2011
Veshur e Stolisur e Tëra
Prill 2011


Veshur e Stolisur e Tëra

“Ju jeni bijtë e Zotit, Perëndisë tuaj” (Ligji i Përtërirë 14:1).

  1. Elisa deshi të vishej e të stolisej. Ajo veshi këpucët e babit dhe vuri një hundë të kuqe të sajuar.

    Jam gaztore argëtuese.

  2. Elisa vrapoi drejt dhomës së saj. Vuri një kaskë ndërtimi me ngjyrë të verdhë dhe rrëmbeu një çekan plastik.

  3. Elisa goditi dyshemenë me çekan, para se të vraponte sërish drejt dhomës së vet.

    Jam ndërtuese e fuqishme.

  4. Elisa veshi një fustan xixëllues ngjyrë vjollcë dhe të argjendtë dhe doli nga dhoma duke u vërtitur.

  5. Elisës i pëlqeu të ishte princeshë. Ajo e mbajti fustanin veshur për gjithë ditën në vazhdim.

    Jam një princeshë e bukur.

  6. Në kohën e fjetjes Elisa veshi pizhamat e gjelbra që ajo parapëlqen. Doli nga dhoma e saj dhe u ul në prehrin e mamit.

  7. Unë jam Elisa. Jam fëmijë i Perëndisë.