2011
Kalushët e Mi të Qëndisur
Prill 2011


Kalushët e Mi të Qëndisur

Sandra Jennings, Nju-Meksiko, SHBA

Unë kam një pikturë të qëndisur me dy kalushë laramanë në të cilën punova përreth një vit. Ajo thuajse ishte mbaruar kur unë zbulova se pata bërë një gabim në ngjyrën e njërit nga kalushët. Duke qenë se ishte një ngjyrë e mundshme për qimen e një kali, unë nuk e pata kuptuar gabimin tim, gjersa pashë se ngjyra e kalushit nuk shkonte me ngjyrat pranë në kanavacë.

Unë u dërrmova. Pata shpenzuar gjithë atë kohë duke punuar pikturën dhe mendimi i heqjes së të gjitha kryqeve të ngjyrës së gabuar ishte gati dërrmues. Me lotë në sy hapa kovën e mbeturinave dhe e hodha pikturën brenda.

Unë u ula në tryezën ku mbaja mjetet e qepjes për të vajtuar humbjen e pikturës sime të bukur me kalush dhe të vazhdoj në projekte të tjera. Por nuk mund ta bëja, – unë nuk mund ta lija të humbiste projektin për të cilin pata punuar aq fort. Hapa mbeturinat dhe e gjeta përsëri robën. Unë gjeta një nyje prapa ngjyrës që nuk shkonte dhe e preva me kujdes. Duke e kthyer pikturën përmbys, unë fillova ta heq perin.

Ndonjëherë heqja shkonte shpejt. Herë të tjera unë e shihja se nuk ishte aq e lehtë. Nuk isha e sigurt si ta zhbëja atë që pata bërë. Ndonjëherë më duhej ta prisja perin në çdo kryq një nga një. Djali im vuri re se i bënte përshtypje që unë do të bëja gjithë atë punë për ta sjellë siç duhej. Ajo ishte thjesht një pikturë me kryq, në fund të fundit.

Ndërsa hiqja kryqet, unë fillova të mendoj për pendimin dhe sa e vështirë kishte qenë të korrigjoja disa nga gabimet që kam bërë. Pendimi i vërtetë kërkon dëshirë, punë dhe vuajtje të madhe, por ia vlen të përpiqesh.

Kur i hodha përsëri kryqet, u kujtova se pendimi lejon Shlyerjen e Jezusit të heqë njollën e mëkatit nga jeta ime dhe të më ndihmojë të filloj përsëri. “Kalushët e pendimit” tim vareshin në shtëpinë time, një kujtesë e butë por e gjallë që të bëj çka është e drejtë, kurrë të mos heq dorë kur dështoj dhe të kujtoj se nëpërmjet pendimit, Shlyerja do të bëjë ndryshimin.