Seminari
Lluka 1:1–38


Lluka 1:1–38

“Me Perëndinë Asgjë S’është e Pamundshme”

Pamja
The angel Gabriel (Noah) appearing to Mary and declaring to her that she would become the mother of Jesus Christ. Mary is depicted seated on a round stone ledge. The ledge borders a tree and flowers. The angel Gabriel is depicted wearing white robes. A stone wall and stairways are in the background. There are flowers in the foreground. Luke 1:26-38

Engjëlli Gabriel erdhi te Maria për të njoftuar lindjen e Jezu Krishtit. Ai dëshmoi se “me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme” (Lluka 1:37). Përgjigjja besnike e Marias mund t’ju ndihmojë të mësoni se si t’i përgjigjeni vullnetit të Zotit me besim më të madh tek Ai.

  • Kush do të thoje se janë gratë më me ndikim në jetën tënde?

Në këtë mësim, ju do të mësoni më shumë për Marien, nënën e Jezu Krishtit.

  • Si mendon, pse Maria duhet të konsiderohet një nga gratë më me ndikim në historinë e botës?

Jeta dhe misioni i Maries u profetizuan shumë vjet para lindjes së saj. Studioji profecitë e mëposhtme për Marien, duke kërkuar ato që të mësojnë për të.

  • Çfarë mësove për Marien nga këto shkrime të shenjta?

Hyrje tek Ungjilli sipas Llukës

Rrëfimi i Maries që mëson se ajo do të ishte nëna e Jezu Krishtit është shënuar në Ungjillin sipas Llukës.

Lluka ishte një mjek (shih Kolosianëve 4:14) dhe “një lajmëtar i Jezu Krishtit” ( Joseph Smith Translation, Luke 1:1 [te Lluka 1:1, poshtëshënimi a te Bibla në anglisht]). Shumë ngjarje nga jeta e Shpëtimtarit gjenden vetëm tek Ungjilli sipas Llukës, duke përfshirë njoftimin e engjëllit ndaj Maries se ajo do të ishte nëna e Birit të Perëndisë. Kjo ngjarje njihet si Lajmërimi.

Teksa e studion këtë rrëfim dhe shembullin besnik të Maries, kushtoji vëmendje asaj që mëson dhe nxitjeve shpirtërore që merr.

Engjëlli Gabriel i shfaqet Marias

Lexoje vargun te Lluka 1:26–37 , duke kërkuar hollësi në lidhje me njoftimin e engjëllit për Marien.

  • Cilat hollësi nga njoftimi të bënë më shumë përshtypje?

  • Çfarë pyetjesh ke për ato që lexon?

Një e vërtetë që mund të kesh vënë re nga ky rrëfim është se me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme.Presidenti Rasëll M. Nelson tregoi një nga mënyrat se si kjo e vërtetë gjen zbatim për ty:

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Do t’ju kërkohet të pranoni detyra sfiduese dhe të bëheni një mjet në duart e Zotit. Dhe Ai do t’jua mundësojë juve që ta arrini të pamundurën.”

(Rasëll M. Nelson, “Të Bërit Mijëvjeçaristë të Vërtetë” [takim shpirtëror mbarëbotëror për të rinjtë në moshë madhore, 10 janar 2016], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org)

  • Çfarë mund të të kërkojë Zoti të bësh që mund të duket e pamundur?

  • Pse këto gjëra ndonjëherë duken të pamundura për t’u përmbushur?

Ndonjëherë kur përballemi me detyra që duken të pamundura për t’u përmbushur, mund të jetë e dobishme të shohim shembujt e të tjerëve që u janë përgjigjur besnikërisht rrethanave të tyre të vështira.

Lexoje vargun te Lluka 1:38 , dhe kërko mënyrën si u përgjigj Maria pasi mësoi se do të ishte nëna e Jezusit.

  • Çfarë të ndihmon përgjigjja e Marias që të kuptosh për të?

  • Cilat të vërteta mendon se do ta ndihmonin një person që të besonte te Zoti po ashtu si Maria, edhe kur diçka që kërkon Zoti mund të duket e pamundur?

Mendoni për diçka që Zoti të ka kërkuar të bësh që mund të duket e pamundur. Teksa lexon më shumë nga thënia e Presidentit Nelson, kërko gjëra të veçanta që mund të bësh për të të ndihmuar të arrish të pamundurën:

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

Si do ta arrish të pamundurën? “Duke bërë çfarëdo gjëje të nevojshme për ta forcuar besimin tuaj te Jezu Krishti me anë të rritjes së kuptueshmërisë suaj për doktrinën e dhënë mësim në Kishën e Tij të rivendosur dhe me anë të kërkimit me ngulm të së vërtetës. … Kur ju kërkohet të bëni gjëra të pamundura, do të jeni në gjendje të bëni një hap përpara me besim e ngulm të paepur dhe do ta bëni me gëzim gjithçka që është në fuqinë tuaj për t’i përmbushur qëllimet e Zotit.

Do të keni ditë kur do të jeni krejtësisht të shkurajuar. Pra, lutuni për guximin që të mos dorëzoheni!”

(Rasëll M. Nelson, “Të Bërit Mijëvjeçaristë të Vërtetë” [takim shpirtëror mbarëbotëror për të rinjtë në moshë madhore, 10 janar 2016], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org)

1.

  • Për cilin veprim nga thënia e Presidentit Nelson do të doje të ishe më i/e mirë?

  • Si mendon se përmirësimi në këtë fushë mund të të ndihmojë të arrish atë që duket e pamundur në jetën tënde?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Pse ta studiojmë Ungjillin sipas Llukës?

Disa nga tregimet më të njohura të krishterimit janë të pashoqe në Ungjillin sipas Llukës: rrethanat në lidhje me lindjen e Gjon Pagëzorit (shih Lluka 1:5–25, 57–80); tregimi tradicional i Krishtlindjes (shih Lluka 2:1–20); historia e Jezusit si një djalë 12-vjeçar në tempull (shih Lluka 2:41–52); shëmbëlltyra të tilla si samaritani i mirë (shih Lluka 10:30–37); djali plëngprishës (shih Lluka 15:11–32) dhe pasaniku dhe Llazari (shih Lluka 16:19–31); historia e dhjetë lebrosëve (shih Lluka 17:11–19); dhe rrëfimi i Zotit të ringjallur duke ecur pranë dishepujve të Tij në rrugën për në Emaus (shih Lluka 24:13–32).

Karakteristika të tjera të pashoqe janë përfshirja në librin e Llukës të mësimeve të Gjon Pagëzorit që nuk gjenden në Ungjijtë e tjerë (shih Lluka 3:10–14); theksi i tij te shpirti plot lutje i Jezu Krishtit (shih Lluka 3:21 ; 5:16 ; 9:18, 28–29 ; 11:1); dhe përfshirja prej tij e thirrjes, trajnimit dhe punës misionare të Të Shtatëdhjetëve (shih Lluka 10:1–22). Për më tepër, Lluka është i vetmi shkrues i Ungjillit që shënon se Shpëtimtari derdhi gjakun e Tij në Gjetseman dhe se një engjëll i shërbeu Atij (shih Lluka 22:43–44).

Lluka 1:26.

Kush ishte engjëlli Gabriel?

Profeti Jozef Smith (1805–1844) dha mësim për identitetin e engjëllit Gabriel:

Pamja
Half-length frontal portrait of the Prophet Joseph Smith, Jr. Joseph’s head is turned to the side in a three-quarter view, right hand on hip and his left hand holds sheets of papers. He is depicted wearing a dark brown suit and a white shirt and tie.

“Noeu … [është] Gabrieli; ai qëndron pas Adamit në autoritetin në Priftëri; ai u thirr nga Perëndia në këtë detyrë dhe ishte ati i të gjithëve që jetonin në kohën e tij, dhe atij iu dha autoriteti.”

Lluka 1:27.

Çfarë do të thotë se Maria ishte “e fejuar me … Jozef[in]”?

Në Izraelin e lashtë, kur bihej dakord për martesë, dasma përbëhej nga dy faza: fejesa (i quajtur gjithashtu premtimi i marrjes për grua; shih Mateu 1:18) dhe ceremonia e dasmës. Ndonëse çiftet e fejuara konsideroheshin ligjërisht si burrë dhe grua (shih Ligji i Përtërirë 22:23–24), midis kohës së fejesës dhe ceremonisë së dasmës, përforcohej një kod i rreptë dëlirësie (shih Mateu 1:18–25 ; shih gjithashtu New Testament Student Manual[2014], f. 13).

Lluka 1:30–35.

Çfarë dimë për shtatzëninë që i ndodhi si mrekulli Maries?

Kur Maria pyeti se si mund të bëhej nëna e Jezusit, “përderisa unë nuk njoh burrë“ ( Lluka 1:34), Gabrieli thjesht e informoi atë se do të mbulohej nga hija e Frymës së Shenjtë dhe se fëmija e saj do të ishte Biri i Perëndisë (shih Lluka 1:35). Shkrimet e tjera të shenjta që i referohen ngjizjes së Jezu Krishtit gjithashtu theksojnë se Ai është Biri i Perëndisë por nuk zbulojnë se si ndodhi kjo mrekulli (shih Mateu 1:18–20 ; 1 Nefi 11:14–15, 18–21 ; Alma 7:10).