Seminari
Mateu 19:1–12


Mateu 19:1–12

Martesa Shugurohet nga Perëndia

Pamja
Temple Marriage

Jezu Krishti dha përgjigje për pyetje dhe dha mësim të vërtetën për martesën dhe shkurorëzimin. Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë siguruar një mënyrë që ti të kesh një martesë të përjetshme të lumtur në të ardhmen tënde.

Martesa është pjesë e planit të Perëndisë

Pamja
A bicycle wheel photographed against a white background.
  • Çfarë do t’i ndodhte kësaj rrote biçiklete nëse do t’i hiqej bucela (qendra e rrotës)?

Lexo paragrafin e parë të materialit “ Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës ” (ChurchofJesusChrist.org), duke kërkuar atë që është qendrore në planin e shpëtimit të Atit Qiellor.

“Ne, Presidenca e Parë dhe Këshilli i Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, solemnisht shpallim se martesa midis një burri dhe një gruaje shugurohet nga Perëndia dhe se familja është thelbësore në planin e Krijuesit për destinacionin e përjetshëm të fëmijëve të Tij.”

(“ Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës ”, ChurchofJesusChrist.org)

  • Si mund të krahasohet roli i familjeve në planin e Perëndisë me bucelën e rrotës?

  • Si mendon, çfarë do të thotë që martesa është “e shuguruar nga Perëndia”?

  • Cila nga thëniet në vijim i përshkruan ndjenjat e tua aktuale për martesën? (Përzgjidhi të gjitha ato që gjejnë zbatim.)

  • I emocionuar– “E pres me padurim atë kur të jetë koha e duhur.”

  • Në ankth – “A do të gjej një shok/shoqe të përjetshëm/me?”

  • I shqetësuar – “Unë shoh shumë martesa të palumtura dhe shkurorëzime.”

  • I pështjelluar – “Ka aq shumë opinione të ndryshme për martesën.”

Martesa ka për qëllim të jetë e përjetshme

Në kohët e Dhiatës së Re, disa njerëz argumentuan se ligji i Moisiut shfajësonte shkurorëzimin edhe për arsye të parëndësishme apo egoiste. Shpëtimtari dha mësim të vërteta të rëndësishme për martesën në përgjigje të pyetjeve të farisenjve për shkurorëzimin. Teksa studion mësimet e Tij, përsiat se si mund ta besosh atë që Shpëtimtari jep mësim për martesën, edhe kur kjo ndryshon nga ajo që bota të mëson.

Lexo te Mateu 19:3–8 . Mbaj shënim fjalë ose shprehje që tregojnë se si Zoti e sheh martesën. Vër re që “ta ndajë” në këto vargje nënkupton shkurorëzim, “lëshojë” do të thotë ndajë dhe “në fillim” do të thotë siç u vendos nga Perëndia në krijimin e botës.

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë të vërtetash dha mësim Jezu Krishti për martesën dhe shkurorëzimin që do të doje që më shumë njerëz të botës t’i kuptonin? Përse?

  • Çfarë shprehjesh specifike në këtë fragment të ndihmojnë të kuptosh atë që Jezusi dha mësim?

  • Nëse mund t’i bëje Shpëtimtarit pyetje për martesën dhe familjen ashtu si i bënë njerëzit te Mateu 19 , çfarë do të doje të dije?

Një nga të vërtetat që mund të mësojmë nga mësimet e Shpëtimtarit, është që martesa ndërmjet një burri dhe një gruaje është një marrëdhënie e shenjtë e krijuar nga Perëndia dhe ka për qëllim të zgjatë përgjithmonë.

  • Si mund të ndihmojë kjo e vërtetë për t’u dhënë përgjigje disa prej pyetjeve të tua ose pyetjeve që njerëz të tjerë në botë mund të kenë për martesën?

Ati Qiellor dëshiron që martesa të zgjatë përgjithmonë. Meqë shkurorëzimi është i zakonshëm në botë sot,Presidenti Dallin H. Ouks dha mësim: “Për shumicën e problemeve martesore, kura nuk është divorci por pendimi” (“Divorce”, Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 71, [ose “Divorci”, Konferenca e Përgjithshme Prill 2007, f. 83]). Ati ynë Qiellor e ka bërë të mundur që martesat të jenë të përjetshme dhe që bashkëshortët apo bashkëshortet të jenë të lumtur dhe të përmbushur teksa përpiqen të mbajnë besëlidhjet e tyre, të jetojnë mësimet e Shpëtimtarit dhe të zbatojnë rregullisht parimin e pendimit. Fatkeqësisht, ndonjëherë shkurorëzimi është i domosdoshëm.” Sikurse shpjegoi Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008): “Mund të ketë herë pas here një shkak të justifikueshëm për shkurorëzimin” (“What God Hath Joined Together”, Ensign, maj 1991, f. 74). Ndërkohë që duhet të përmbahemi për të mos i gjykuar vendimet e marra nga të tjerët, secili prej nesh mund të përgatitet më mirë për një martesë të ardhshme e cila do të zgjatë përgjithmonë duke besuar tek Ati Qiellor dhe Biri i Tij dhe duke mësuar t’i ndjekim Ata me gjithë zemrën tonë.

  • Çfarë mëson për Atin Qiellor duke ditur që Ai dëshiron që martesat të zgjatin përgjithmonë?

Përdori disa nga burimet vijuese për të kërkuar të vërteta të tjera që ndihmojnë për t’u dhënë përgjigje pyetjeve që ti ose të tjerët mund të keni për martesën. Përsiat se si njohuria jote për planin e shpëtimit ndihmon për t’u dhënë përgjigje disa prej pyetjeve. Bëhu gati të tregosh atë që mësove.

  • Biseda të konferencës së përgjithshme ose materiale filmike të Kishës që na mësojnë për martesën (kërko te ChurchofJesusChrist.org ose tek indeksi tematik i botimeve të revistës Liahona për konferencat e përgjithshme)

  • Një njeri i dashur e i besuar që ka martesë të lumtur, të cilin mund ta kontaktosh gjatë mësimit

Thëniet në pjesën e mësimit “Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?”

2. Mbaj shënim në ditarin tënd të studimit të paktën dy të vërteta të tjera që gjete dhe se cilave pyetje mund të ndihmojnë t’u japin përgjigje ato të vërteta.

Të mësuarit nga shembujt e drejtë

Pali vuri në dukje dashurinë e Shpëtimtarit për Kishën si një shembull i dashurisë që duhet të ekzistojë në një martesë. Lexo te Efesianëve 5:25 dhe përfytyro se si do të ishte një martesë nëse burri dhe gruaja do të kujdeseshin për njëri-tjetrin në mënyrën që Shpëtimtari kujdeset për anëtarët e Kishës së Tij.

Përqendrimi në shembujt e personave me martesa të drejta mund të forcojë besimin tonë që Perëndia do t’ua japë këtë bekim të gjithë atyre që e kërkojnë me besnikëri atë, edhe nëse disa duhet të presin deri pas jetës së tyre në vdekshmëri për këtë bekim.

Mund të duash të lexosh te biseda “Bekimet e Përjetshme të Martesës” (Prej frazës: “Mësova nga bashkëshortja ime …” deri te “ … atë bijë të jashtëzakonshme të Atit në Qiell.”), që është në dispozicion në https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2011/04/the-eternal-blessings-of-marriage?lang=alb, duke kërkuar gëzimin që mund të vijë nëpërmjet një martese me dashuri e të drejtë.

Pamja
A bicycle wheel photographed against a white background.
  • Kush ka qenë shembull për ty për krijimin e një martese të lumtur e të drejtë? Cilat cilësi si të Krishtit i kanë ndihmuar ata të zhvillojnë martesën që gëzojnë?

  • Përse është e rëndësishme që të përgatitesh tani për martesën tënde të ardhshme?

Përsiat atë që mësove në këtë mësim për rolin e martesës në planin e Perëndisë dhe se si ndihesh ndërsa pret me padurim të ardhmen tënde.

  • Çfarë do të bësh tani që të përgatitesh për një martesë të përjetshme?

  • Çfarë mund të bësh për të marrë ndihmë nga Shpëtimtari për t’u përgatitur?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Çfarë u ndodh njerëzve besnikë që nuk e kanë mundësinë e martesës së përjetshme në këtë jetë?

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

Pamja
Portrait of Elder D. Todd Christofferson. Photographed in March 2020.

“Disave prej jush u është mohuar bekimi i martesës për arsye që përfshijnë një mungesë të kandidatëve të suksesshëm, tërheqje fizike ndaj së njëjtës gjini, paaftësi fizike apo mendore ose thjesht një frikë ndaj dështimit që, të paktën për çastin, hedh hije mbi besimin. …

… Me vetëbesim ne dëshmojmë se Shlyerja e Jezu Krishtit e ka paraprirë dhe, më së fundi, do ta dëmshpërblejë gjithë mungesën e mundësive dhe humbjen për ata që kthehen tek Ai. Askush nuk është i paracaktuar që të marrë më pak sesa gjithçka që Ati ka për fëmijët e Tij.”

(D. Tod Kristoferson, “Përse Martesa, Përse Familja”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 52.)

Çfarë ka dhënë mësim Zoti për martesën e ligjëruar brenda së njëjtës gjini?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Si anëtarë të Kishës, ne i respektojmë ligjet e vendit dhe u përmbahemi atyre, përfshirë martesën civile. Gjithsesi, e vërteta është se – në fillim – martesa u shugurua nga Perëndia! Dhe deri më sot ajo përkufizohet nga Ai se është midis një burri e një gruaje. Perëndia nuk e ka ndryshuar përkufizimin e Tij për martesën.”

(Russell M. Nelson, “The Love and Laws of God” [Takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 17 shtator 2019], speeches.byu.edu.)

Çfarë mund të bëj tani që të më ndihmojë të gjej një bashkëshort/e të mirë kur të jetë koha e duhur?

Presidenti Ted R. Kelister, ish-President i Përgjithshëm i Shkollës të së Dielës, tregoi një mënyrë të mundshme për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje me diçka që nëna e tij i mësoi kur ishte rreth 17 vjeç:

Pamja
Brother Tad R. Callister, Sunday school General President. Official Portrait 2018.

“Ajo tha: ‘Ted, a po i kërkon Zotit të të ndihmojë të gjesh një bashkëshorte të mirë?’

… U përgjigja: ‘Jo’, të cilës ajo iu përgjigj: ‘Epo mirë Bir, duhet ta bësh; do të jetë vendimi më i rëndësishëm që do të marrësh ndonjëherë’. Ato fjalë u zhytën thellë në zemrën time dhe kështu, për gjashtë vitet në vijim, u luta që Perëndia të më ndihmonte të gjeja një bashkëshorte të mirë. Dhe, oh, si iu përgjigj Ai asaj lutjeje!”

(Ted R. Kelister, “Prindërit: Mësuesit Kryesorë të Ungjillit për Fëmijët e Tyre”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 33.)

Mateu 19:9 . A ka problem po të rimartohesh pas një shkurorëzimi?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, tha:

Pamja
Brother Tad R. Callister, Sunday school General President. Official Portrait 2018.

“Lloji i martesës që kërkohet për ekzaltim – e përjetshme në kohëzgjatje dhe e perëndishme në cilësi – nuk e mendon shkurorëzimin. … [Por] për shkak ‘të ngurtësisë së zemr[ës] [sonë] [ Mateu 19:8 ], Zoti tani nuk i imponon pasojat e standardit çelestial. Ai u lejon personave të shkurorëzuar që të martohen përsëri pa njollën e imoralitetit të specifikuar në ligjin më të lartë.”

(Dallin H. Ouks, “Divorce”, Ensign ose Liahona, f. 70, [ose “Divorci”, Konferenca e Përgjithshme Prill 2007, f. 83].)

Si mund të më ndihmojë besimi im te Shpëtimtari teksa kërkoj një bashkëshoqërues/e të përjetshëm/me?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Besoni se besimi juaj lidhet në gjithçka me romancën tuaj, sepse është e vërtetë. Ndarja e takimeve nga qenia dishepull ju vë ju në rrezik. Ose, për ta shprehur atë në mënyrë më pozitive, Jezu Krishti, Drita e Botës, është e vetmja dritë me anë të së cilës mund ta shihni me sukses shtegun e dashurisë dhe të lumturisë për ju dhe për të dashurin/ën tuaj.”

(Jeffery R. Holland, “How Do I Love Thee?” [Takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 15 shkurt 2000], speeches.byu.edu.)