Seminari
Mateu 3:13–17, Pjesa 1


Mateu 3:13–17, Pjesa 1

Jezu Krishti u Pagëzua nga Gjon Pagëzori

Pamja
Jesus Christ being baptized by John the Baptist in the River Jordan. Christ has been immersed and is ascending out of the water.

Jezu Krishti erdhi te Gjon Pagëzori që të pagëzohej prej tij. Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh dhe shpjegosh rëndësinë e pagëzimit në ungjillin e Jezu Krishtit.

Rëndësia e pagëzimit

Mendo për njerëz të cilët i do, që nuk janë anëtarë/e të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Përfytyro sikur njëri/a prej tyre po takohej me misionarët. Si do të ndiheshe? Përfytyro sikur misionarët të kërkuan të shpjegosh rëndësinë e të qenit i/e pagëzuar. Mendo për atë që mund të thuash që mund ta ndihmojë njeriun tënd të dashur të ndërmarrë këtë hap thelbësor.

  • Në një shkallë nga 1 deri në 10 (1 = i/e papërgatitur; 10 = jashtëzakonisht i/e përgatitur), sa i/e përgatitur do të ndiheshe për të shpjeguar rëndësinë e pagëzimit në një mënyrë që mund ta ndihmojë dikë të cilin e do që të dëshirojë të pagëzohet?

  • Çfarë mund të duash të dish më shumë për pagëzimin që të ndihesh më i/e përgatitur për ta shpjeguar rëndësinë e tij?

Në mësimin e sotëm ti do të kesh mundësinë të studiosh doktrinën e pagëzimit dhe të bësh pyetje të ndryshme mbi temën. Ti gjithashtu do të kesh mundësinë të ushtrosh shpjegimin e asaj që mëson.

Jezu Krishti u pagëzua për të na treguar udhën

Pamja
Map 11 - The Holy Land in New Testament Times

Jezusi udhëtoi nga Galilea në Betabara, me gjasë në këmbë, që të pagëzohej nga Gjon Pagëzori (shih Mateu 3:13 , Gjoni 1:28 , 1 Nefi 10:9). Gjoni mbante çelësat e Priftërisë Aarone dhe po pagëzonte njerëz në lumin Jordan (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Gjon Pagëzori ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Duke përdorur një nga shkallët matëse në hartë, vlerëso distancën që përshkoi Shpëtimtari.

  • Çfarë mund të të mësojë rreth Shpëtimtarit dhe pagëzimit përpjekja e Tij për t’u pagëzuar nga Gjoni?

Lexo te Mateu 3:13–17 dhe përfytyro sikur je i/e pranishëm/me në pagëzimin e Shpëtimtarit. Kërko hollësi të rëndësishme për Shpëtimtarin dhe pagëzimin që dëshiron të mbash mend.

1.

  • Nëse do të ishe i/e pranishëm/me në pagëzimin e Shpëtimtarit, çfarë do të doje të mbaje mend nga përvoja?

  • Çfarë mendon se do të kishe mësuar për Shpëtimtarin dhe pagëzimin?

Mendo për atë që mund t’i tregosh mikut ose pjesëtarit tënd të familjes për pagëzimin e Jezu Krishtit që mund ta ndihmojë.

Mund të jetë gjithashtu e dobishme të marrësh parasysh se çfarë pyetjesh mund t’i bësh mikut ose pjesëtarit tënd të familjes për pagëzimin. Disa nga pyetjet e tyre mund të marrin përgjigje te Mateu 3 . Përveç kësaj, Libri i Mormonit është një burim i frymëzuar që sqaron shumë të vërteta për pagëzimin. Pyetjet e mëposhtme janë shembuj të pyetjeve që mund të ketë dikush që nuk e kupton rëndësinë e pagëzimit. Zgjidh një pyetje që mendon se mund të ketë miku ose pjesëtari yt i familjes. Pastaj studio vargjet përkatëse në Librin e Mormonit dhe shiko se si mund të të ndihmojnë t’i përgjigjesh asaj pyetjeje.

  • Edhe pse Jezusi u pagëzua, a duhet të pagëzohem edhe unë? Përse po ose përse jo? (Shih 2 Nefi 9:21, 23–24 ; 2 Nefi 31:5, 10–11 .)

  • Pse do të doja të pagëzohesha? Çfarë bekimesh do të merrja? (Shih 2 Nefi 31:12–13, 17–18 .)

  • Jezusi shkoi te Gjon Pagëzori për t’u pagëzuar. Kush mund të më pagëzojë mua? (Shih 3 Nefi 11:19–22 .)

  • Jezusi u pagëzua në lumin Jordan dhe doli nga uji. A duhet të futem plotësisht në ujë ose a ka ndonjë mënyrë tjetër për t’u pagëzuar? (Shih 2 Nefi 31:13 ; 3 Nefi 11:23–26 .)

  • Nëse unë pagëzohem për t’u pastruar nga mëkati, pse u pagëzua Jezusi? A nuk ishte Ai pa mëkat? (Shih 2 Nefi 31:5–11 .)

2. Shkruaje përgjigjen tënde për shtysën në vijim në ditarin tënd të studimit.

Duke përdorur atë që ke mësuar nga Mateu 3:13–17 dhe Libri i Mormonit, shkruaj se si do t’ia shpjegosh rëndësinë e pagëzimit pjesëtarit të familjes ose mikut tënd.

Nëse ndihesh i/e frymëzuar, merr parasysh t’ia thuash shpjegimin tënd një miku apo pjesëtari të familjes që nuk është pagëzuar si anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. T’ia thuash shpjegimin dikujt që tashmë është pagëzuar mund të ishte gjithashtu një veprimtari e vlefshme.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Mateu 3:13 . Pse Jezusi shkoi te Gjoni për pagëzim?

Jozef Smithi shpjegoi autoritetin që kishte Gjon Pagëzori kur tha:

Pamja
Half-length frontal portrait of the Prophet Joseph Smith, Jr. Joseph’s head is turned to the side in a three-quarter view, right hand on hip and his left hand holds sheets of papers. He is depicted wearing a dark brown suit and a white shirt and tie.

“Gjoni, në atë kohë, ishte i vetmi administrues i ligjshëm në çështjet e mbretërisë që ishte asokohe mbi tokë dhe i cili mbante çelësat e fuqisë. Judenjtë duhej t’u bindeshin udhëzimeve të tij ose të mallkoheshin, sipas vetë ligjit të tyre. … Biri i Zakarias mezi i mori çelësat, mbretërinë, fuqinë, lavdinë nga judenjtë, me vajosje të shenjtëruar dhe vendim të qiellit.”

Si e di se pagëzimi është thelbësor?

Shpëtimtari dha mësim për natyrën thelbësore të pagëzimit kur i tha Nikodemit se kërkohej për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë (shih Gjoni 3:5). Profeti Jozef Smith gjithashtu dha mësim se pagëzimi ishte vendimtar për shpëtimin:

Pamja
Half-length frontal portrait of the Prophet Joseph Smith, Jr. Joseph’s head is turned to the side in a three-quarter view, right hand on hip and his left hand holds sheets of papers. He is depicted wearing a dark brown suit and a white shirt and tie.

“Pendohuni për gjithë mëkatet tuaja dhe pagëzohuni në ujë për heqjen e tyre, në emrin e Atit, dhe të Birit, dhe të Frymës së Shenjtë; dhe merrni ordinancën e vendosjes së duarve prej atij që është shuguruar dhe vulosur në këtë fuqi, që ju të mund të merrni Shpirtin e Shenjtë të Perëndisë; dhe kjo është sipas Shkrimeve të Shenjta dhe Librit të Mormonit; dhe mënyra e vetme se si një njeri mund të hyjë në mbretërinë çelestiale.”

Si mund ta sqarojë Libri i Mormonit doktrinën e pagëzimit të dhënë mësim në Bibël?

Plaku Ted R. Kelister, i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Pamja
Brother Tad R. Callister, Sunday school General President. Official Portrait 2018.

“Libri i Mormonit vepron vazhdimisht si një dëshmitar vërtetues, qartësues e bashkues i doktrinave që jepen mësim në Bibël, në mënyrë që të jetë “një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm. …

Ekzistojnë metoda të ndryshme pagëzimi në botë sot, megjithëse Bibla na e tregon mënyrën me të cilën u pagëzua Shpëtimtari, Shembulli ynë i madh: ‘[Ai] doli nga uji’ ( Mateu 3:16). A mund të dilte Ai nga uji nëse nuk ishte futur më parë në ujë? Që të mos ketë ndonjë mosmarrëveshje mbi këtë temë, Libri i Mormonit e largon atë me këtë thënie të drejtpërdrejtë për doktrinën lidhur me mënyrën e përshtatshme të kryerjes së pagëzimit: ‘Dhe atëherë do t’i zhytni në ujë dhe do të dilni përsëri nga uji’ ( 3 Nefi 11:26).”

(Ted R. Kelister, “Libri i Mormonit – një Libër nga Perëndia”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 75–76.)