Mësime të Presidentëve
Përmbledhje Historike


Përmbledhje Historike

Kronologjia e mëposhtme jep një kuadër të shkurtër historik për mësimet e Profetit Jozef Smith të paraqitura në këtë libër.

1805, 23 dhjetor:

U lind në Sheron, konteja Uindsër e Vermontit, fëmija i pestë nga njëmbëdhjetë në familjen e Jozef Smith Plakut dhe Lusi Mak Smithit.

rreth 1813: (7 vjeç)

Sëmuret me tifo, ndërlikimet kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e majtë. Në atë kohë, familja Smith po jetonte në Uest Lebanon të Nju-Hempshajërit, një prej disa vendeve ku u zhvendos familja midis viteve 1808 dhe 1816, ndërsa kërkonte mundësi punësimi.

1816: (10 vjeç)

Zhvendoset bashkë me familjen e tij në fshatin Palmira të Nju-Jorkut.

rreth 1818–1819: (12 ose 13 vjeç)

Zhvendoset bashkë me familjen e tij nga fshati Palmira në një shtëpi prej trarësh në qytezën e Palmirës të Nju-Jorkut.

1820, nga fillimi i pranverës: (14 vjeç)

Lutet në pyllin pranë shtëpisë së tij. Vizitohet nga Perëndia Atë dhe Jezu Krishti. Pyet se me cilin sekt duhej të bashkohej. Shpëtimtari i tregon se të gjithë ata ishin të gabuar dhe nuk duhej të bashkohej me asnjërin prej tyre.

1823, 21–22 shtator: (17 vjeç)

Vizitohet nga Moroni, që i tregon për veprën e Zotit në tokë në ditët e fundit dhe për Librin e Mormonit. Sheh fletët e arta që janë groposur në një kodër aty pranë, por nuk i lejohet t’i marrë në atë kohë.

1825: (19 vjeç)

Zhvendoset bashkë me familjen e tij nga shtëpia prej trarësh tek një shtëpi me skelet druri e sapondërtuar në fermën e tyre në qytezën e Mançesterit të Nju-Jorkut.

1827, 18 janar: (21 vjeç)

Martohet me Ema Hejl nga Harmonia në Pensilvani; martohen në Sauth Beinbrixh të Nju-Jorkut.

1827, 22 shtator:

Merr fletët nga Moroni, pasi ishte takuar me Moronin më 22 shtator të çdo viti që nga viti 1823.

1827, dhjetor: (22 vjeç)

Shpërngulet në Harmoni të Pensilvanisë, për t’i shpëtuar një turme në Palmira dhe Mançester që po përpiqej të vidhte fletët. Pak më vonë, fillon përkthimin e Librit të Mormonit.

1828, shkurt:

Martin Herris u tregon një kopje të disa prej simboleve nga fletët e arta, disa shkencëtarëve të shquar, përfshirë Çarls Enton dhe Samuel L. Miçëll në Nju-Jork-Siti.

1828, qershor–korrik:

Humbasin 116 faqe të dorëshkrimit të përkthimit të Librit të Mormonit ndërsa i kishte në zotërim Martin Herris.

1829, 5 prill: (23 vjeç)

Oliver Kaudri mbërrin në Harmoni që të shërbejë si shkrues për Librin e Mormonit; përkthimi rifillon më 7 prill.

1829, 15 maj:

Bashkë me Oliver Kaudrin, merr Priftërinë Aarone nga Gjon Pagëzori. Jozefi dhe Oliveri pagëzojnë njëri-tjetrin në lumin Suskuehana.

1829, maj-qershor:

Bashkë me Oliver Kaudrin, merr Priftërinë Melkizedeke nga apostujt e lashtësisë Pjetri, Jakobi dhe Gjoni pranë lumit Suskuehana ndërmjet Harmonisë të Pensilvanisë dhe Kolesvilit të Nju-Jorkut.

1829, qershor:

Përfundon përkthimin e Librit të Mormonit tek ferma e Piter Uitmer Plakut në qytezën e Fajetës të Nju-Jorkut. Të Tre Dëshmitarët shohin fletët dhe engjëllin Moroni në Fajet, të Tetë Dëshmitarët shohin dhe prekin fletët në qytezën e Palmirës.

1830, 26 mars: (24 vjeç)

Kopjet e para të shtypura të Librit të Mormonit ishin të disponueshme për publikun tek libraria e Egbert B. Grandinit në Palmira.

1830, 6 prill:

Organizon zyrtarisht Kishën në shtëpinë e Piter Uitmer Plakut në Fajet (shih DeB 20:1). Fillimisht, emri zyrtar i Kishës është Kisha e Krishtit. Më 3 maj 1834, emri ndryshohet në Kisha e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Më 26 prill 1838, emri ndryshohet me anë të zbulesës në Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (shih DeB 115:4).

1830, qershor:

Sipas urdhrit të Zotit, fillon një rishikim të frymëzuar të Biblës, i njohur tani si Përkthimi i Biblës prej Jozef Smithit.

1830, 9 qershor:

Mban konferencën e parë të Kishës në Fajet.

1830, shtator:

Shpërngulet nga Harmonia në Pensilvani, për në Fajet të Nju-Jorkut. Nga dhjetori i 1827-ës deri në këtë kohë, Jozefi dhe Ema jetuan në Harmoni, por Jozefi udhëtoi herë pas here për në Mançester, Fajet dhe Palmira për të punuar për çështje që lidheshin me përkthimin e Librit të Mormonit, për të organizuar botimin e Librit të Mormonit, për të organizuar Kishën, për të kryesuar konferencën e parë të Kishës dhe për të kryer detyra të tjera të Kishës.

1830, shtator:

Merr një zbulesë se misionarët duhet “të [shkojnë] te Lamanitët” për të predikuar ungjillin (DeB 28:8; shih gjithashtu 30:5–6; 32:1–3). Në tetor, katër Pleq nisen në mision për të dhënë mësim në territorin indian në perëndim të shtetit të Misurit.

1830, dhjetor: (25 vjeç)

Merr një zbulim se shenjtorët duhet të mblidhen së bashku në Ohajo (shih DeB 37).

1831, nga fillimi i shkurtit:

Pasi udhëton më shumë se 400 kilometra nga Nju-Jorku, mbërrin në Kirtland të Ohajos.

1831, 20 korrik:

Në Indipendens, konteja Xhekson në Misuri, merr një zbulesë ku Indipendensa identifikohet si “vendi qendror” i Sionit (shih DeB 57:1–3).

1831, 2 gusht:

Kryeson ndërsa Sidni Rigdon përkushton kontenë Xhekson në Misuri, si tokën e Sionit.

1831, 3 gusht:

Përkushton një vend për tempull në Indipendens.

1832, 25 janar: (26 vjeç)

Mbështetet si Presidenti i Priftërisë së Lartë në Amherst të Ohajos.

1832, 8 mars:

Organizon, në Kirtland, Presidencën e Parë me Sidni Rigdonin dhe Xhes Gausin si këshilltarë. Më 18 mars 1833, Frederik G. Uilliams zëvendëson Xhes Gausin.

1832, 27–28 dhjetor: (27 vjeç)

Merr një urdhërim për të ndërtuar një tempull në Kirtland (shih DeB 88:119–120).

1833, janar:

Themelon Shkollën e Profetëve

1833, 2 korrik:

Përfundon veprën e tij të parë të përkthimit të frymëzuar të Biblës, e njohur tani si Përkthimi i Biblës prej Jozef Smithit. Nga kjo vepër erdhën libri i Moisiut dhe Joseph Smith—Mateu, që tani përfshihen në Perlën me Vlerë të Madhe.

1833, 20 korrik:

Një turmë shkatërron makinën e shtypit në Indipendens të Misurit, në të cilën po shtypej Libri i Urdhërimeve, si dhe shumicën e faqeve të shtypura. Në shtator 1835, zbulesat nga Libri i Urdhërimeve, si dhe zbulesa të tjera, botohen në Kirtland në botimin e parë të Doktrinës e Besëlidhjeve.

1833, 23 korrik:

Vendosen gurët e themelit për Tempullin e Kirtlandit.

1833, 18 dhjetor:

Jozef Smith Plaku shugurohet Patriark në Kishë.

1834, maj–korrik: (28 vjeç)

Udhëheq Kampin e Sionit nga Kirtlandi në Ohajo tek konteja Klej në Misuri, për t’u sjellë ndihmë shenjtorëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre në kontenë Xhekson në Misuri. Kthehet në Kirtland pasi merr një zbulesë që shenjtorët duhet “të presin për një stinë të vogël për shëlbimin e Sionit” (DeB 105:9).

1835, 14 shkurt: (29 vjeç)

Organizon Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve.

1835, 28 shkurt:

Organizon një Kuorum të Të Shtatëdhjetëve.

1835, korrik:

Merr papiruset egjiptiane që përmbajnë shkrimet e Abrahamit.

1836, 27 mars: (30 vjeç)

Përkushton Tempullin e Kirtlandit (shih DeB 109).

1836, 3 prill:

Jezu Krishti iu shfaqet Jozef Smithit dhe Oliver Kaudrit në Tempullin e Kirtlandit dhe e pranon tempullin. U shfaqën gjithashtu Moisiu, Eliasi dhe Elija dhe u dhanë çelësat e priftërisë Jozefit dhe Oliverit. (Shih DeB 110.)

1837, qershor: (31 vjeç)

Dërgon Pleqtë nga Kirtlandi dhe Kanadaja e Sipërme [sot afërsisht jugu i Ontarios] për të shërbyer si misionarë në Angli, misioni i parë jashtë Amerikës së Veriut.

1838, 12 janar: (32 vjeç)

Largohet nga Kirtlandi për në Far-Uest në Misuri, për t’i shpëtuar dhunës së turmës.

1838, 14 mars:

Mbërrin në Far-Uest dhe vendos atje selinë e Kishës.

1838, 27 prill:

Fillon të shkruajë historinë e tij, e botuar me pjesë si “Historia e Jozef Smithit” në periodikë të Kishës duke filluar nga viti 1842; e botuar më vonë si History of the Church.

1838, 27 tetor:

Guvernatori i Misurit, Lilburn W. Bogs, lëshon të turpshmin “Urdhrin e Shfarosjes”. Ky urdhër dhe përndjekjet e rënda bëjnë që shenjtorët të lënë Misurin për të shkuar në Ilinois gjatë dimrit dhe pranverës të viteve 1838–1839.

1838, 1 dhjetor:

Burgoset bashkë me udhëheqës të tjerë të Kishës në Liberti të Misurit.

1839, 20 mars: (33 vjeç)

U shkruan letër shenjtorëve nga burgu i Libertisë, pjesë e së cilës u shpall më vonë si shkrim i shenjtë në Doktrina e Besëlidhje 121, 122 dhe 123.

1839, mesi i prillit:

Ndërsa transferohet për në një tjetër vend gjykimi nga Galatini për në Kolumbia të Misurit, rojet e tij e lejojnë të arratiset.

1839, 22 prill:

Bashkohet përsëri me familjen e tij në Kuinsi të Ilinoisit.

1839, 10 maj:

Zhvendoset me familjen tek një shtëpi e vogël prej trarësh në Komers të Ilinoisit. Më vonë e riemëron qytetin si Navu.

1839, 29 nëntor:

Viziton Martin Van Buren-in, president i Shteteve të Bashkuara, në Uashington D.C., duke i kërkuar kompensim për padrejtësitë e Misurit. Ndërsa është atje, gjithashtu i kërkon ndihmë Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

1840, 15 gusht: (34 vjeç)

Shpall botërisht doktrinën e pagëzimit për të vdekurit në një funeral në Navu. Pagëzimet për të vdekurit kryhen së pari në lumin Misisipi dhe përrenj të zonës.

1840, shtator:

Në një fjalim nga Presidenca e Parë drejtuar Kishës, shpall se ka ardhur koha të fillohet ndërtimi i një tempulli në Navu.

1841, 4 shkurt: (35 vjeç)

Zgjidhet gjeneral-lejtënant i Legjionit të porsaorganizuar të Navusë, një njësi e milicisë shtetërore të Ilinoisit.

1841, 6 prill:

Vendosen gurët e themelit për Tempullin e Navusë.

1841, 21 nëntor:

Kryhen pagëzimet e para për të vdekurit në Tempullin e Navusë, në një pagëzore të drunjtë, ndërtuar e përkushtuar para se të përfundohej pjesa tjetër e tempullit.

1842, shkurt–tetor: (36 vjeç)

Shërben si botues i Times and Seasons, organ periodik i Kishës në Navu.

1842, 1 mars:

Boton “Letrën për Uentuorthin” në Times and Seasons; në mars dhe maj boton gjithashtu librin e Abrahamit në Times and Seasons.

1842, 17 mars:

Organizon Shoqatën e Ndihmës të Grave të Navusë, me presidente Ema Smithin.

1842, 4 maj:

Administron ordinancat e para të indaumentit në një dhomë të katit të sipërm të Dyqanit të tij me Tulla të Kuqe.

1842, 19 maj:

Zgjidhet kryetar bashkie i Navusë.

1843, 12 korrik: (37 vjeç)

Regjistron një zbulesë të besëlidhjes së re dhe të përjetshme, përfshirë natyrën e përjetshme të besëlidhjes së martesës (shih DeB 132).

1844, 29 janar: (38 vjeç)

Shpall kandidaturën e tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1844, mars:

Në një mbledhje me Dymbëdhjetë Apostujt dhe të tjerë, i ngarkon të Dymbëdhjetët të qeverisin Kishën në rastin e vdekjes së tij, duke u shpjeguar se ai u kishte dhënë atyre të gjitha ordinancat, autoritetin dhe çelësat e nevojshëm për ta bërë këtë.

1844, 27 qershor:

Martirizohet bashkë me vëllanë e tij Hajrëmin në burgun e Karthixhit të Ilinoisit.

1844, 29 qershor:

Varroset bashkë me Hajrëmin në Navu të Ilinoisit.