Seminari
Filipianëve 4


Filipianëve 4

Gjetja e Gëzimit dhe Paqes te Jezu Krishti

Pamja
E re duke përsiatur.

Çfarë të sjell paqe dhe ngushëllim gjatë kohëve të stresit dhe sprovës? Në letrën e tij drejtuar Filipianëve, Pali foli shpesh për gëzimin dhe paqen. Në përmbyllje të kësaj letre, Pali dha mësim se Jezu Krishti është burimi i paqes dhe gëzimit dhe theksoi atë që shenjtorët mund të bëjnë për të ndier gëzimin dhe “paq[en] e Perëndisë” (Filipianëve 4:7). Teksa studion, kërko të përcaktosh mënyrat se si mund të marrësh më shumë gëzim dhe paqe nëpërmjet Jezu Krishtit në jetën tënde.

Sfidat e Palit

Shqyrto figurën vijuese që përfaqëson Apostullin Pal dhe disa nga sfidat dhe shqetësimet e tij të mundshme. Mbaj në mend se këto janë krahas mbajtjes së Palit në arrest shtëpie ndërkohë që shkruan letrën e tij drejtuar shenjtorëve filipianë. Merre parasysh se si këto sfida mund të kenë qenë pengesa për ndjenjat e paqes dhe gëzimit të Palit.

Pamja
New Testament Seminary Teacher Manaul - 2023

Në ditarin tënd të studimit, bëj një rreth me një figurë njeriu ose vizato një vijë që të përfaqëson ty, si ajo e Palit. Jashtë rrethit rendit disa nga shqetësimet ose pasiguritë e tua që ndonjëherë mund të ta bëjnë të vështirë të ndiesh paqe dhe gëzim.

  • Ku kërkojnë njerëzit të gjejnë paqe dhe gëzim më të madh në këtë jetë? Ku kërkon ti paqe dhe gëzim? A ke qenë i suksesshëm në përpjekjet e tua?

Një mesazh gëzimi dhe paqeje

Pavarësisht se ishte në arrest shtëpie dhe po përballej me sfida të tjera, Pali foli shpesh për gëzimin dhe paqen në letrën e tij drejtuar filipianëve. Ndërkohë që Pali u tha filipianëve se ai gjeti gëzim më të madh në mirësinë dhe kujdesin e tyre ndaj tij (shih te Filipianëve 4:1, 10, 14–16), ai i kujtoi vazhdimisht ata për burimin më të lartë të gëzimit të tij.

Lexo te Filipianëve 4:4, 10, 13 dhe merr parasysh të shenjosh se kujt ia dha meritat Pali për gëzimin dhe forcën e tij.

  • Si mendon, përse Pali foli vazhdimisht për Jezu Krishtin si burimi i forcës, gëzimit dhe paqes së tij?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim arsyen përse Jezu Krishti është burimi i paqes dhe gëzimit.

Pamja
Portreti zyrtar i Presidentit Rasëll M. Nelson, i bërë në janar 2018

“Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, gëzimi që ndiejmë, ka të bëjë pak me rrethanat e jetës sonë dhe ka të bëjë plotësisht me përqendrimin e jetës sonë.

Kur përqendrimi i jetës sonë është te plani i Perëndisë për shpëtim … dhe te Jezu Krishti e ungjilli i Tij, ne mund të ndiejmë gëzim pavarësisht nga ajo që po ndodh – apo nuk po ndodh – në jetën tonë. Gëzimi vjen prej Tij dhe për shkak të Tij. Ai është burimi i të gjithë gëzimit. …

Ashtu siç ofron paqe që ‘ia tejkalon çdo zgjuarsie’ [Filipianëve 4:7], Shpëtimtari ofron edhe një forcë, thellësi dhe sasi gëzimi që shpërfill logjikën njerëzore apo të kuptuarit e vdekshëm. Për shembull, nuk duket e mundshme të ndieni gëzim kur fëmija juaj vuan nga një sëmundje e pashërueshme ose kur humbisni punën tuaj apo kur bashkëshorti/ja ju tradhton. Sidoqoftë, ai është pikërisht gëzimi që ofron Shpëtimtari. Gëzimi i Tij është i vazhdueshëm, duke na siguruar se ‘mjerimet [tona] do të jenë veçse një çast i shkurtër’ [Doktrina e Besëlidhje 121:7] dhe do të shenjtërohen për përfitimin tonë [shih te 2 Nefi 2:2].”

(Rasëll M. Nelson, “Gëzimi dhe Mbijetesa Shpirtërore”, Liahona, nëntor 2016, f. 82–83)

  • Çfarë mësimi dha Presidenti Nelson që ishte më kuptimplotë për ty? Pse?

  • Si mendon, si mund të ndikojë në jetën tënde të kuptuarit dhe zbatimi me të vërtetë i mësimeve të Presidentit Nelson?

  • Si ka sjellë Jezu Krishti paqe dhe gëzim në jetën tënde?

Kërkimi i gëzimit të ofruar nga Jezu Krishti

Si Presidenti Nelson, edhe Apostulli Pal dhanë këshilla specifike rreth asaj që mund të bëjmë për të kërkuar paqen dhe gëzimin që janë bërë të mundura nga Jezu Krishti.

Lexo te Filipianëve 4:6–9, 11 dhe thënien vijuese nga Presidenti Nelson, duke kërkuar mënyrën se si ne mund të gjejmë paqe dhe gëzim te Jezu Krishti. Nëse dëshiron, mund ta shenjosh në shkrimet e tua të shenjta ose ta renditësh në ditarin tënd të studimit atë që gjen. Vër re që Jozef Smithi iu referua vargut te Filipianëve 4:8 si “këshill[a] e Palit” dhe e përfshiu atë si pjesë të nenit të trembëdhjetë të besimit.

Pamja
Portreti zyrtar i Presidentit Rasëll M. Nelson, i bërë në janar 2018

“Atëherë, si mund të pretendojmë për atë gëzim? Ne mund t’ia nisim ‘duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit’ [tonë] [Hebrenjve 12:2] ‘në çdo mendim’ [Doktrina e Besëlidhje 6:36]. Ne mund të japim falënderime për Të në lutjet tona dhe duke mbajtur besëlidhjet që kemi bërë me Të dhe me Atin tonë Qiellor. Ndërsa Shpëtimtari ynë bëhet përherë e më i vërtetë për ne dhe ndërsa përgjërohemi që gëzimi i Tij të na jepet neve, gëzimi ynë do të rritet.”

(Rasëll M. Nelson, “Gëzimi dhe Mbijetesa Shpirtërore”, Liahona, nëntor 2016, f. 83)

1. Plotësoje veprimtarinë vijuese në ditarin tënd të studimit:

Shqyrto listën ose shënimet e studimit tënd për letrën drejtuar Filipianëve dhe fjalët e Presidentit Nelson, duke marrë parasysh atë që të bën më tepër përshtypje dhe arsyen përse. Përcaktoje një parim dhe shkruaje atë në ditarin e studimit bashkë me referencën e shkrimit të shenjtë nga e cila është marrë. E vërteta jote e theksuar me ngjyrë mund të fillojë në këtë mënyrë:

  • Unë mund të gëzohem dhe të marr më shumë nga paqja e Perëndisë teksa …

Kërko frymëzim nga Shpirti për ta thelluar kuptueshmërinë tënde për të vërtetën që gjete nëpërmjet studimit shtesë. Disa mënyra se si mund ta bësh këtë gjë përfshijnë:

  • Gjetjen e referencave‑kryq për shkrimet e shenjta përkatëse. Këto mund të jenë fragmente të zotërimit doktrinor ose shkrime të shenjta që gjenden te poshtëshënimet. Merre parasysh t’i shkruash këto referenca të shkrimit të shenjtë pranë vargut ku përcaktove parimin.

  • Shqyrtimin e broshurës Për Forcën e Rinisë (broshurë, 2011), duke u përqendruar te “Mirënjohja”, “Ndershmëria dhe Integriteti Moral”, ose standarde të tjera që lidhen me parimin që përcaktove.

Trego atë që mësove, duke përfshirë:

  • Parimin që gjete dhe referencën e shkrimit të shenjtë që ta mëson atë.

  • Gjetje të tuat (referenca‑kryq, ndihma për studimin e kështu me radhë) që e thellojnë kuptueshmërinë tënde dhe çdo ide tjetër që të erdhi nga ky burim.

  • Mënyrën se si zbatimi i këtij parimi do të të ndihmojë të gjesh gëzim më të madh dhe paqen e Perëndisë.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Çfarë mund të bëj kur është e vështirë të gjej paqe dhe shpresë?

Si mund të gjej paqe te Jezu Krishti?

Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Portreti zyrtar i Plakut Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

“Kërkimi i Krishtit në çdo mendim dhe ndjekja e Tij me gjithë zemër kërkon që ne t’i përputhim mendjen dhe dëshirat tona me të Tijat. Shkrimet e shenjta e përmendin këtë përputhje si ‘qëndr[im të patundur] në Zotin’ [Filipianëve 4:1]. Kjo mënyrë veprimi nënkupton që ne të jetojmë vazhdimisht në harmoni me ungjillin e Krishtit e të përqendrohemi çdo ditë në gjithçka që është e mirë. Vetëm atëherë mund të fitojmë ‘paq[en] e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie’ dhe e cila do t’i ‘ruajë zemrat … dhe mendjet [tona] në[përmjet] Krishti[t] Jezus’ [Filipianëve 4:7].”

(Ulises Soares, “Kërkojeni Krishtin në Çdo Mendim”, Liahona, nëntor 2020, f. 82–83)

Motra Xhin B. Bingham, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, dha mësim:

Pamja
Portreti Zyrtar i Motrës Xhin B. Bingham. Fotografuar në vitin 2017.

“Jezu Krishti është gjithashtu burimi i paqes. Ai na fton të ‘mbështetemi në krahun e [Tij] të fuqishëm’ [“Lean on My Ample Arm”, Hymns, nr. 120] dhe premton ‘paq[en] … që ia tejkalon çdo zgjuarsie’ [Filipianëve 4:7], një ndjenjë që vjen kur Shpirti i Tij ‘i qetëso[n] shpirtrat tanë’ [Alma 58:11] pavarësisht nga sfidat që na rrethojnë. Qofshin ato vështirësi vetjake, shqetësime familjare apo kriza në komunitet, paqja do të vijë kur besojmë se Biri i Vetëmlindur i Perëndisë ka fuqi për ta qetësuar shpirtin tonë të vuajtur.”

(Xhin B. Bingham, “Që Gëzimi Juaj të Jetë i Plotë”, Liahona, nëntor 2017, f. 86)

Çfarë bekimesh do të vijnë teksa e kërkoj paqen te Jezu Krishti?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Pamja
Portreti zyrtar i Presidentit Rasëll M. Nelson, i bërë në janar 2018

“Tani, të dashur vëllezërit dhe motrat e mia, ju bekoj që të mbusheni me paqen e Zotit Jezu Krisht. Paqja e Tij është përtej gjithë kuptueshmërisë së njerëzve të vdekshëm. Ju bekoj me një dëshirë dhe aftësi të shtuar për t’iu bindur ligjeve të Perëndisë. Ju premtoj që, ndërsa e bëni këtë, ju do të mbuloheni me bekime, përfshirë kurajë më të madhe, zbulesë të shtuar vetjake, harmoni më të ëmbël në shtëpitë tuaja dhe gëzim madje mes pasigurisë.”

(Rasëll M. Nelson, “Një Gjendje e Re Normale”, Liahona, nëntor 2020, f. 119)