2011
Si mund të qëndroj i sigurt prej gjërave të këqija të botës?
Prill 2011


Dëshmitar i Veçantë

Si mund të qëndroj i sigurt prej gjërave të këqija të botës?

Nga “How to Live Well amid Increasing Evil”, Liahona, maj 2004, f. 100–102.

Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpreh disa mendime mbi këtë temë.

Pamja
Elder Richard G. Scott

Edhe pse jeta tani mund të duket e vështirë, mbahuni në shufrën e hekurt të së vërtetës. Ju po bëni më shumë përparim nga ç’mendoni.

Ju mund të jetoni një jetë të virtytshme, të frytshme, të drejtë duke ndjekur planin e mbrojtjes që është krijuar nga Ati juaj Qiellor: planin e Tij të lumturisë.

Kur vazhdoni të qendërzoni mendjen dhe zemrën tuaj tek Zoti, Ai do t’ju ndihmojë të keni një jetë të pasur e të plotë, pavarësisht asaj që ndodh në botën rreth jush.

Ati Qiellor përgatiti shkrimet e shenjta dhe jep udhëheqje hyjnore të vazhdueshme për mbështetjen tonë. Ajo ndihmë do të garantojë që ju të mund të jetoni me paqe e lumturi mes së keqes në rritje.

Kërkojeni e jini të vëmendshëm ndaj udhëheqjes personale që ju jepet përmes Shpirtit të Shenjtë

Ilustrim nga Bryan Beach