje të ndërmerrte secilin prej tyre me qëllim që t’i jetonte të vërtetat e mësuara në këto fragmente të zotërimit doktrinor?

  • Si mund t’i ndihmojnë ata këto veprime që të marrin fuqi dhe forcë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?

Zbatim i mëtejshëm

3. Plotësojeni sa vijon:

Zgjidh një nga fragmentet e zotërimit doktrinor që nuk e përdore në veprimtarinë e mëparshme. Mendo për një situatë në të cilën ky fragment mund të ndihmojë dikë të gjejë përgjigje për një pyetje ose të përballojë një sfidë. Mbaji shënim mendimet e tua në ditarin tënd të studimit.