2011
Zgjedhja e Nijas
Prill 2011


Zgjedhja e Nijas

Nija po luante përpara shtëpisë kur halla e saj e thirri brenda. “Nija, a do të shkosh te dyqani i perimeshitësit të blesh disa karrota për darkë?” pyeti halla e saj.

“Po!” tha Nija me gëzim. I pëlqente të shkonte në dyqan, i pëlqente ta ndihmonte hallën e saj.

Nija mori paratë që i dha halla dhe eci rrugës për në dyqanin atje pranë.

“Duhet të blej disa karrota për darkë”, i tha Nija tregtarit.

Tregtari i vuri karrotat në trastën e Nijas dhe i tha sa kushtonin. Nija i dha paratë.

“Ja kusuri yt”, tha tregtari ndërsa i kthente disa para.

Nija e falenderoi dhe u nis të shkonte në shtëpi. Ndërsa ecte, ajo pa paratë që i kishte dhënë tregtari. “Më ka dhënë shumë kusur”, mendoi. “Unë tani mund ta mbaj këtë lek për vete!”

Por pastaj Nija ndaloi së ecuri. “Ati Qiellor nuk do të jetë i lumtur me mua nëse i mbaj këto para”, mendoi ajo. “Duhet të jem e ndershme me fjalët dhe veprat e mia.”

Nija u kthye dhe shkoi përsëri te dyqani. “Më ke kthyer shumë para”, i tha ajo tregtarit ndërsa i jepte paratë e tepërta.

Tregtari mori paratë. “Ti je një vajzë e mirë”, tha ai. Pastaj ai vuri disa mollë në një qeskë dhe ia dha Nijas. “Faleminderit që ishe e ndershme. Të lutem merri këto mollë dhe shijoji me familjen tënde.

Nija ndiente ngrohtësi dhe lumturi kur po shkonte në shtëpi. Ajo e dinte që Ati Qiellor ishte kënaqur që ajo kishte zgjedhur të ishte e ndershme.

Ilustrime nga Louise Parker