2011
Jezu Krishti Është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi Im
Prill 2011


Sjellim Filloren në Shtëpi

Jezu Krishti Është Shpëtimtari e Shëlbuesi Im

Këtë mësim dhe veprimtari mund ta përdorni për të mësuar më shumë mbi temën e Fillores këtë muaj.

“Ne besojmë se nëpërmjet Shlyerjes së Krishtit, i gjithë njerëzimi mund të shpëtohet, me anë të bindjes ndaj ligjeve dhe ordinancave të Ungjillit” (Nenet e Besimit 1:3).

Çfarë do të ishit të gatshëm të jepnit për dikë që e doni shumë-shumë? Shpëtimtari, Jezu Krishti, na do aq shumë, sa dha jetën e Tij për ne.

Ati Qiellor e dinte që, nëse mëkatonim dhe bënim gabime, nuk do të ishim në gjendje të jetonim sërish me Të. Prandaj, Biri i Tij, Jezu Krishti, propozoi të ishte Shpëtimtari ynë. Ati Qiellor e zgjodhi që të na shpëtonte, për arsye se Ai ishte i vetmi që mund jetonte jetë pa mëkat.

Jezusi vuajti e vdiq që të na shpëtojë nga vdekja dhe mëkatet tona. Kjo vepër e dashurisë quhet Shlyerja. Për arsye të Shlyerjes ne mund të pendohemi për mëkatet tona, të falemi dhe të bëhemi të pastër e të dëlirë siç është Jezusi.

Jezusi u kryqëzua dhe vdiq, por, pas tre ditëve, Ai u ringjall. Ai jetonte sërish! Ngaqë Ai u ringjall, gjithashtu do të ringjallemi ne. Kjo do të thotë se trupi dhe shpirti ynë do të ribashkohen përjetë.

Me të vërtetë që Jezu Krishti është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë. Ai është shembulli i përkryer për të gjithë ne. Na mësoi se si ta trajtojmë njëri-tjetrin me dashamirësi. Na mësoi se si t’i shërbejmë njëri-tjetrit. Na mësoi se si të bëhemi më të mirë. Ne nuk do të jemi të aftë të jetojmë një jetë të përkryer siç jetoi Ai, por ne mund të kthehemi që të jetojmë me Jezusin e me Atin Qiellor duke zbatuar urdhërimet e duke bërë përpjekjet tona më të mira. Ne duhet ta ndjekim Jezu Krishtin çdo ditë. ◼

Majtas: ilustrim nga Paul Mann © 1991 IRI; djathtas: ilustrim nga Beth M. Whittaker