Seminari
Të Mësuarit me anë të Besimit te Jezu Krishti


Të Mësuarit me anë të Besimit te Jezu Krishti

Roli i Nxënësit

Pamja
Youth studying the scriptures in their seminary class.

Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh rëndësinë e të vepruarit me besim te Jezu Krishti ndërsa mëson në seminar. Teksa e studion këtë mësim, do të mësosh se si të përfitosh sa më shumë nga përvoja jote në seminar.

Lexojeni skenarin vijues:

Dy të reja janë në të njëjtën klasë seminari. Një e re e ndien ndikimin e Frymës së Shenjtë dhe dashurinë e Zotit në seminar. Ajo po gjen përgjigje për pyetjet e saj, dëshmia e saj për Shpëtimtarin dhe Kishën e Tij po rritet, dhe ajo po përmirësohet në mënyra domethënëse në jetën e saj. Megjithatë, një tjetër e re shpesh mërzitet në seminar dhe ndien se nuk po përfiton shumë prej tij.

  • Cilat janë disa arsye të mundshme që këto dy të reja kanë përvoja të tilla të ndryshme në seminar?

Për të të ndihmuar ta vlerësosh të mësuarit e ungjillit, mendo për pyetjet e mëposhtme:

  • Çfarë po bën aktualisht për të mësuar shpirtërisht?

  • A ndien se po merr rezultatet që dëshiron dhe të nevojiten?

Teksa e studion këtë mësim, mendo për mënyrat që dëshiron të mësosh dhe të rritesh këtë vit në seminar. Të mësuarit përfshin çdo mënyrë në të cilën ne e përmirësojmë jetën tonë. Mund të mendosh gjithashtu për çdo shqetësim ose pyetje që ke. Përmes lutjes së sinqertë, kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të dish se si ta zbatosh këtë mësim në jetën tënde.

Një nga faktorët më me ndikim në të mësuarit tonë është se sa mbështetemi te Jezu Krishti dhe e ndjekim atë. Një parim ku do të përqendrohet ky mësim është se teksa përpiqemi fort të mësojmë në mënyrë aktive me anë të besimit te Jezu Krishti, ne mund të bekohemi dhe përmirësohemi personalisht.Teksa e lexon thënien e mëposhtme nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, kërko ide mbi faktin se çfarë do të thotë të mësosh me anë të besimit te Jezu Krishti.

Pamja
Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Teksa shohim drejt së ardhmes dhe presim botën gjithnjë e më të hutuar dhe të trazuar në të cilën do të jetojmë, besoj se do të jetë thelbësore për të gjithë ne që ta rritim aftësinë tonë për të kërkuar të mësuarit me anë të besimit. … Besimi i vërtetë përqendrohet te dhe mbi Zotin Jezu Krisht dhe gjithnjë të çon drejt veprimit. … Të mësuarit me anë të besimit kërkon ushtrim shpirtëror, mendor dhe fizik dhe jo thjesht pranim pësor. Është në sinqeritetin dhe rrjedhën logjike të veprimit tonë të frymëzuar nga besimi, që ne i tregojmë Atit tonë Qiellor dhe Birit të Tij, Jezu Krishtit, gatishmërinë tonë për të mësuar e për të marrë udhëzim nga Fryma e Shenjtë.”

(David A. Bednar, “Seek Learning by Faith”, Ensign ose Liahona, shtator 2007, f. 61, 63–64.)

  • Çfarë mësove nga kjo thënie?

Do të përfitosh sa më shumë nga të mësuarit tënd shpirtëror kur të përpiqesh fort në mënyrë aktive për të mësuar dhe për t’i përqendruar përpjekjet e tua te Jezu Krishti. Fragmentet e mëposhtme të shkrimeve të shenjta tregojnë individë që erdhën te Jezu Krishti dhe u bekuan prej Tij. Lexo të paktën një rrëfim nga shkrimet e shenjta nëse është e mundur. Teksa lexon, mendo se si përvojat e këtyre individëve lidhen me të mësuarit e ungjillit.

1. Zgjidh një person nga rrëfimi i shkrimeve të shenjta që ke studiuar dhe përgjigju për pyetjet e mëposhtme:

  • Çfarë bëri personi në këto vargje për të treguar në mënyrë aktive besimin te Jezu Krishti? Si e treguan veprimet e tij ose saj besimin e vet?

  • Çfarë pengesash kapërceu personi?

  • Si e bekoi Zoti atë?

  • Çfarë mund të mësosh nga përvoja e këtij personi që mund ta vësh në zbatim në të mësuarit tënd të ungjillit?

Plotësoje veprimtarinë vijuese në ditarin tënd të studimit:

2.

Ndaje një fletë letre në tri kolona dhe etiketoji kolonat Para Orës Mësimore, Gjatë Orës Mësimore dhe Pas Orës Mësimore. Mendo për atë që ke bërë ose mund të bësh para orës mësimore, gjatë orës mësimore dhe pas orës mësimore për të të ndihmuar të mësosh me anë të besimit te Jezu Krishti. Kërko me lutje udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë teksa mendon për shembujt dhe shkruaji ose vizatoji shembujt në secilën kolonë.

Synimi yt personal

Teksa studion në seminar, do të kesh mundësi:

  • Të përgatitesh për orën mësimore. Kërkimi i zbulesës nëpërmjet Frymës së Shenjtë dhe leximi i shkrimeve të shenjta çdo ditë janë disa nga mënyrat më të mira për t’u përgatitur. Gjithashtu mund të të ftojnë të përsiatësh pyetje para orës mësimore ose të studiosh një segment të shkurtër nga manuali Eja, Më Ndiq.

  • Të ushtrosh besimin te Jezu Krishti gjatë orës mësimore. Do të të ftojnë të ushtrosh besim te Jezu Krishti dhe të mësosh në mënyrë aktive sipas mësimeve të Tij, duke i studiuar shkrimet e shenjta, duke kryer aktivitete, duke dhënë mendimet e tua dhe duke kërkuar me lutje frymëzim nga Fryma e Shenjtë për t’i vënë në zbatim të vërtetat që mëson në jetën tënde.

  • Të vlerësosh atë që po mëson. Do të kesh mundësi të shpeshta për të vendosur vetë synimet e tua dhe për të vlerësuar të mësuarit dhe përparimin tënd. Do të jesh gjithashtu në gjendje të bësh pyetje dhe të kërkosh udhërrëfim për çfarëdo problemi apo shqetësimi.

  • Të tregosh. Do të të nxitin t’u tregosh të tjerëve atë që po mëson, duke përfshirë edhe familjen tënde.

Në ditarin e studimit ose në letrën tënde, ku shkrove apo vizatove veprimtari që të ndihmojnë të mësosh dhe t’i afrohesh më shumë Zotit, shkruaj atë që do të doje të bëje para, gjatë dhe pas orës mësimore për të mësuar me anë të besimit. Kjo mund të jetë edhe thjesht rrethimi apo vendosja e një ylli në krah të ideve që ndien se Zoti do të donte të provoje. Merre parasysh ta vendosësh synimin tënd diku ku mund ta shohësh shpesh dhe ta kujtosh.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Si mund të marr më shumë përgjegjësi për të mësuarit tim?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Secili anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka përgjegjësi individuale për t’i mësuar dhe jetuar mësimet e Zotit. … Ne nuk duhet të presim që Kisha si organizatë të na mësojë ose të na thotë gjithçka që kemi nevojë të dimë e të bëjmë për t’u bërë dishepuj të përkushtuar dhe për të duruar trimërisht deri në fund. Përkundrazi, përgjegjësia jonë vetjake është të mësojmë atë që duhet të mësojmë, të jetojmë ashtu sikurse e dimë se duhet të jetojmë dhe të bëhemi ata që Mësuesi do të donte të bëheshim.”

(Dejvid A. Bednar, “Të Përgatitur për të Fituar Çdo Gjë të Nevojshme”,EnsignoseLiahona, maj 2019, f. 102.)

Pse duhet të përpiqem fort që të mësoj në mënyrë aktive në seminar?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Sa më shumë që ta ndiqni shembullin e Jezu Krishtit, aq më të suksesshëm do të jeni.

Atëherë, çfarë do t’ju ndihmojë të bëheni një dishepull i përkushtuar i Jezu Krishtit? Një përgjigje është seminari dhe instituti – jo thjesht frekuentimi por pjesëmarrja në mënyrë aktive në orën mësimore dhe duke ndjekur me besnikëri çdo detyrë të dhënë. …

Diplomimi në seminar dhe institut do ta rritin aftësinë tuaj për të shkëlqyer në gjërat më të rëndësishme që do të bëni ndonjëherë në jetë. Gëzimi i vërtetë do të jetë i juaji!”

Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon për pjesëmarrjen në një përvojë të të mësuarit të ungjillit:

Pamja
Final official portrait of Elder Richard G. Scott of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004. Passed away 22 September 2015.

“Vendimi [i nxënësve] për të marrë pjesë është një ushtrim i lirisë së zgjedhjes që e lejon Frymën e Shenjtë të përçojë një mesazh të posaçëm që u përshtatet nevojave individuale [të nxënësve]. Krijimi i një mjedisi ku ka pjesëmarrje rrit mundësinë që Shpirti t’u mësojë më shumë mësime të rëndësishme sesa mund t’u komunikojë [mësuesi].

Kjo pjesëmarrje do të sjellë drejtimin e Shpirtit në jetën [e nxënësve]. Kur … nxënësit … ngrenë dorën për t’u përgjigjur për një pyetje, ndonëse mund të mos e kuptojnë, ata i lënë Frymës së Shenjtë të nënkuptojë gatishmërinë e tyre për të mësuar. Ai përdorim i lirisë morale të zgjedhjes do ta lejojë atë Shpirt t’i nxitë ata dhe t’u japë atyre udhërrëfim më të fuqishëm gjatë kohës që jeni së bashku. Pjesëmarrja i lejon individët të përjetojnë udhëheqjen nga Shpirti. Ata mësojnë të njohin dhe të ndiejnë se çfarë është udhërrëfimi shpirtëror.”

(Richard G. Scott, “To Learn and to Teach More Effectively” [Takim Shpirtëror i Javës Arsimore të Universitetit “Brigam Jang”, 21 gusht 2007], f. 4–5, speeches.byu.edu)