2011
Doktrina e Besëlidhje 76:22–24
Prill 2011


Rresht pas Rreshti

Doktrina e Besëlidhje 76:22–24

Këto vargje shpallin një dëshmi të kohërave tona për Jezu Krishtin: Ai jeton!

22 Dhe tani, pas shumë dëshmive që janë dhënë për të, kjo është dëshmia, e fundit e të gjithave, që ne japim për të: Se ai jeton!

23 Sepse ne e pamë atë, madje në të djathtën e Perëndisë; dhe ne e dëgjuam zërin duke dhënë dëshmi se ai është i Vetëmlinduri i Atit –

24 Se nëpërmjet tij dhe prej tij, dhe përmes tij, botët janë e u krijuan dhe banorët e tyre janë bij e bija të lindura të Perëndisë.

Dëshmi të Shumta

Përpara kësaj zbulese janë dhënë shumë dëshmi për Krishtin e ringjallur. Ja disa shembuj:

Ai Jeton!

Pamja
President Thomas S. Monson

“Unë i kam lexuar – dhe unë i besoj – dëshmitë e atyre që përjetuan pikëllimin e kryqëzimit të Krishtit dhe gëzimin e Ringjalljes së Tij. Unë i kam lexuar – dhe unë i besoj – dëshmitë e atyre në Botën e Re, të cilët u vizituan nga i njëjti Zot i ringjallur.

Unë e besoj dëshminë e atij, që në këtë periudhë ungjillore foli me Atin dhe Birin në një korije që tani quhet e shenjtë dhe që dha jetën e tij, duke e vulosur atë dëshmi me gjakun e tij.”

Presidenti Tomas S. Monson, “Ai Ësht’ Ngritur!” Liahona, maj 2010, f. 89.

Botët Janë e Ishin Krijuar

Pamja
Elder Neal A. Maxwell

“Nën drejtimin e Atit, Krishti ishte Zoti i gjithësisë, i cili krijoi botë të panumërta – nga të cilat e jona është veç njëra (shih Efesianëve 3:9; Hebrejve 1:2).

Sa planetë që kanë njerëz gjenden në gjithësi? Ne nuk e dimë, por të vetëm nuk jemi në gjithësi! Perëndia nuk është Perëndi i vetëm një planeti!”

Plaku Nil A. Maksuell (1926–2004), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, në “Dëshmitarë të Veçantë të Krishtit” Liahona, prill 2001, f. 5.

Bij dhe Bija të Lindura të Perëndisë

Pamja
President Dieter F. Uchtdorf

“Ju nuk jeni qenie të zakonshme, fort të dashur miq të mi të rinj rreth botës mbarë. Ju jeni të lavdishëm e të përjetshëm. …

Lutja dhe bekimi im është që, kur ju të shikoni pamjen tuaj të pasqyruar, të jeni të aftë të shihni përtej papërsosurive e vetëdyshimeve dhe të kuptoni se cilët jeni me të vërtetë: bij e bija të lavdishëm të Perëndisë të Plotfuqishëm.

Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë, “The Reflection in the Water” (Mbrëmje rreth vatrës për rininë në moshë madhore nga Sistemi Arsimor i Kishës, 1 nëntor 2009); gjendet në adresën CESfiresides.lds.org.

Detaj nga Ai Është Ngritur, nga Del Parson