Seminari
Gjoni 1:1–16


Gjoni 1:1–16

“Fjala u Bë Mish”

Pamja
One oil on wood panel painting of the creation of the earth and the heavens. a large red orb is at left with Christ in white robes at left. His robes and hair are billowing around him as though in a great wind. He is barefoot and has both hands stretched out toward the orb.

Apostulli Gjon e shkroi Ungjillin e tij për të na ndihmuar të besojmë se Jezusi është Krishti (shih Gjoni 20:30–31). Gjoni dha mësim se Jezu Krishti u largua nga shtëpia e Tij qiellore për të jetuar në tokë dhe për t’u bërë Shëlbuesi ynë. Qëllimi i këtij mësimi është të të ndihmojë të kuptosh se kush ishte Jezu Krishti para lindjes së Tij në vdekshmëri dhe ta vlerësosh më thellë dashurinë që Ai tregoi duke përmbushur misionin e Tij në tokë.

Çfarë vlere ka?

Pamja
soccer ball
  • Sa mendoni se vlen ky top?

  • Po sikur të jetë përdorur në një lojë të kampionatit botëror apo të ishte nënshkruar nga një lojtar me emër?

Njohja e historisë së një objekti mund ta rritë kuptueshmërinë tonë për vlerën e tij. Kjo mund të jetë e vërtetë edhe për njerëzit.

  • Si mund t’ju ndihmojë kuptueshmëria se kush ishte Jezu Krishti para lindjes së Tij që të kuptoni vlerën e jetës dhe misionit të Tij në tokë?

Ungjilli i Gjonit mund të na ndihmojë të kuptojmë se kush ishte vërtet Jezusi i Nazaretit dhe pse duhet të kërkojmë të mësojmë nga fjalët dhe shembulli i Tij. Gjoni shkroi për të forcuar besimin tuaj se Jezusi është Krishti, Mesia i premtuar (shih Gjoni 20:30–31). Ungjilli i Gjonit fillon duke përshkruar lavdinë dhe fuqinë e Jezu Krishtit edhe para se Ai të vinte në tokë.

Jezu Krishti në jetën para lindjes

Kopjoje grafikun e mëposhtëm në ditarin tënd të studimit:

Jezusi në jetën para lindjes

Jeta e Jezusit në tokë

Duke përdorur njohuritë e tua aktuale për Jezu Krishtin, shkruaj në kolonën e majtë fjalë dhe fraza që përshkruajnë se kush ishte Jezu Krishti, si ishte Ai dhe çfarë bëri para lindjes së Tij.

Lexoji fragmentet e mëposhtme të shkrimeve të shenjta dhe thënien e Plakut Robert E. Uells, të Të Shtatëdhjetëve dhe mbaji shënim përshkrimet shtesë të Jezu Krishtit në të njëjtën kolonë. (Fraza “në fillim” siç përdoret në këto fragmente i referohet ekzistencës para lindjes.)

Përkthimi prej Joseph Smith-it, Gjoni 1:1–5 (në shtojcën Përkthimi i Joseph Smith-it ose programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit])

Doktrina e Besëlidhje 93:21

Abraham 3:22–24

Pamja
Portrait of Elder Robert E. Wells. He received emeritus status on 4 October 1997

Jezusi gjithashtu u zgjodh dhe u dërgua nga Ati për të organizuar dhe krijuar këtë tokë, sistemin tonë diellor, galaktikën tonë, madje botë pa numër.

Jezu Krishti ishte dhe është Jehova i Dhiatës së Vjetër, Perëndia i Adamit dhe i Noeut, Perëndia i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit. Jehova iu shfaq profetëve të lashtë dhe bisedoi me ta. Kur Ai foli, e bëri atë në emër të Atit dhe Ai tha ato që Ati i Tij do të kishte thënë. Jehova i Dhiatës së Vjetër u bë Jezu Krishti i Dhiatës së Re kur lindi në vdekshmëri.

(Robert E. Wells, “Our Message to the World”, Ensign, nëntor 1995, f. 65.)

Rishikoje listën që bëre në anën e majtë të faqes së ditarit tënd dhe shkruaj një përmbledhje me një fjali se kush ishte Jezu Krishti në jetën para lindjes.

Jeta e Jezusit në tokë

Vështroje figurën e mëposhtme. Në kolonën e djathtë të grafikut tënd, shkruaj disa përshkrime për rrethanat e përulura që kanë të bëjnë me lindjen e Shpëtimtarit.

Pamja
Art depicting the Baby Jesus in a manger. There are animals in the background.

Një kuptim i fjalës denjim është “të zbresësh mes”. Prandaj, zbritja e Shpëtimtarit për të jetuar në tokë midis nesh nganjëherë përshkruhet si “denjim [i] Perëndisë” ( 1 Nefi 11:26). Jezu Krishti u largua vullnetarisht nga froni i Tij qiellor dhe erdhi në një botë të rënë ku do të përjetonte sprova dhe vuajtje të mëdha.

Lexoji fragmentet e mëposhtme të shkrimeve të shenjta, duke kërkuar vështirësitë që duroi Shpëtimtari në tokë dhe pse. Shtoji këto përshkrime në anën e djathtë të faqes së ditarit tënd të studimit.

Gjoni 1:10–11

1 Nefi 11:26, 32–33

1 Nefi 19:7–10

Doktrina e Besëlidhje 88:6

Rishikoje listën që bëre në kolonën e djathtë dhe shkruaj një përmbledhje me një fjali të asaj që Jezu Krishti duroi në tokë.

Gjej një çast për ta krahasuar atë që Jezusi la pas me atë që Ai duroi me dëshirë në tokë.

Përgjigju të paktën për dy prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

1.

  • Çfarë ke mësuar apo ndier për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin ndërsa i studiove këto fragmente të shkrimeve të shenjta?

  • Si mendon, pse Jezu Krishti do të ishte i gatshëm të zbriste “nën gjithçka” ( Doktrina e Besëlidhje 88:6)?

  • Si ndikon kuptueshmëria për denjimin e Jezu Krishtit në ndjenjat e tua për Të?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Çfarë është unike në lidhje me Ungjillin sipas Gjonit?

Rreth 92 përqind e materialit në Ungjillin sipas Gjonit nuk gjendet në analet e tjera të Ungjijve. Kjo ndoshta sepse Gjoni po shkruante për anëtarët e Kishës që tashmë kishin një kuptueshmëri për Jezu Krishtin – një publik dukshëm i ndryshëm nga ai i Mateut, Markut dhe Llukës. Ungjilli sipas Gjonit është i pasur nga ana doktrinore; disa nga temat kryesore të tij janë hyjnia e Jezusit si Biri i Perëndisë, Shlyerja e Krishtit, jeta e përjetshme, Fryma e Shenjtë, nevoja për të lindur përsëri, rëndësia e dashurisë për të tjerët dhe rëndësia e besimit te Shpëtimtari. Një nga kontributet kryesore të Gjonit është përfshirja e mësimeve të Shpëtimtarit për dishepujt e Tij në orët para arrestimit të Tij, duke përfshirë Lutjen e madhe Ndërmjetësuese.

1 Nefi 11:26.

A quhen të dy Ati Qiellor dhe Jezu Krishti, Perëndi, në shkrimet e shenjta?

“Ka tre persona të veçantë në Kokën e Perëndisë [Kreun-Perëndi]: Perëndia, Ati i Përjetshëm; Biri i Tij, Jezu Krishti; dhe Fryma e Shenjtë.

Perëndia i njohur si Jehova është Biri, Jezu Krishti ( Isa. 12:2 ; 43:11 ; 49:26 ; 1 Kor. 10:1–4 ; 1 Tim. 1:1 ; Zbu. 1:8 ; 2 Ne. 22:2). Jezusi vepron nën drejtimin e Atit dhe është në harmoni të plotë me të. Tërë njerëzit janë vëllezërit dhe motrat e tij, sepse ai është më i vjetri nga fëmijët shpirtërorë të Elohimit. Disa referenca të shkrimeve të shenjta i referohen Atij me fjalën Perëndi.Për shembull, shkrimi thotë se ‘Perëndia krijoi qiellin dhe tokën’ ( Zan. 1:1), por në fakt ishte Jezusi i cili ishte Krijuesi nën drejtimin e Perëndisë, Atit ( Gjo. 1:1–3, 10, 14 ; Heb. 1:1–2).”

(Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Perëndi, Kokë e Perëndisë [Kreu-Perëndi] ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org)

Mosia 15:1 dhe Gjoni 20:26–28 shënojnë dy shembuj të tjerë të Jezusit që identifikohet si Perëndi.

Në cilat mënyra specifike zgjodhi Jezu Krishti të na denjonte?

Peshkopi Riçard C. Exhli, ish-këshilltar në Peshkopatën Kryesuese, dha mësim:

Pamja
FInal official portrait of Elder Richard C. Edgley of the Presiding Bishopric 2000. Released at the April 2012 general conference.

“Ai zbriti për të lindur nga gruaja e vdekshme. …

Ai zbriti për t’u pagëzuar prej njeriut, edhe pse ishte i përsosur dhe pa mëkat.

Ai zbriti për t’i dhënë shërbesë më të përulurit të të përulurve. …

Ai zbriti për t’iu nënshtruar vullnetit të Atit, duke vuajtur Vetë që të tundohej, tallej, fshikullohej, dëbohej dhe mohohej, edhe pse Ai ishte i gjithëfuqishëm.

Ai zbriti për t’u gjykuar nga bota, edhe pse ishte Gjykatësi i botës.

Ai zbriti për t’u ngritur në kryq dhe vrarë për mëkatet e botës, edhe pse asnjë njeri nuk mund t’ia merrte jetën.”

(Richard C. Edgley, “The Condescension of God”, Ensign, dhjetor 2001, f. 20.)

Pse Jezu Krishti ishte i gatshëm të zbriste deri në thellësitë që zbriti?

Peshkopi Riçard C. Exhli, ish-këshilltar në Peshkopatën Kryesuese, shpjegoi:

Pamja
FInal official portrait of Elder Richard C. Edgley of the Presiding Bishopric 2000. Released at the April 2012 general conference.

“Ai zbriti jo për shkak të detyrimit, as për lavdi, por vetëm për dashuri. Zbritja e Tij për të na shëlbuar nëpërmjet Shlyerjes ishte çmimi që pagoi për të siguruar shpëtim dhe ekzaltim.”

(Richard C. Edgley, “The Condescension of God”, Ensign, dhjetor 2001, f. 19.)