Seminari
Mateu 5:1–12


Mateu 5:1–12

Lumturitë

Pamja
Jesus Christ sitting on a hillside preaching to a crowd of people. Mountains and sea are visible in the background. A reproduction by Grant Romney Clawson of the original “Sermon on the Mount” by Harry Anderson.

Për të filluar Predikimin në Mal, Shpëtimtari dha mësim se si njerëzit mund të jenë të lumtur dhe të bekuar. Presidenti Harold B. Li (1899–1973) tha se këto mësime “mishërojnë në fakt kushtetutën për një jetë të përsosur” (Teachings of Presidents of the Church: Harold B. Lee [2000], f. 200). Ky mësim do të të ndihmojë të identifikosh cilësitë si të Krishtit dhe të bësh një plan për t’i zhvilluar ato kur kërkon lumturi dhe përsosuri.

Shtimi i lumturisë

Pamja
Tonga. Group of young men and young women eating.
  • Kur ke qenë më shumë i/e lumtur?

  • A zgjati lumturia? Pse mendon se zgjati apo nuk zgjati?

Ndërsa Shpëtimtari filloi shërbesën e Tij, Ai dha një predikim pranë Detit të Galilesë. Ky predikim shpesh është quajtur Predikimi në Mal dhe është shënuar te Mateu 5–7 . Kur Zoti i vizitoi nefitët, Ai dha një predikim të ngjashëm (shih 3 Nefi 12–14).

Mateu 5:1–12 njihet si Lumturitë, që vjen nga fjala latine që do të thotë “i bekuar” ose “i gëzuar” . Në këto vargje, Jezusi identifikoi cilësitë që zotërojnë Ai dhe Ati i Tij që të çojnë në lumturinë e vërtetë në këtë jetë dhe në jetën që do të vijë. Zhvillimi i këtyre cilësive do t’ju ndihmojë të bëheni më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

Lexo te Mateu 5:1–12 , duke kërkuar dhe shënuar cilësitë që Shpëtimtari dha mësim dhe bekimet që premtoi për secilin prej tyre.

Pamja
Tonga. Group of young men and young women eating.

Një parim që mund të përcaktojmë nga këto vargje është se ndërsa zhvillojmë cilësi si të Krishtit, ne do të gjejmë shtim të lumturisë.

  • Si mendon se kontribuon në lumturinë e Tij mënyra se si jeton Shpëtimtari?

Mëso për një ose më shumë nga cilësitë vijuese. Reflekto mbi mënyrën se si zhvillimi i cilësisë dhe marrja e bekimit të tij të premtuar mund t’ju ndihmojë të jeni të lumtur.

Lumturitë

Referenca

Cilësia

Mateu 5:3; 3 Nefi 12:3

Skamësit në frymë. Të jesh i përulur ose “të pranojmë me mirënjohje varësinë tonë nga Zoti – të kuptojmë se kemi nevojë të vazhdueshme për përkrahjen e Tij. Përulësia është një mënyrë pranimi që talentet dhe zotësitë tona janë dhurata nga Perëndia” (Gospel Topics [Temat e Ungjillit], “Humility [Përulësia]”), topics.ChurchofJesusChrist.org).

Mateu 5:4

Vajtoj. Të ndiesh dhe shprehësh pikëllim për diçka. Një person mund të vajtojë për sprovat e vdekshmërisë që përjeton ai dhe të tjerët. Një person mund të vajtojë edhe për shkak të pikëllimit nga mëkati.

Mateu 5:5

Zemërbutë. Të jeni “‘besimtarë, të drejtë, të përulur, të mësueshëm dhe të durueshëm nën vuajtje’ [Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, ‘Zemërbutë, Zemërbutësi’, scriptures.ChurchofJesusChrist.org]. Ata që [i] zotërojnë kët[o] cilësi, janë të gatshëm t[a] ndjekin Jezu Krishtin … dhe karakteri i tyre është i qetë, i butë, tolerant dhe i bindur” (Ulises Soares, “Jini të Bindur dhe të Përvuajtur në Zemër”, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 9).

Mateu 5:6; 3 Nefi 12:6

Të uritur dhe të etur për drejtësi. Të kesh një dëshirë të madhe për ta ditur dhe bërë vullnetin e Perëndisë.

Mateu 5:7

Të mëshirshëm. Të jesh “i dhembshur, i respektueshëm, falës, i butë dhe i duruar, edhe kur jemi të vetëdijshëm për mangësitë e të tjerëve” (Gospel Topics [Temat e Ungjillit], “Mercy [“Mëshira”], topics.ChurchofJesusChrist.org).

Mateu 5:8

Të pastër në zemër. Për t’u numëruar mes atyre që “e duan Zotin, që përpiqen ta ndjekin Atë dhe t’i zbatojnë urdhërimet e Tij, që po përpiqen fort të bëjnë jetë të virtytshme dhe të durojnë me besnikëri deri në fund. Të pastrit në zemër janë ata që i kontrollojnë mendimet e tyre për ta mbajtur veten të lirë nga fantazitë dhe veprimet e pamoralshme” (Sheldon F. Child, “Words of Jesus: Chastity, Ensign ose Liahona, janar 2003, f. 44).

Mateu 5:9

Përpiqen për paqen. “Për të ndihmuar njerëzit që të dallojnë të përbashkëtën kur të tjerë shikojnë mospajtime” (Henri B. Ajring, “Të Mësosh në Priftëri”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 63).

Mateu 5:10–12

Të përndjekur për hir të drejtësisë. Të jemi të gatshëm të bindemi dhe ta mbrojmë Jezu Krishtin dhe mësimet e Tij, edhe kur mund të na tallin apo na keqtrajtojnë kur e bëjmë këtë.

1.

  • Si e ka ilustruar me shembull Shpëtimtari një apo më shumë nga këto cilësi në shkrimet e shenjta ose në jetën tënde?

  • Si mendon se zhvillimi i cilësisë ose i cilësive që ke zgjedhur do ta shtojë lumturinë tënde? Përse?

Përcaktimi i cilësive si të Krishtit te vetja juaj

Kryej anketën e mëposhtme. Ka për qëllim të të ndihmojë të njohësh cilësitë që demonstron dhe ato që mund të zhvillosh më plotësisht.

Vendos një numër nga 1 deri në 5 afër çdo cilësie të mëposhtme si të Krishtit (1 do të thotë “jo shumë i zhvilluar” dhe 5 do të thotë “jashtëzakonisht i zhvilluar”).

__ Jam skamës në frymë.__ Ndihem i pikëlluar për të tjerët kur vajtojnë dhe ndiej pikëllim sipas Perëndisë kur mëkatoj.__ Jam zemërbutë.__ Jam i uritur dhe i etur për drejtësi.__ Jam i mëshirshëm.__ Jam i pastër në zemër.__ Përpiqem për paqen.__ Jam besnik kur përndiqem për bindjet e mia.

Përcaktoji cilësitë që po i zhvillon mirë dhe falënderoje Perëndinë për përparimin që po bën për t’u bërë më shumë si Ai dhe Jezu Krishti. Mendo për cilësitë që do të doje të zhvilloje më plotësisht dhe kërkoji Perëndisë të të ndihmojë që t’i zhvillosh ato.

Nëse ke vështirësi të përcaktosh se me cilat cilësi po ecën mirë ose me cilat duhet të punosh, mund të jetë e dobishme të flasësh me prindërit ose individë të tjerë të besuar. Kërkoju atyre të përcaktojnë ato cilësi si të Krishtit që dallojnë te ju dhe ato që mund të zhvilloni më shumë.

Roli i Shpëtimtarit në zhvillimin e cilësive si të Krishtit

Ne duhet të kemi ndihmën e Shpëtimtarit për të zhvilluar cilësi si të Krishtit. Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Pamja
Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Cilësitë si të Krishtit janë dhurata nga Perëndia. Ato nuk mund të zhvillohen pa ndihmën e Tij. Ndihma e vetme që na nevojitet të gjithëve na jepet falas nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Pasja e besimit te Jezu Krishti dhe te Shlyerja e Tij do të thotë të mbështetesh tërësisht tek Ai – të mirëbesosh te fuqia, inteligjenca dhe dashuria e Tij e pafundme. Cilësitë si të Krishtit vijnë në jetën tonë kur e përdorim me drejtësi lirinë tonë të zgjedhjes. Besimi te Jezu Krishti të çon në veprim. Kur ne kemi besim te Krishti, ne mirëbesojmë te Zoti aq sa i ndjekim urdhërimet e Tij – edhe kur nuk i kuptojmë tërësisht arsyet lidhur me to. Gjatë përpjekjes për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari, ne duhet ta rivlerësojmë jetën tonë rregullisht dhe të mbështetemi, përgjatë shtegut të pendimit të vërtetë, te meritat e Jezu Krishtit dhe bekimet e Shlyerjes së Tij.”

(Dieter F. Uhtdorf, “Christlike Attributes—the Wind beneath Our Wings”, Ensign ose Liahona, nëntor 2005, f. 102–103.)

  • Çfarë vërejte në këtë pohim që mund të të ndihmojë të zhvillosh cilësi si të Krishtit?

Bëj një plan

2. Plotësoje detyrën e mëposhtme në ditarin tënd të studimit.

Zhvillo një plan drejt të cilit të punosh për t’u bërë më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Përfshi veprime specifike që mund t’i vësh në praktikë çdo ditë që mendon se do të të ndihmojnë. Mos harro të kërkosh ndihmën e Shpëtimtarit. Merr parasysh t’i kërkosh familjes ose shokëve të besuar të të mbështetin në përpjekjet e tua. Ti mund të duash gjithashtu ta mbash shënim planin tënd të veprimit te Libri Udhëzues për Rininë ose në një ditar studimi.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Si po na mësonte Shpëtimtari për karakterin e Tij në Predikimin në Mal?

Presidenti Harold B. Li (1899–1973) dha mësim:

Pamja
Head and shoulders portrait of LDS Church President Harold B. Lee.

“Krishti nuk erdhi në botë vetëm për të bërë një shlyerje për mëkatet e njerëzimit, por edhe për t’i dhënë botës një shembull të standardit të përsosurisë së ligjeve të Perëndisë dhe të bindjes ndaj Atit. Në Predikimin e Tij në Mal, Mësuesi na ka dhënë njëfarë zbulese të vetë karakterit të Tij, që ishte i përsosur, … dhe duke e bërë këtë gjë, na ka dhënë një model për vetë jetën tonë.”

(Teachings of Presidents of the Church: Harold B. Lee [2000], f. 199–200.)

Çfarë do të thotë që ata që janë të etur për drejtësi do të mbushen [ngopen]?

Kur Shpëtimtari dha Predikimin në Mal në kontinentin amerikan, Ai deklaroi se ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi “do të mbushen me Frymën e Shenjtë” ( 3 Nefi 12:6).

Cilat janë disa cilësi të tjera si të Krishtit?

Merre parasysh të shohësh materialin filmik “Christlike Attributes” [“Cilësi si të Krishtit”] (02:53), që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ky material filmik identifikon më shumë cilësi që kishte Shpëtimtari dhe që i ilustroi me shembull gjatë jetës së Tij.