Seminari
Mateu 3:13–17, Pjesa 2


Mateu 3:13–17, Pjesa 2

Ati Qiellor, Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjtë

Pamja
Joseph Smith in the Sacred Grove looking up at the personages of God the Father and Jesus Christ, who have appeared to him.

Ati Qiellor, Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjtë ishin të gjithë të pranishëm në pagëzimin e Jezu Krishtit. Ky mësim mund të të ndihmojë ta thellosh kuptimin tënd për secilin anëtar të Kreut-Perëndi, që nga ana tjetër mund të ndikojë në zgjedhjet e tua në jetë.

Çfarë i ndihmon të rinjtë shenjtorë të ditëve të mëvonshme t’i përballojnë mirë vështirësitë?

Lexoje thënien e mëposhtme nga Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë:

Pamja
Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Një artikull [lajmesh] kishte titullin ‘Adoleshentët mormonë i përballojnë më mirë gjërat: Studimi gjen se ata kryesojnë mbi moshatarët në trajtimin e adoleshencës’. Ky artikull arriti në përfundimin se ‘mormonët kishin rezultate më të mira në shmangien e sjelljeve të rrezikshme, duke dalë mirë në shkollë dhe duke pasur një qëndrim pozitiv për të ardhmen’. Një nga hulumtuesit në studim, i cili intervistoi pjesën më të madhe të rinisë sonë, tha: ‘Në pothuajse çdo kategori që ne pamë, kishte një model të qartë: mormonët ishin të parët’.”

(Dallin H. Ouks, “Prindërit dhe Fëmijët”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 62.)

  • Pse mendon se shumë të rinj shenjtorë të ditëve të mëvonshme mund t’i përballojnë kaq mirë vështirësitë e jetës?

Mendo për vetë përvojën tënde në jetë.

  • Sa mirë mendon se të përshkruan ty përshkrimi i të rinjve që u intervistuan?

  1. Kjo më përshkruan mirë.

  2. Kjo më përshkruan pak a shumë.

  3. Kjo nuk më përshkruan fare.

Presidenti Ouks vijoi të thoshte se një arsye që ai mendon se të rinjtë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme janë kaq të përgatitur për t’u përballur me sfidat e tyre është të kuptuarit që kanë për planin e shpëtimit dhe njohuritë për marrëdhënien e tyre me Perëndinë (shih “Prindërit dhe Fëmijët”, f. 62). Në një rast tjetër ai dha mësim:

Pamja
Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Për shkak se e kemi të vërtetën rreth Kreut-Perëndi dhe marrëdhënies sonë me Ta, qëllimit të jetës dhe natyrës së fatit tonë të përjetshëm, ne kemi hartën më të mirë rrugore dhe siguri për rrugëtimin tonë nëpër vdekshmëri”.

(Dallin H. Ouks, “Kreu‑Perëndi dhe Plani i Shpëtimit”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 103.)

  • Pse mendon se të kuptuarit e këtyre të vërtetave i ndihmon adoleshentët shenjtorë të ditëve të mëvonshme t’i shmangin sjelljet e rrezikshme, të dalin mirë në shkollë dhe të kenë një qëndrim pozitiv për të ardhmen?

  • Edhe në mesin e të rinjve shenjtorë të ditëve të mëvonshme, cilat janë disa pengesa në arritjen për ta njohur Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë?

Merr një minutë kohë për të menduar rreth asaj që di dhe për të kuptuar rolet e Kreut-Perëndi dhe dashurinë që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë për ty. Në këtë mësim, ti do të kesh mundësinë të mësosh më shumë për Atin Qiellor, Jezu Krishtin dhe Frymën e Shenjtë dhe të përsiatësh se si të mësuarit për Ta mund të të ndihmojë në jetën tënde.

Shkrimet e shenjta japin mësim për Kreun-Perëndi

1. Fillo detyrën e mëposhtme në ditarin tënd të studimit dhe shto në të gjatë gjithë mësimit.

Ndaje një fletë letre në tri kolona dhe emërtoje pjesën e sipërme të kolonës së parë “Ati Qiellor”, kolonën e dytë “Jezu Krishti”dhe kolonën e tretë “Fryma e Shenjtë”.Brenda çdo kolone përkatëse, shkruaj një ose dy gjëra që di për këtë anëtar të Kreut-Perëndi. Përfshij një shpjegim të shkurtër se si e ke mësuar çdo të vërtetë apo pse e beson atë. Gjatë gjithë mësimit, shfrytëzo rastin për të shtuar te këto kolona atë që mëson për secilin anëtar të Kreut-Perëndi.

Një vend në shkrimet e shenjta ku mund të mësojmë më shumë për Kreun-Perëndi është kur Jezu Krishti u pagëzua nga Gjon Pagëzori.

Pamja
John the Bapist baptizing Jesus Christ in the River Jordan. A landscape of trees and mountains is in the background.

Lexo për pagëzimin e Jezu Krishtit në një ose më shumë nga rrëfimet e mëposhtme të Ungjillit, duke kërkuar atë që mund të mësosh për secilin anëtar të Kreut-Perëndi:

  • Çfarë mësove për secilin anëtar të Kreut-Perëndi?

Këto vargje na ndihmojnë të kuptojmë që secili anëtar i Kreut-Perëndi është një qenie e veçantë dhe plotëson një rol të rëndësishëm në jetën tonë. Për shembull, Shpëtimtari na dha një shembull të bërjes së vullnetit të Atit. Kur Perëndia ishte i kënaqur me Jezu Krishtin në pagëzimin e Tij, Ai tregoi se është një Atë i dashur Qiellor, i cili është i lumtur kur i bindemi.

  • Kur e ke ndjerë se Ati Qiellor ishte i kënaqur me ty për diçka që bëre? Si ndikoi te ti njohuria se Ai ishte i kënaqur?

Profeti Jozef Smith (1805–1844) shpjegoi se Fryma e Shenjtë nuk u shfaq si një pëllumb. Në vend të kësaj, pëllumbi tregoi se Fryma e Shenjtë ishte i pranishëm. Jozef Smithi dha mësim: “Fryma e Shenjtë nuk mund të shndërrohet në pëllumb; por shenja e pëllumbit iu dha Gjonit për të treguar të vërtetën e veprimit” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 85).

  • Kur ta ka dëshmuar Fryma e Shenjtë të vërtetën?

  • Çfarë pyetjesh ke për Kreun-Perëndi?

Zgjidh një ose më shumë nga mundësitë e mëposhtme për të të ndihmuar të gjesh përgjigje për pyetjet e tua rreth Kreut-Perëndi. Ndërsa studion, kërko gjithashtu mënyra se si të kuptuarit e Kreut-Perëndi mund të të bekojë personalisht.

  1. Kërko për ide shtesë në shkrimet e shenjta. Mund të duash të shikosh nën “ Perëndi, Kokë e Perëndisë ” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

  2. Mësimet e studimit nga profetët dhe apostujt për Kreun-Perëndi. Për shembull, mund të lexosh bisedën e Dallin H. Ouksit “Kreu-Perëndi dhe Plani i Shpëtimit” (Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 100–103).

Pamja
John the Bapist baptizing Jesus Christ in the River Jordan. A landscape of trees and mountains is in the background.
Pamja
John the Bapist baptizing Jesus Christ in the River Jordan. A landscape of trees and mountains is in the background.
  • Cilat shkrime apo mësime të ndihmuan të mësoje më shumë për Kreun-Perëndi? Çfarë mësove?

  • Si mund ta bekojë kjo njohuri marrëdhënien tënde me Ta?

Përfytyro sikur të është kërkuar të intervistohesh për një artikull në vijim të atij që diskutove në fillim të orës mësimore. Shumë njerëz i shkruan redaktorit dhe donin të dinin arsyet pse të rinjtë shenjtorë të ditëve të mëvonshme përballeshin më mirë me adoleshencën. Ti ke mundësinë për të dhënë pikëpamje mbi atë se si çdo anëtar i Kreut-Perëndi të ka ndihmuar në rolet e Tyre individuale, por të lidhura. Për shembull, ti mund të kesh përvoja me Atin Qiellor që u përgjigjet lutjeve të tua, Jezu Krishtin që vuan për mëkatet e tua ose Frymën e Shenjtë që konfirmon të vërtetën për ty. Planifikoje përgjigjen duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme.

Përgjigjju të paktën dy prej pyetjeve të mëposhtme në ditarin tënd të studimit:

2.

  • Si të ndihmon secili anëtar i Kreut-Perëndi të përballesh me vështirësitë e jetës si adoleshent/e?

  • Cilat përvoja të kanë ndihmuar të kuptosh dhe të arrish t’i njohësh anëtarët e ndryshëm të Kreut-Perëndi?

  • Çfarë do t’u rekomandoje të tjerëve që të bënin për të marrë bekimet që vijnë nga Ati Qiellor, Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjtë?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Pse shkrimet e shenjta thonë se Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë janë “një” nëse janë qenie të ndara dhe të ndryshme?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Pamja
Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Ne besojmë në këta tre persona të shenjtë që përbëjnë Kreun-Perëndi dhe janë të bashkuar në qëllim, në sjellje, në dëshmi dhe në mision. Ne besojmë që Ata janë të mbushur me të njëjtën ndjesi të perëndishme mëshire dhe dashurie, drejtësie dhe mirësie, durimi, faljeje dhe shlyerjeje. Unë mendoj se është e saktë të thuash se ne besojmë që Ata janë një në çdo aspekt të rëndësishëm dhe të përjetshëm që përfytyrohet, përjashtuar besimin që Ata të jenë tre persona të kombinuar në një substancë, një nocion i Trinisë që nuk është paraqitur kurrë në shkrimet e shenjta, ngaqë ai nuk është i vërtetë. …

Ne deklarojmë se vetëkuptohet nga shkrimet e shenjta se Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë janë persona të veçantë, tre qenie hyjnore, duke theksuar ilustrime të tilla që nuk lenë vend për mëdyshje, si Lutja e madhe Ndërmjetësuese e Shpëtimtarit [shih Gjoni 17 ] …, pagëzimi i Tij [nga] duart e Gjonit [shih Mateu 3:13–17 ; Marku 1:9–11 ; Lluka 3:21–22 ], përvoja [në] Mali[n e] Shpërfytyrimit [shih Marku 9:7 ; Lluka 9:35 ], dhe martirizimi i Stefanit [shih Veprat e Apostujve 7:55–56 ] – për të përmendur vetëm katër.”

(Xhefri R. Holland, “I Vetmi Perëndi i Vërtetë dhe Jezu Krishti të Cilin Ai Ka Dërguar”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 40–41.)

Mateu 3:16 . A u shfaq Fryma e Shenjtë si një pëllumb?

Profeti Jozef Smith (1805–1844) shpjegoi:

Pamja
Half-length frontal portrait of the Prophet Joseph Smith, Jr. Joseph’s head is turned to the side in a three-quarter view, right hand on hip and his left hand holds sheets of papers. He is depicted wearing a dark brown suit and a white shirt and tie.

“Shenja e pëllumbit u krijua para krijimit të botës, një dëshmi për Frymën e Shenjtë, dhe djalli nuk mund të vijë në shenjën e një pëllumbi. Fryma e Shenjtë është një person dhe është në formën e një personi. Ai nuk e kufizon veten në formën e pëllumbit, por simbolizohet në shenjën e pëllumbit. Fryma e Shenjtë nuk mund të shndërrohet në pëllumb; por shenja e pëllumbit iu dha Gjonit për të treguar të vërtetën e veprimit, meqenëse pëllumbi është një emblemë ose shenjë e së vërtetës dhe pafajësisë.”