Ndihma për Studimin
8. Shtëpia e John Johnson-it


8. Shtëpia e John Johnson-it

Shtëpia e John dhe Alice Johnson-it ishte e vendosur në Hiram, Ohio. Kjo dhomë është në katin e dytë.

Ngjarje Domethënëse: Profeti Joseph Smith dhe gruaja e tij, Emma, jetuan në këtë shtëpi. Joseph-i dhe Sidney Rigdon-i morën vegimin e mrekullueshëm të shkallëve të lavdisë në praninë e shumë të tjerëve më 16 shkurt 1832 (DeB 76). Profeti Joseph gjithashtu punoi me Përkthimin e Joseph Smith-it të Biblës (PJS) në këtë shtëpi. Më 24 mars 1832, ndërsa Joseph-i dhe Emma po jetonin këtu, një turmë braktisësish dhe kundërshtarësh të Kishës i rrahën shumë dhe i mbuluan me zift e pupla Joseph-in dhe Sidney-n.

Pamja
fotografia 8

8. Shtëpia e John Johnson-it Ndërsa ndodhej në këtë shtëpi duke punuar për përkthimin e Biblës, profeti Joseph Smith dhe Sidney Rigdon morën zbulesën tani të shënuar në Doktrina e Besëlidhje 76, së bashku me zbulesa të tjera.