Seminari
Mateu 18:11–14


Mateu 18:11–14

Dhembshuria e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit

Pamja
Blind man gains sight. Outtakes include Jesus anointing his eyes, and going to the pool of Siloam.

Jezu Krishti dha mësim se Ai dhe Ati ynë Qiellor kanë dashuri dhe interesim për gjithkënd. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta ndiesh se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë të dhembshur dhe dëshirojnë ta shpëtojnë çdo shpirt të humbur.

Natyra e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit

  • Cili nga pohimet e mëposhtme mendon se e përshkruan më mirë mënyrën se si ndihen Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kundrejt atyre që kanë mëkatuar?

  1. Është acaruese për Ta që t’i falin mëkatarët, por Ata e bëjnë këtë nëse ne pendohemi sinqerisht.

  2. Ata do të parapëlqenin që ne të pendoheshim në mënyrë që të mund të na falin, por Ata janë të lumtur cilado qoftë zgjedhja jonë.

  3. Ata ndiejnë gëzim të madh kur i falin mëkatarët që pendohen.

  • Si mund të ndikojë të kuptuarit e natyrës së Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga një person te zgjedhjet e tij ose saj?

Ndërsa e studion këtë mësim, merre parasysh atë që mëson rreth natyrës së Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe mënyrën se si kjo njohuri mund të ndikojë në jetën tënde.Pasi u mësoi dishepujve të Tij se sa mëkat i rëndë është tʼi fyesh ose dëmtosh fëmijët e Perëndisë, Shpëtimtari shprehu dëshirën e Tij të mëshirshme për të shpëtuar “atë që ishte humbur dhe për t’u bërë thirrje mëkatarëve për pendim” ( Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 18:11).

Lexo te Mateu 18:11–14 , duke kërkuar se si ndihen Ati Qiellor dhe Jezu Krishti rreth atyre që janë të humbur shpirtërisht.

  • Cilat fjalë apo fraza nga këto vargje të ndihmojnë ta kuptosh më mirë natyrën e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

  • Cilat janë mënyrat e ndryshme në të cilat njerëzit bëhen të humbur shpirtërisht?

Njëra nga të vërtetat që mund të mësojmë nga këto vargje, është që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë të dhembshur dhe dëshirojnë t’i shpëtojnë ata që janë të humbur shpirtërisht.

Presidenti Diter F. Uhtdorf, në atë kohë i Presidencës së Parë, shpjegoi:

Pamja
Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Përgjatë shekujve, kjo shëmbëlltyrë [e deles së humbur] tradicionalisht është interpretuar si një thirrje veprimi për ne që t’i kthejmë delet e humbura dhe që t’u afrohemi atyre që janë humbur. Ndërkohë që kjo është sigurisht e përshtatshme dhe e mirë, pyes veten nëse ka më shumë kuptim te kjo shëmbëlltyrë.

A është e mundur që qëllimi i Jezusit, para së gjithash, ishte të jepte mësim rreth punës së Bariut të Mirë?

A është e mundur që Ai po dëshmonte për dashurinë e Perëndisë për fëmijët e Tij të pabindur? …

Nuk ka rëndësi se si humbët – qoftë për shkak të vetë zgjedhjeve tuaja jo të mira apo për shkak të rrethanave përtej kontrollit tuaj. …

Sepse ju do, Ai do t’ju gjejë. Do t’ju vendosë mbi supet e Tij, plot gaz. Dhe, kur ju sjell në shtëpi, Ai do t’i thotë çdonjërit: ʻGëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta delen time që më kishte humburʼ [ Lluka 15:6 ].”

(Diter F. Uhtdorf, “Ai do t’ju Vendosë mbi Supet e Tij dhe do t’ju Çojë në Shtëpi,” Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 102–103.)

  • Si mendon, pse Jezu Krishti do që ne ta dimë se sa të dhembshur janë Ai dhe Ati ynë Qiellor?

  • Si mund të të ndihmojë të kuptuarit e natyrës së Tyre të dhembshur në rrethanat e jetës sate pikërisht tani?

Prova për natyrën e dhembshur të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit

Një mënyrë se si mund ta forcojmë dëshminë tonë për parimet e ungjillit është të shohim shembuj nga jeta reale që e ilustrojnë vërtetësinë e tyre. Teksa sheh prova për parimet e ungjillit në jetën e të tjerëve, Fryma e Shenjtë mund të të ndihmojë të ndiesh shpresë dhe siguri se ato parime do ta bekojnë jetën tënde gjithashtu. Sugjerimet në vijim mund të të ndihmojnë të shohësh shembuj nga jeta reale për të vërtetën që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë të dhembshur dhe dëshirojnë t’i shpëtojnë ata që janë të humbur shpirtërisht.

Bëj kërkime në shkrimet e shenjta për ndodhi që tregojnë se sa falës dhe të dhembshur janë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Nëse ke nevojë për ndihmë, merr parasysh të studiosh njërën ose të dyja ndodhitë vijuese nga shkrimet e shenjta: Gjoni 8:1–11 ; Alma 36:6–21 .

1. Në ditarin tënd të studimit, përshkruaji shembujt që zgjodhe dhe përgjigju për pyetjet vijuese.

  • Çfarë mendon se Zoti dëshiron që të mësosh nga këta shembuj që zgjodhe?

  • Në çfarë mënyrash vure re se Shpëtimtari tregoi dhembshuri dhe i kërkoi ata që kishin humbur?

Kërkimi i shembujve të parimeve të ungjillit në vetë jetën tënde dhe në jetën e njerëzve që njeh, mund të jetë një mënyrë veçanërisht e fuqishme për të të ndihmuar të ndiesh se ato janë të vërteta.

2. Plotëso sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Pa dhënë hollësi personale ose emra, përshkruaj dikë që njeh, jeta e të cilit është provë që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë të dhembshur dhe i kërkojnë ata që kanë humbur në kohën tonë.Reflekto për mënyrën se si këta shembuj të ndihmojnë ta forcosh dëshminë tënde për natyrën e dhembshur të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Mendo për arsyen pse është e rëndësishme që ti ta dish këtë për Ta.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Kush përfaqësohet nga delja e humbur te Mateu 18:12–13 ?

Isaia shpjegoi: “Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet” ( Isaia 53:6 ; theksimi i shtuar). Prandaj, delja e humbur që ka nevojë të shpëtohet nga Bariu i Mirë, përfaqëson secilin prej nesh.

Si ndihet Ati Qiellor rreth atyre që po përpiqen ta ndjekin Atë por bien përsëri?

Presidenti Diter F. Uhtdorf, në atë kohë i Presidencës së Parë, ndihmoi në përgjigjen për këtë pyetje. Mund të dëshirosh të shikosh materialin filmik “Katër Tituj”, që gjendet në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 3:07 deri në 4:49.

Pamja
Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Ne të gjithë e kemi parë një foshnjë që mëson të ecë. Ai bën një hap të vogël dhe lëkundet. Ai bie. A e qortojmë një përpjekje të tillë? Natyrisht që jo. Cili baba do ta ndëshkonte një foshnjë sepse pengohet? Ne nxi[t]im, ne duartrokasim dhe ne lavdërojmë, sepse me çdo hap të vogël, fëmija po bëhet më shumë si prindërit e tij.

Tani, vëllezër, krahasuar me përsosmërinë e Perëndisë, ne të vdekshmit zor se jemi më shumë se foshnja të ngathëta, ngurruese. Por Ati ynë i dashur Qiellor dëshiron që ne të bëhemi më shumë si Ai dhe, vëllezër të dashur, ky duhet të jetë qëllimi ynë i përjetshëm gjithashtu. Perëndia e kupton se ne nuk arrijmë atje brenda një çasti, por duke i bërë hapat një e nga një.

Unë nuk besoj në një Perëndi i cili do të vendoste rregulla dhe urdhërime me qëllimin e vetëm për të na pritur të dështonim, që Ai të mund të na ndëshkonte. Unë besoj në një Atë Qiellor që është i dashur dhe i përkujdesur dhe që gëzohet për çdo përpjekje tonën për të qëndruar kryelartë dhe për të ecur drejt Tij. Dhe, edhe kur pengohemi, Ai na nxit të mos shkurajohemi – kurrë të mos dorëzohemi apo t’i shmangemi pjesës sonë të caktuar të shërbimit – por të marrim kurajë, ta gjejmë besimin tonë dhe të vazhdojmë të përpiqemi.”

(Diter F. Uhtdorf, “Katër Tituj”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 58.)

Duke qenë se Perëndia është kaq i dashur, a na nevojitet vërtet të përpiqemi fort që t’i mbajmë urdhërimet e Tij që të shpëtohemi?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Pamja
Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Disa duket ta vlerësojnë dashurinë e Perëndisë për shkak të shpresës së tyre se dashuria e Tij është aq e madhe dhe aq e pakushtëzuar sa do t’i shfajësojë mëshirshëm nga mosbindja e tyre ndaj ligjeve të Tij. …

Nëse një individ i kupton mësimet e Jezusit, ai ose ajo nuk mund të konkludojë në mënyrë të arsyeshme se Ati ynë i dashur Qiellor apo Biri i Tij hyjnor beson se dashuria e Tyre i nëpërkëmb urdhërimet e Tyre. …

Jezusi na mësoi: ‘Jo çdo njeri që më thotë: “Zot, Zot” do të hyjë në mbretërinë e qiejve, por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej’ ( Mateu 7:21).”

(Dallin H. Ouks, “Dashuria dhe Ligji”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 26, 28.)