Seminari
Studimi i Shkrimeve të Shenjta


Studimi i Shkrimeve të Shenjta

Dëgjimi i Zërit të Zotit përmes Shkrimeve të Shenjta

Pamja
A row of hands holding scriptures or electronic devices.

Jezusi na mësoi se shkrimet e shenjta dëshmojnë për Të (shih Gjoni 5:39). Ky mësim mund t’ju ndihmojë të vini te Krishti dhe ta njihni Atë më mirë përmes studimit të fjalës së Perëndisë duke iu ndihmuar të zhvilloni aftësitë e studimit të shkrimeve të shenjta dhe të përcaktoni synime për studimin e shkrimeve të shenjta.

Përse t’i studiojmë shkrimet e shenjta?

Përfytyro sikur njëri prej shokëve të tu të thotë: “Nuk kam kohë t’i studioj shkrimet e shenjta me gjithë këto gjëra që kam për të bërë. Le që as nuk i kuptoj!”

  • Çfarë do t’i thoje shokut tënd?

  • Cilat janë disa arsye të tjera përse njerëzit mund të mos i studiojnë çdo ditë shkrimet e shenjta?

Bëj pyetësorin për vlerësimin e studimit të shkrimeve të shenjta. Do t’u referohesh përgjigjeve të tua më vonë në klasë.

Vlerësimi i studimit të shkrimeve të shenjta

Përgjigjju për secilën pyetje me sinqeritet duke përdorur shkallën e mëposhtme:

a) Kurrë b) Rrallë c) Ndonjëherë d) Shpesh e) Gjithmonë

___ Unë i studioj shkrimet e shenjta çdo ditë.

___ E kuptoj vlerën e gjetjes së kohës për studimin e përditshëm të shkrimeve të shenjta.

___ Jam i ndërgjegjshëm dhe i përdor aftësitë për studimin e shkrimeve të shenjta që më ndihmojnë t’i kuptoj të vërtetat në shkrimet e shenjta.

___ Teksa studioj, më vijnë në mendje ide që nuk më kanë ardhur më parë.

___ I mbaj shënim mbresat shpirtërore dhe idetë nga studimi im.

Përgjigjju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit.

  • Çfarë po shkon siç duhet në studimin tënd të shkrimeve të shenjta? Çfarë mund të bëje më mirë?

Lexoje thënien e mëposhtme nga Presidenti Rasëll M. Nelson, duke kërkuar atë që mund të mësojmë rreth arsyes përse ia vlen si koha, ashtu edhe përpjekja për t’i studiuar shkrimet e shenjta rregullisht.

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Teksa kërkojmë të jemi dishepuj të Jezu Krishtit, përpjekjet tona që ta dëgjojmë Atë nevojitet të jenë përherë e më të qëllimshme. Kërkon përpjekje të ndërgjegjshme dhe të vazhdueshme që ta mbushim jetën tonë të përditshme me fjalët e Tij, mësimet e Tij, të vërtetat e Tij. …

…Ku mund të shkojmë që ta dëgjojmë Atë?

Ne mund të shkojmë te shkrimet e shenjta. Ato na japin mësim rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij, madhështisë së Shlyerjes së Tij dhe planit të madhërishëm të Atit tonë për lumturi dhe shëlbim. Zhytja e përditshme në fjalën e Perëndisë është jetike për mbijetesën tonë shpirtërore, veçanërisht në këto ditë të rrëmujës në rritje. Teksa ushqehemi me bollëk përditë me fjalët e Krishtit, fjalët e Krishtit do të na thonë se si të reagojmë ndaj vështirësive me të cilat kurrë nuk menduam se do të përballeshim. …

Çfarë do të ndodhë teksa ju në mënyrë më të qëllimshme e dëgjoni, ia vini veshin dhe i kushtoni vëmendje asaj që Shpëtimtari ka thënë dhe asaj që Ai po thotë tani nëpërmjet profetëve të Tij? Ju premtoj se do të bekoheni me fuqi shtesë për t’u përballur me tundimet, vështirësitë dhe dobësitë. Unë premtoj mrekulli në martesën tuaj, në marrëdhëniet tuaja familjare dhe në punën tuaj të përditshme. Dhe ju premtoj se aftësia juaj për të ndier gëzim, do të rritet edhe në qoftë se shtohet trazimi në jetën tuaj.”

(Rasëll M. Nelson, “Dëgjojeni Atë”, Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 89, 90.)

Përgjigju për të paktën dy prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

1.

  • Çfarë mësove nga kjo thënie rreth mënyrës se si Shpëtimtari mund të të bekojë teksa i studion shkrimet e shenjta?

  • Çfarë bekimesh ke përjetuar kur i ke studiuar rregullisht shkrimet e shenjta?

  • Çfarë të ka ndihmuar apo mund të të ndihmojë që të gjesh rregullisht kohë për t’i studiuar shkrimet e shenjta?

Pamja
A portion of a page from the Bible. Line art for seminary manual

Answer the following question in your study journal:

Synimet për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti

Një nga synimet kryesore të seminarit është të të ndihmojë të ndjekësh Jezu Krishtin dhe të bëhesh dishepulli/ja i/e Tij. Studimi i vazhdueshëm i shkrimeve të shenjta është një nga mënyrat më të mira se si mund të bëhesh një ndjekës/e i/e përkushtuar i Jezu Krishtit. Është edhe një prej kërkesave për të marrë kredite për seminarin. Nëse ke pyetje, mund t’i kërkosh informacion mësuesit/es tuaj rreth asaj se cilat janë kërkesat për studimin e shkrimeve të shenjta.

Mund të jetë sfiduese të gjesh kohë për t’i studiuar personalisht shkrimet e shenjta. Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ka dhënë këtë këshillë:

Pamja
Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Duke pasur parasysh ritmin e vrullshëm të jetës sonë, qëllimet e mira dhe thjesht ʻshpresaʼ për të gjetur kohë për studim kuptimplotë të shkrimeve të shenjta, nuk janë të mjaftueshme. Nga përvoja ime sugjeroj se një kohë e veçantë dhe e programuar, e lënë mënjanë çdo ditë dhe, për aq sa është e mundur, një vend i veçantë për studim, e rritin shumë efektshmërinë tonë të kërkimit në shkrimet e shenjta dhe të studimit të tyre.”

(David A. Bednar, “Because We Have Them before Our Eyes”, New Era, prill 2006, f. 6)

Mendo rreth asaj që ke mësuar dhe ndier sot dhe merre sërish parasysh t’i shqyrtosh përgjigjet e tua rreth vlerësimit të studimit të shkrimeve të shenjta. Në ditarin tënd të studimit vendos një synim për studimin e shkrimeve të shenjta. Këtë mund ta bësh synim shpirtëror për programin “Fëmijët dhe Rinia” ose të krijosh një synim më vete. Mendo për pyetjet e mëposhtme teksa vendos synimin tënd:

  • Çfarë di apo beson rreth shkrimeve të shenjta? Si e rrit ajo që di apo beson rreth tyre dëshirën tënde për t’i studiuar ato?

  • Çfarë vështirësish ke hasur gjatë studimit tënd të shkrimeve të shenjta? Si mund t’i kapërcesh ato?

  • Sa do të studiosh? Ku dhe kur do ta bësh atë?

3. Shkruaje në ditarin tënd të studimit synimin në lidhje me studimin e shkrimeve të shenjta dhe planin tënd për ta realizuar atë.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Cilat janë disa nga bekimet që mund të vijnë nga studimi i shkrimeve të shenjta?

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dëshmoi për bekimet që mund të vijnë nga studimi i shkrimeve të shenjta.

Si mund t’i studioj me efektshmëri shkrimet e shenjta?

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi këto pikëpamje:

Pamja
Portrait of Elder D. Todd Christofferson. Photographed in March 2020.

“Kur unë them ‘studioni’, e kam fjalën për diçka më shumë se leximi. Ndonjëherë është gjë e mirë të lexoni një libër të shkrimeve të shenjta brenda një periudhe të caktuar kohe për të marrë një kuptim të përgjithshëm të mesazhit të tij, por për kthimin në besim, ju duhet të kujdeseni më shumë për sasinë e kohës që kaloni në shkrimet e shenjta sesa për sasinë e asaj që lexoni në atë kohë. Ju përfytyroj ndonjëherë duke lexuar pak vargje, duke ndaluar për të medituar, duke i lexuar me kujdes vargjet sërish, dhe ndërsa mendoni rreth kuptimit të tyre, luteni për kuptueshmëri, bëni pyetje në mendjen tuaj, prisni për mbresa shpirtërore dhe i hidhni në letër mbresat dhe pikëpamjet që ju vijnë, që ju të mund t’i kujtoni dhe të mësoni më shumë. Duke studiuar në këtë mënyrë, ju mund të mos lexoni shumë kapituj ose vargje në gjysmë ore, por ju do t’i bëni vend në zemrën tuaj fjalës së Perëndisë dhe Ai do t’ju flasë juve.”

(D. Todd Christofferson, “When Thou Art Converted”,EnsignoseLiahona, maj 2004, f. 11.)

Disa mjete dhe burime për t’ju ndihmuar t’i studioni shkrimet e shenjta më me efektshmëri përfshijnë:

Mjetet e mëposhtme mund të gjenden në pjesën “Ndihma për Studimin” të programit tuaj kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose në treguesin e kombinimit tuaj tresh:

  • Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta që mund t’ju ndihmojë në studimin sipas tematikës apo duke gjetur referencat kryq, përkufizime dhe shpjegime për kontekstin.

  • Hartat e Biblës , që mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë kontekstin gjeografik të rrëfimeve të shkrimeve të shenjta.

  • Mjeti Fotografi të Biblës , që përmban fotografi të vendeve në Tokën e Shenjtë që mund t’ju ndihmojnë të përfytyroni më mirë historitë e Biblës.

  • Harmonia e Ungjijve , që është një tregues ku mund të gjeni histori të ndryshme në secilin rrëfim të Ungjillit, që ju ndihmojnë ta rritni kuptueshmërinë për këto ngjarje.