Seminari
Mateu 5:17–47


Mateu 5:17–47

Ligji më i Lartë

Pamja
Jesus Christ in Sermon on the Mount

Ndërsa Jezu Krishti vazhdoi Predikimin në Mal, Ai dha mësim se si arriti ta përmbushë ligjin e Moisiut dhe paraqiti ligjin më të lartë të ungjillit. Ky mësim mund të të ndihmojë ta vësh në jetë ligjin më të lartë të Krishtit në mënyrë që të mund të bëhesh më shumë si Ati Qiellor.

Jezusi jep mësim ligjin më të lartë të ungjillit

  • Kur të ka ndihmuar të qëndruarit në një vend më të lartë që ta përmirësosh pamjen tënde?

  • Çfarë ishe në gjendje të shihje atëherë që nuk mund ta shihje më parë?

Ashtu si një pamje nga një vend më i lartë mund të na japë perspektivë më të madhe, Shpëtimtari u mësoi dishepujve të Tij një ligj më të lartë për t’u dhënë atyre këndvështrim më të gjerë. Ky këndvështrim më i gjerë mund të na ndihmojë të bëhemi më shumë si Ai dhe Ati Qiellor.Te Mateu 5:17–20 Shpëtimtari dha mësim se Ai erdhi për të përmbushur ligjin e Moisiut – jo për t’i dhënë fund ndonjë prej të vërtetave të përjetshme të ligjit. Jezu Krishti rivendosi plotësinë e ungjillit që kishte humbur për shkak të ligësisë dhe braktisjes. Ai korrigjoi mësimet e rreme dhe përmbushi profecitë e bëra nga profetët e Dhiatës së Vjetër. Vargjet te Mateu 5:21–47 përmbajnë mësimet e Shpëtimtarit për ligjet dhe traditat që judenjtë kishin krijuar sipas ligjit të Moisiut. Në këto vargje, Jezu Krishti shpjegoi kuptimin e vërtetë të ligjit të Moisiut dhe dha mësim një rrugë më të lartë të drejtësisë.

Lexo te Mateu 5:38–42 , duke kërkuar një shembull të një urdhërimi nga ligji i Moisiut dhe ligji më të lartë që Jezusi u mësoi dishepujve të Tij në zëvendësim të të parit.

  • Çfarë ishte ajo që Shpëtimtari identifikoi si pjesë e ligjit të Moisiut apo të traditave të tjera që kishin vendosur njerëzit?

  • Çfarë ligji më të lartë dha Shpëtimtari në vend të të parit?

  • Si do ta ndihmojë një person të jetuarit e këtij ligji më të lartë më shumë sesa mund ta ndihmonte ligji i vjetër për t’u bërë më shumë si Ati Qiellor?

1. Merri parasysh rrethanat e tua vetjake dhe përzgjidh me lutje që të kryesh njërën nga veprimtaritë e mëposhtme.

Veprimtaria A: Si mund ta kontrolloj zemërimin?

Reflekto për herën e fundit që u zemërove.

  • Si mendon përse do të ishte e rëndësishme ta kontrolloje zemërimin?

Lexo te Mateu 5:21–24 , duke kërkuar ligjin më të lartë që dha mësim Shpëtimtari për zemërimin.

  • A ka ndonjë gjë që do të merrje parasysh për ta shenjuar në këto vargje? Nëse po, përse?

Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018) e sqaroi rolin tonë për kontrollin e zemërimit.

Pamja
Official portrait of President Thomas S. Monson, 2008.

“Të jesh i zemëruar do të thotë t’i dorëzohesh ndikimit të Satanit. Askush nuk mund të na zemërojë. Është zgjedhja jonë. Nëse ne dëshirojmë të kemi shpirtin e duhur me vete gjithmonë, ne duhet të zgjedhim të përmbahemi nga zemërimi. Unë dëshmoj se kjo është e mundur.”

(Tomas S. Monson, “O Vëllai Im, Disiplino Ndjenjat e Tua”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 68.)

Nëse përzgjodhe veprimtarinë A, përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit.

  • Në çfarë mënyrash Shpëtimtari është një shembull i të jetuarit të këtij ligji më të lartë?

  • Çfarë mund të bëni për t’u mbështetur te fuqia e Shpëtimtarit për t’ju ndihmuar ta jetoni këtë ligj më të lartë?

Veprimtaria B: Pse duhet të heq dorë nga mendimet epshore?

Pamja
A dandelion weed.
  • Çfarë ndodh nëse barërat e këqija nuk hiqen nga kopshti?

  • Si mund të jenë mendimet e papërshtatshme në mendjet tona si barërat e këqija në një kopsht?

Lexo te Mateu 5:27–28 , duke kërkuar për mëkatet për të cilat paralajmëroi Shpëtimtari.

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, diskutoi për seriozitetin e mëkatit të epshit:

Pamja
Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Pse epshi është një mëkat aq vdekjeprurës? Epo ja, veç ndikimit krejtësisht Shpirt-shkatërrues që ai ka mbi shpirtin tonë, unë mendoj se ai është mëkat ngaqë e përdhos marrëdhënien më të lartë e më të shenjtë që Perëndia na jep në jetën e vdekshme – dashurinë që një burrë e një grua kanë për njëri-tjetrin dhe dëshirën që ka ai çift për të sjellë fëmijë në një familje që synohet të jetë përgjithnjë. … Dashuria na bën vetvetiu t’i afrohemi pranë Perëndisë dhe njerëzve të tjerë. Epshi, nga ana tjetër, është kategorikisht i paperëndishëm dhe i thur lavde kënaqjes vetjake. Dashuria vjen me duart hapur e me zemrën hapur; epshi vjen vetëm me oreksin hapur.”

(Xhefri R. Holland, “Jo Më Vend për Armikun e Shpirtit Tim”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 44–45.)

Ashtu siç mund të heqim barërat e këqija nga një kopsht, mund të heqim edhe mendimet e papastra nga mendja jonë. Lexo te Mateu 5:29–30 . Vargjet te Mateu 5:33–34 te Përkthimi prej Joseph Smith-it shpjegojnë se Jezusi e dha këtë shkrim të shenjtë si një shëmbëlltyrë lidhur me mëkatet tona dhe se ne duhet t’i dëbojmë mëkatet tona prej vetes në mënyrë që të mos kositemi dhe hidhemi në zjarr. Merr parasysh ta shenjosh atë që dha mësim Shpëtimtari.

  • Çfarë lexove që të bëri më shumë përshtypje? Çfarë pyetjesh ke për këto vargje?

Pamja
A dandelion weed.

Nëse përzgjodhe veprimtarinë B, përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit.

  • Si mund të jetë heqja e mëkatit nga jeta jote sikur të heqësh një sy apo të presësh një dorë?

  • Çfarë problemesh mund të hasim nëse nuk arrijmë ta ndjekim këshillën e Shpëtimtarit për t’i hequr mëkatet nga jeta jonë?

  • Çfarë mund të bësh për t’u mbështetur te fuqia e Shpëtimtarit për të të ndihmuar të heqësh dorë nga mendimet epshore ose mendime të tjera të papërshtatshme?

Veprimtaria C: Si duhet t’i trajtoj njerëzit me të cilët nuk shkoj mirë?

Mendo për një person me të cilin nuk shkon shumë mirë.

  • Si mendon se ndikon në marrëdhënien tënde me Atin tënd Qiellor pasja e ndjenjave të pakëndshme për këtë person?

Lexo te Mateu 5:43–47 , duke kërkuar për ligjin më të lartë që dha mësim Jezusi që mund të të ndihmojë.

  • Çfarë fjalësh ose frazash të bënë më shumë përshtypje? Përse mendon se ato janë të rëndësishme?

Presidenti Diter F. Uhtdorf shpjegoi se Jezu Krishti është shembulli i përsosur i kësaj. Mund të duash të shohësh materialin filmik “The Merciful Obtain Mercy” [“Të Mëshirshmit Gjejnë Mëshirë”] nga kodi kohor 10:46 deri në 11:57, që ndodhet në ChurchofJesusChrist.org, ose të lexosh tekstin më poshtë.

Pamja
A dandelion weed.
Pamja
Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Si përherë, Krishti është shembulli ynë i përkryer. Në mësimet e Tij sikurse edhe në jetën e Tij, Ai na e tregoi udhën. Ai i fali të ligjtë, të vrazhdët dhe ata që kërkuan ta lëndonin dhe t’i bënin keq.

Jezusi tha se është e lehtë t’i duam ata që na duan; edhe të ligjtë mund ta bëjnë atë. Por Jezu Krishti dha mësim një ligj më të lartë. Fjalët e Tij jehojnë nëpër shekuj dhe zbatohen për ne sot. Ato janë thënë për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë dishepujt e Tij. Ato janë thënë për ju dhe mua: ‘Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin’ [ Mateu 5:44 ; shih edhe vargjet 45–47 ].

Kur zemrat tona janë të mbushura me dashurinë e Perëndisë, ne bëhemi ‘të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njërin-tjetrin, sikurse edhe Perëndia [na] ka falur’ [ Efesianëve 4:32 ].”

(Diter F. Uhtdorf, “Të Mëshirshmit Gjejnë Mëshirë”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 76.)

Nëse përzgjodhe veprimtarinë C, përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit.

  • Si ndihej Shpëtimtari për ata që nuk e trajtuan me dashamirësi?

  • Çfarë përvojash ke me përpjekjen për t’i dashur armiqtë apo për t’u lutur për ata që nuk kanë qenë dashamirës me ty?

  • Çfarë mendon se mund të bësh për t’u mbështetur te fuqia e Shpëtimtarit për të të ndihmuar që t’i duash armiqtë e tu?

Të jetuarit e ligjit më të lartë

Mendo se te cili element i ligjit më të lartë ndien se duhet të përqendrohesh për ta jetuar. Merre parasysh t’i kërkosh Atit Qiellor falje dhe ndihmë ndërsa përpiqesh të pendohesh dhe ta jetosh këtë ligj. Kërkoje udhërrëfimin e Shpirtit për të ditur se çfarë veprimesh duhet të ndërmarrësh. Mund të duash të flasësh me prindërit, peshkopin ose një udhëheqës tjetër të Kishës që të mund të të ndihmojnë ta jetosh këtë ligj.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Mateu 5:18 . Çfarë janë jotet dhe pikat?

Një jot është germa më e vogël në alfabetin hebraik. Njëpikë është një shënim i vogël që tregon shqiptim të ndryshëm të fjalëve në gjuhën e shkruar. Shpëtimtari iu referua këtyre elementeve të shkrimit për të treguar se Ai do ta përmbushte çdo pjesë të ligjit të Moisiut deri në hollësitë më të vogla.

Mateu 5:22 . Çfarë do të thotë fjalarraka

?

Rraka është një fjalë aramaike dhe greke që sugjeron përbuzje. Ajo mund të nënkuptojë edhe “tutkun, budalla ose kokëbosh”.

Mateu 5:27–28 . Çfarë është shkelja e kurorës?

Shkelja e kurorës është kur dy njerëz kanë marrëdhënie seksuale ndërsa njëri ose të dyja palët fajtore janë të martuar me dikë tjetër. (Shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Shkelje Kurore ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.)

Mateu 5:43 . Nga ka ardhur thënia “Duaje të afërmin tënd dhe urreje armikun tënd”?

Urdhërimi që ta “dua[sh] të afërmin tënd”, gjendet te Levitiku 19:18 , por asnjë shkrim i shenjtë në Dhiatën e Vjetër nuk na urdhëron ta urrejmë armikun tonë. Është e dukshme që Shpëtimtari po i referohej një thënieje të zakonshme në kohën e Tij.