Seminari
Lluka 10:25–37


Lluka 10:25–37

Samaritani i Mirë

Pamja
The painting depicts the Good Samaritan administering to the beaten and injured man stripped of his clothing. A camel rests behind to the right. The scene takes place in a rocky desert setting reminiscent of the Holy Land.

Kur një doktor ligji e pyeti Jezusin: “Kush është i afërm im?” (Lluka 10:29), Shpëtimtari u përgjigj duke dhënë shëmbëlltyrën e Samaritanit të mirë. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndjekësh shembullin e Jezusit për të dashur të afërmin tënd.

Ndihma ndaj atyre që janë në nevojë

Mendo për një rast kur dikush të ndihmoi kur kishe nevojë për ndihmë.

  • Përse mendon se të ndihmoi ky person?

  • Si u ndjeve për shkak të asaj që bëri ky person?

Medito se sa gjasë ka që të mund ta ndihmosh dikë në nevojë dhe pse mund ta ndihmosh ose mund të mos ta ndihmosh atë. Teksa studion, kërko të vërteta që mëson rreth Jezu Krishtit, të cilat mund të ta shtojnë dëshirën për t’i ndihmuar ata që janë në nevojë.

Një shëmbëlltyrë

Një ditë, ndërkohë që Jezu Krishti po jepte mësim, një doktor ligji e pyeti se çfarë duhej të bënte për të marrë jetën e përjetshme. Shpëtimtari dha mësim se në mënyrë që të trashëgojmë jetën e përjetshme, ne duhet ta duam Perëndinë me gjithë zemër dhe ta duam të afërmin tonë porsi vetveten (shih Lluka 10:27). Doktori i ligjit më pas bëri një pyetje tjetër.

Lexo te Lluka 10:29 dhe merr parasysh ta shenjosh pyetjen që doktori i ligjit i bëri Jezusit.

  • Si do t’i përgjigjeshe pyetjes së doktorit të ligjit?

Jezusi iu përgjigj pyetjes së doktorit të ligjit duke i treguar një shëmbëlltyrë të njohur si shëmbëlltyra e Samaritanit të mirë. Ndërsa e studion këtë shëmbëlltyrë, mbaj në mendje se samaritanët dhe judenjtë përgjithësisht e përbuznin njëri-tjetrin dhe shpesh e shmangnin ndërveprimin me njëri-tjetrin. Një arsye pse judenjtë i konsideronin samaritanët të papranueshëm, ishte sepse samaritanët ishin pjesërisht judenj dhe pjesërisht johebrenj dhe i përzienin bindjet fetare të të dyja palëve.

Ta shohësh Shpëtimtarin në shëmbëlltyrë

Lexoje shëmbëlltyrën e Samaritanit të mirë te Lluka 10:30–35 . Nëse dëshiron mund të shikosh edhe materialin filmik “Parable of the Good Samaritan ” [“Shëmbëlltyra e Samaritanit të Mirë”] (5:11) teksa e ndjek në shkrimet e tua të shenjta. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

Ndërsa e studion këtë shëmbëlltyrë, mendo rreth mënyrës se si Samaritani është simbolikë për Jezu Krishtin.

1. Shënoji përgjigjet e tua për pyetjen vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë mund të mësojmë për Jezu Krishtin nga kjo shëmbëlltyrë? (Merr parasysh t’i renditësh përgjigjet e tua për këtë pyetje në ditarin tënd të studimit.)

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“Shpëtimtari është Samaritani ynë i Mirë, i dërguar për të ‘shëruar ata që e kanë zemrën të thyer’ [ Lluka 4:18 ; shih edhe Isaia 61:1 ]. Ai vjen te ne kur të tjerët na anashkalojnë. Me dhembshuri, na vë balsamin e Tij shërues mbi plagë dhe na i lidh ato. Ai na mban në krahë. Ai kujdeset për ne.”

(Nil L. Andersen, “Të Plagosur”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 85.)

  • Cilët janë disa shembuj të Shpëtimtarit në shkrimet e shenjta duke bërë atë që përshkroi Plaku Andersen?

  • Kur ka qenë Shpëtimtari si Samaritani i mirë për ty?

Ndjekja e shembullit të Jezu Krishtit

Pasi dha shëmbëlltyrën e Samaritanit të mirë, Jezu Krishti, Mësuesi Mjeshtër, e pyeti doktorin e ligjit se çfarë kishte mësuar dhe e ftoi atë të vepronte. Lexo te Lluka 10:36–37 duke kërkuar ftesën e Shpëtimtarit ndaj doktorit të ligjit.

  • Si mund ta zbatosh ftesën e Shpëtimtarit në vetë jetën tënde?

  • Çfarë të mëson kjo ftesë rreth ndjenjave të Shpëtimtarit për të gjithë fëmijët e Atit Qiellor?

Kemi mundësi të shumta për ta ndjekur këshillën e Shpëtimtarit: “Shko dhe bëj kështu edhe ti” ( Lluka 10:37) në shumë mjedise të ndryshme ku e gjejmë veten, si në shtëpi, në shkollë, në internet, në lagjen ose degën tonë dhe mes të huajsh.

2. Përzgjidh njërin nga mjediset e renditura në paragrafin e mëparshëm dhe mbaji shënim përgjigjet e tua për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cilat janë disa mënyra specifike në të cilat mund ta ndjekësh shembullin e Shpëtimtarit për t’i treguar dashuri të afërmit tënd në këtë mjedis?

  • Çfarë mund ta bëjë të vështirë të tregosh dashuri për të afërmin tënd në këtë mjedis?

  • Po ta kishte të vështirë një person që të tregojë dashuri për të afërmin në këtë mjedis, çfarë mund t’i mësoje atij/asaj rreth Jezu Krishtit që mund ta ndihmonte?

  • Çfarë është diçka që je nxitur ta bësh si rezultat i asaj që ke studiuar sot?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Si është shëmbëlltyra e Samaritanit të mirë një simbolikë për udhëtimin tonë gjatë jetës?

Plaku Gerit W. Gong, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Official Portrait of Gerrit W. Gong. Photographed in 2018.

“Në rrugët tona me pluhur për në Jeriko, ne do të na sulmojnë, do të na bëjnë gjithë plagë dhe do të na lënë në dhembje.

Ndonëse duhet ta ndihmojmë njëri‑tjetrin, shumë shpesh kalojmë në anën tjetër të rrugës, për çfarëdo arsye.

Gjithsesi, me dhembshuri, Samaritani i Mirë ndalet dhe na i lidh plagët duke na i larë me vaj dhe me verë. Simbolet e sakramentit dhe ordinanca të tjera, vera dhe vaji na drejtojnë drejt shërimit shpirtëror në Jezu Krishtin. Samaritani i Mirë na vë mbi gomarin e Tij ose, në disa rrëfime në vitrazh, na mbart mbi supet e Tij. Ai na sjell në hanin që mund të përfaqësojë Kishën e Tij. Te Hani, Samaritani i Mirë thotë: ʻKujdesu për të. … Do të të jap kur të kthehemʼ [ Lluka 10:35 ]. Samaritani i Mirë, një simbol i Shpëtimtarit tonë, premton se do të kthehet, këtë herë me madhështi e lavdi.”

(Gerit W. Gong, “Vend në Han”, Liahona, maj 2021, f. 24–25.)

Pse Shpëtimtari përdori një samaritan dhe jo një judeas si personin që e ndihmoi të plagosurin?

Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Pamja
Official portrait of President M. Russell Ballard of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004.

“Kishte një mospëlqim të madh mes judenjve dhe samaritanëve në kohën e Krishtit. Në rrethana normale, këto dy grupe e shmangnin shoqërimin me njëri-tjetrin. Do të ishte gjithsesi një shëmbëlltyrë e mirë, udhëzuese nëse burri që ra pre e grabitësve, do të shpëtohej nga një vëlla judeas.

Përdorimi me qëllim nga ana e Tij i judenjve dhe samaritanëve na mëson qartësisht se ne jemi të gjithë të afërm dhe se duhet ta duam, vlerësojmë, respektojmë dhe t’i shërbejmë njëri-tjetrit pavarësisht nga mospajtimet tona të mëdha – përfshirë mospajtimet fetare, politike dhe kulturore.”

(M. Russell Ballard, “Doctrine of Inclusion”, Ensign ose Liahona, nëntor 2001, f. 36.)

Çfarë duhet të bëj kur mundësitë për t’i ndihmuar të tjerët vijnë në kohë të pavolitshme?

Presidenti M. Rasëll Ballard, President Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Official portrait of President M. Russell Ballard of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004.

“Mundësitë për t’u shërbyer të tjerëve në mënyra kuptimplota, sikurse kemi besëlidhur të bëjmë, rrallëherë vijnë në kohë të volitshme. Por nuk ka fuqi shpirtërore në të jetuarit sipas volisë. Fuqia vjen ndërsa i mbajmë besëlidhjet tona.”

(M. Russell Ballard, “Like a Flame Unquenchable”, Ensign, maj 1999, f. 86.)

Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018) na kujtoi:

Pamja
Official portrait of President Thomas S. Monson, 2008.

“Mos lejoni kurrë, që zgjidhja e një problemi, të bëhet më e rëndësishme se një person që ka nevojë ta duash.”

(Tomas S. Monson, “Të Gjejmë Gëzim në Udhëtim”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 86.)