Ndihma për Studimin
13. Shtëpia Pallat në Nauvoo


13. Shtëpia Pallat në Nauvoo

Joseph Smith i Riu dhe familja e tij u vendosën në shtëpinë Pallat në Nauvoo në gusht 1843. Më vonë një pjesë u shtua në anën lindore të ndërtesës kryesore për të bërë gjithsej 22 dhoma. Duke filluar në janar 1844, Ebenezer Robinson e organizoi shtëpinë si hotel dhe Profeti mbajti 6 nga dhomat për familjen e tij. Shtëpia shërbeu në një farë mënyre si një qendër sociale e shoqërisë së Nauvoo-së. Udhëheqës të rëndësishëm u pritën këtu nga Profeti.

Ngjarje Domethënëse: Më 27 qershor 1844 profeti Joseph dhe vëllai i tij Hyrum u qëlluan e u vranë në Carthage, Illinois, dhe trupat e tyre u sollën në këtë shtëpi për nderimet e fundit përpara varrimit. Ata u varrosën në një varrezë të vogël familjare në anën tjetër të rrugës kryesore, në perëndim të shtëpisë së vjetër prej druri ku Joseph-i jetoi kur erdhi fillimisht në Nauvoo. Emma Smith jetoi në shtëpinë Pallat deri në 1871. Më pas ajo u vendos në shtëpinë Nauvoo, ku vdiq në vitin 1879.

Pamja
fotografia 13

13. Shtëpia Pallat në Nauvoo Shtëpia e familjes së profetit Joseph Smith në fillim të vitit 1843. Në ditët e hershme të Kishës, kjo ishte një qendër e jetës shoqërore mes shenjtorëve.