2010–2019
Pasqyra Tempulli të Përjetësisë: Një Dëshmi për Familjen
Tetor 2010


Pasqyra Tempulli të Përjetësisë: Një Dëshmi për Familjen

Një këndvështrim përjetësie i kthimit në ungjill dhe besëlidhjet e tempullit, mund të na ndihmojë të shohim bekimet e pasura në çdo brez të familjeve tona të përhershme.

Të dashur vëllezër dhe motra, kur djali ynë ishte në Qendrën Trajnuese Misionare në Provo, Motra Gong i postoi bukë të sapo pjekur atij dhe shokëve të tij misionarë. Këtu janë disa nga shënimet falënderuese që mori Motra Gong: “Motra Gong, ajo bukë ishte një shije e shtëpisë.” “Motra Gong, gjithë ç’mund të them është mrekulli. Ajo bukë është gjëja më e mirë që kam futur në gojë qysh nga ençiladat e nënës time.” Por kjo është e parapëlqyera ime: “Motra Gong, buka ishte e mrekullueshme”. Ai vazhdonte pastaj me shaka: “Mё kujtoni mua nëse gjёrat nuk shkojnë mirё mes jush dhe Z. Gong.”

Ne i duam misionarët tanë – çdo motër, plak, çift të rriturish. Ne i jemi të gjithë mirënjohës përjetësisht atij misionari të veçantë që solli i pari ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit në familjen tonë. Unë dëshmoj me mirënjohje se një këndvështrim përjetësie i kthimit në ungjill dhe besëlidhjet e tempullit mund të na ndihmojnë të shohim bekimet e pasura në çdo brez të familjeve tona të përjetshme.

E kthyera e parë në familjen tonë të Gong-ëve në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, është nëna jonë Xhin Gong. Si e re adoleshente në Honolulu, Havai, ajo dëgjonte; ajo dinte; ajo u pagëzua dhe u konfirmua; ajo po vazhdon në besim. Anëtarët besnikë të Kishës e ndihmuan nënën time që ajo të kishte miq të ungjillit, thirrje të Kishës dhe ushqim të vazhdueshëm nga fjala e mirë e Perëndisë. Në të folurën e sotme, çdo i kthyer i ri, i ri beqar në moshë madhore, ata që riktheheshin në aktivitetin e Kishës dhe të tjerë, bekojnë breza kur bëhen shokë shenjtorë në shtëpinë e Perëndisë.1

Një familje që e ushqeu nënën time, ishte ajo e Gerrit de Jong i Riu. Një gjuhëtar që e donte gjuhën e zemrës dhe të Shpirtit, gjysh de Jong-u e ngacmonte imagjinatën time prej djali të vogël me porosi si: “Manaferrat kur janë të kuqe janë jeshil”. Sot, duke folur për pajisjet elektronike të dorës, unë u them miqve të mi të rinj: “Manaferrat që lexohen në kishë i bëjnë peshkopët jeshilë të nxihen.”

Prindërit e mi, Uollteri dhe Xhin Gong-u u martuan tri herë: një ceremoni kineze për familjen, një ceremoni amerikane për miqtë dhe një ceremoni të shenjtë në shtëpinë e Zotit për kohën dhe përjetësinë.

Fëmijët tanë të Fillores këndojnë: “Unë dua tempullin ta shoh. Do t’shkoj një ditë atje”.2 Të rinjtë tanë zotohen që “të marrin ordinancat e tempullit”3.

Unë isha kohët e fundit në një Shtëpi të Zotit me një çift të denjë për të marrë bekime nga besëlidhja. Unë i ftova ata të bënin që, muaji i tyre i parë të mjaltit të zgjaste 50 vite, pastaj pas 50 vitesh të fillonin muajin e tyre të dytë të mjaltit.

Unë e gjeta veten duke parë me këtë çift të mrekullueshëm në pasqyrat e tempullit – një pasqyrë në këtë anë, një në atë anë. Së bashku pasqyrat në tempull reflektojnë pamje përpara dhe prapa që shtrihen si në përjetësi.

Pasqyrat e përjetësisë në tempull na kujtojnë se, çdo qenie njerëzore ka “një natyrë dhe destinacion hyjnor”; që “ordinancat dhe besëlidhjet e shenjta që janë në dispozicion në tempujt e shenjtë, bëjnë të mundur që individët të kthehen në praninë e Perëndisë dhe që familjet të bashkohen përjetësisht”;4 dhe që duke u rritur në dashuri dhe besnikëri ndaj njeri-tjetrit dhe Perëndisë, ne të mund t’u japim fëmijëve rrënjë dhe krahë.

Në pasqyrat e përjetësisë në tempull unë mendova për Dragon Gongun e Parë, lindur më 837 të erës sonë (ish dinastia Tang) në Kinën Jugore dhe arrita brezat pasardhës të familjes Gong deri te babai im, brezi i 32-të i regjistruar i familjes sonë. Vëllai, motra ime dhe unë jemi në familjen tonë brezi i 33-të; katër bijtë e mi të mrekullueshëm dhe kushërinjtë e tyre, brezi i 34-t; nipi ynë, brezi i 35-të i regjistruar i familjes Gong. Në pasqyrat e përjetësisë në tempull, unë nuk mund të shihja fillim apo fund brezash.

Pastaj unë përfytyrova jo vetëm një vazhdimësi brezash, por gjithashtu, një vazhdimësi të marrëdhënieve familjare. Në një drejtim unë pashë veten time si bir, nip, stërnip, prapa deri te Dragon Gongu i Parë. Në pasqyrat nga drejtimi tjetër, unë e pashë veten si baba, gjysh, stërgjysh. Unë mund ta shoh gruan time, Sjuzën, si bijë, mbesë, stërmbesë dhe, në drejtimin tjetër, si nënë, gjyshe, stërgjyshe.

Në pasqyrat e përjetësisë në tempull, unë fillova t’i kuptoj bashkëshorten time dhe veten njëkohësisht si fëmijë të prindërve tanë dhe prindër të fëmijëve tanë, si nipër të gjyshërve tanë dhe si gjyshër të nipërve tanë. Mësimet e mëdha të vdekshmërisë përvetësohen gradualisht nё shpirtrat tanё ndërsa mësojmë dhe japim mësim në rolet tona të përjetshme, përfshirë fëmijë dhe prind, prind dhe fëmijë.

Shkrimet e shenjta e përshkruajnë Shpëtimtarin tonë si “Ati dhe Biri”.5 Meqenëse jetoi në mish duke ia nënshtruar mishin vullnetit të Atit, Shpëtimtari ynë di si të na shpëtojë ne, njerëzit e Tij, në dhembjet, hidhërimet, tundimet, sëmundjet, madje në vdekjen tonë.6 Duke “zbritur nën gjithçka”,7 Shpëtimtari ynë mund të durojë brengat tona dhe të mbajë pikëllimet tona. “Ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona … ; për shkak të vurratave [të Shpëtimtarit tonë] … ne jemi të shëruar”.8

Qysh nga koha e këshillave në qiell, Shpëtimtari ynë kërkoi vetëm të plotësonte vullnetin e Atit të Tij. Ky model i Atit dhe Birit mund të ndihmojë të shpjegohet paradoksi “Ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri”.9 Bota ndjek e ndriçuar interesin e vet. Përsëri, fuqia nuk është te ne për të shpëtuar vetë. Por ajo është tek Ai. E pafund dhe e përjetshme10, vetëm Shlyerja e Shpëtimtarit përpin vdekjen, kohën, hapësirën, zemërimin, hidhërimin, padrejtësinë, vetminë dhe zemërthyerjen.

Ndonjëherë gjërat shkojnë keq madje edhe pse ne kemi bërë më të mirën tonë. Një Qengj i pafajshëm dhe i pastër, Shpëtimtari qan me dhe për ne. Kur ne e kujtojmë gjithmonë Atë,11, Ai mund të qëndrojë me ne “në të gjitha kohërat dhe në të gjitha gjërat dhe në të gjitha vendet që [ne] të gjende[mi]”.12 “Besnikëria [e Tij] është më e fortë se zinxhirët e vdekjes”.13 Duke na tërhequr ne drejt Vetes, Shpëtimtari ynë na çon ne tek Ati ynë në Qiell. Ndërsa disa gjëra janë të papërsosura në tokë, ne mund të besojmë tek Ati Qiellor për të plotësuar “planin e madh të shëlbimit, ku drejtësia, dashuria dhe mëshira bashkohen në harmoni hyjnore!”14

Një mrekulli e pamjeve që ne shquajmë në pasqyrat e përjetësisë në tempull, është se ato – ne – mund të ndryshojmë. Kur Xhini dhe Uollter Gongu u futën në një besëlidhje të re të përhershme, ata hapën rrugën për paraardhës (të tillë si Dragon Gongu i Parë) për t’u vulosur dhe për pasardhësit që të lindin në besëlidhje. Ju lutem mbani mend: ndërsa ndihmojmë secilën motër apo vëlla, ne bekojmë breza.

Bota është në trazirë,15 por në “të vetmen kishë të vërtetë dhe të gjallë” të Tij,16 ka besim dhe jo frikë. Me fjalët e Apostullit Pal, unë gjithashtu dëshmoj:

“Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, …

as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë jetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë”.17

Përulësisht unë dëshmoj: Perëndia jeton. Ai “do të thajë çdo lot nga sytë [tanë]”18 – përveç lotëve të gëzimit kur ne shohim nëpërmjet pasqyrave të përjetësisë në tempull dhe shohim veten në shtëpi, të dëlirë e të pastër, brezat e familjes sonë të vulosur nga autoriteti i priftërisë në dashuri, për të thirrur hosana, hosana, hosana.” Në emrin e Jezu Krishtit, amen.

  1. Shih Efesianëve 2:19.

  2. “I Love to See the Temple,” Children’s Songbook, f. 95.

  3. “Young Women Theme,” Young Women Personal Progress: Standing as a Witness of God (broshurë, 2009), f. 3.

  4. “Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës”, Liahona, tetor 2004, f. 49.

  5. Shih Mosia 15:2.

  6. Shih Alma 7:11–12.

  7. Doktrina e Besëlidhje 88:6; shih gjithashtu Doktrina e Besëlidhje 122:5–8.

  8. Isaia 53:5.

  9. Mateu 10:39.

  10. Shih Alma 34:14.

  11. Shih Doktrina e Besëlidhje 20:74, 79.

  12. Mosia 18:9

  13. Doktrina e Besëlidhje 121:44.

  14. “How Great the Wisdom and the Love,” Hymns, no. 195.

  15. ShihDoktrina e Besëlidhje 45:26; 88:91.

  16. Doktrina e Besëlidhje 1:30.

  17. Romakëve 8:38–39.

  18. Zbulesa 21:4.