2011
Duke Mbajtur Vesh më në Fund
Prill 2011


Duke Mbajtur Vesh më në Fund

“Ajo është një mikeshë e vjetër dhe nuk është një takim dashurie”, i thashë vetes. Kështu përse Shpirti vazhdon të më paralajmërojë se nuk duhet të jem atje?

Kur isha në kolegj, unë isha bekuar me një stazh sfidues në një qytet larg nga shtëpia. Një mik i vjetër imi jetonte pranë dhe edhe pse ne nuk kishim të njëjtin besim, ndryshimet tona nuk na kishin ndalur nga të qenit miq të shkujdesur.

Kur unë e takova për herë të parë Madelinën (emri është ndryshuar), ne punonim të dy me një të re tjetër që ishte një shembull i shkëlqyer i shenjtores së ditëve të mëvonshme. Unë mbaj mend Shpirtin që tregonte ndryshimet e holla midis secilës së re, duke shpjeguar se si edhe zgjedhje të vogla mund të vendosin një drejtim për më vonë në jetë. Unë i kam kujtuar në të vërtetë këto mbresa shpirtërore për vite.

Tani përsëri në kontakt pas disa vitesh, Madelina dhe unë planifikuam një kohë për të qenë së bashku. Kur ra mbrëmja, unë u bëra befasisht nervoz. Unë mora një tren për në qytetin e saj dhe kur erdha më afër, një zë brenda mendjes dhe zemrës sime tha: “Ti presupozohet të takosh vetëm njerëz që kanë standarde të larta”.

“Ky nuk është një takim dashurie”, mendova. “Unë thjesht po takohem me një mikeshë të vjetër.” Shpirti përsëriti paralajmërimin, duke më shtyrë derisa kuptova se ai ishte vërtet një takim dashurie dhe fillova të pyes veten rreth standardeve aktuale dhe mënyrës së jetesës së mikeshës. “Ajo e di që unë jam SHDM”, arsyetova. “Ajo është e familjarizuar me standardet e mia dhe nuk do të ketë problem.”

Unë fillova, gjithsesi, të pyes veten nëse “ndryshimet e holla” që kisha vërejtur më parë, patën shkaktuar që rrugët tona të ndaheshin më shumë nga sa prisja. Kështu unë ndoqa nxitjen e Shpirtit dhe i telefonova mikeshës për ta anuluar. Unë isha aq i trembur se mos e fyeja. Si mund t’ia shpjegoja përshtypjet shpirtërore një mikeshe që nuk e vlerëson misionin e Frymës së Shenjtë?

Unë shpjegova se nuk ndihesha rehat me një nga aktivitetet që patëm planifikuar dhe shpresoja se kjo do të më jepte një arsye të pranueshme për ta lënë mbrëmjen. Ajo u zhgënjye dhe ofroi të ndryshonim planet tona. Unë u lehtësova dhe rashë dakord me ndryshimin sepse mendova: “Mundet që aktiviteti të ishte arsyja pse Shpirti po më paralajmëronte”. Por ankthi që ndieja nuk do të largohej.

Ne po argëtoheshim atë natë, por kohë pas kohe, Shpirti më thoshte se paralajmërimi i mëparshëm ishte i rëndësishëm. Në fillim asgjë nuk dukej shqetësuese, por ndërsa mbrëmja kalonte, u bë më e qartë se ndërsa ne mund të vinim nga biografi të ngjashme, ne kishim ndjekur drejtime tërësisht të ndryshme. Standarded tona nuk ishin njësoj – madje në gjëra të vogla. Kur ajo porositi verë, unë shpjegova se unë preferoja të mos paguaja për alkool. Ajo i respektonte dëshirat e mia dhe e pagoi vetë.

Ankthi im shpirtëror vazhdonte të rritej ndërsa mbrëmja kalonte. Kur darka u mbyll, unë isha në buzë të karriges sime, gati për t’u larguar, sepse e dija që treni i fundit i mbrëmjes do të nisej shpejt dhe unë jetoja tepër larg për të marrë taksi. Duke patur parasysh shqetësimin tim, mikesha tha se unë mund të flija te vendi i saj. Tani Shpirti nuk do të më linte vetëm, duke vërtetuar atë që unë tashmë e dija: qëndrimi nuk ishte një variant.

Kur po ecja për në shtëpinë e saj, unë u përpoqa shumë që të dukem i qetë. “A je i sigurt se nuk dëshiron të qëndrosh?” pyeti ajo. Unë isha i sigurt. Ajo nuk ishte nxitëse apo fyese, por Shpirti qetësisht fliste më qartë se tingulli i bubullimës. Unë mund të humbas trenin!

Unë prita deri sa e pashë që ishte brenda, pastaj vrapova aq shpejt sa munda për të arritur stacionin e trenit në kohë. Nuk mund të mos mendoja për Jozefin në Egjipt kur ai vrapoi për t’i ikur tundimit (shih Zanafilla 39:7–12).

Ndërsa mendoj përsëri për ngjarjet e asaj nate, unë ndiej edhe frikë edhe mirënjohje: frikë për atë çka mund të kish qenë dhe mirënjohje për shoqërinë e Frymës së Shenjtë. Shpirti foli dhe, edhe pse duhej ta kisha dëgjuar më herët, unë jam i gëzuar që më në fund e dëgjova.

Është e qartë se pamja ime e gjendjes atë natë, ishte sigurisht jo aq e qartë sa ajo e Zotit. Siç shënoi Isaia:

“‘Duke qenë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia’, thotë Zoti.

Ashtu si qiejtë janë më të lartë se toka, kështu edhe rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet e mia janë më të larta se mendimet tuaja” (Isaia 55:8–9).

Disa zgjedhje me të cilat përballemi në jetë bëhen dhe harrohen shpejt. Ka zgjedhje të tjera që vijnë si mësime të cilat ne do të bënim mirë të mos i harrojmë kurrë. Unë jam aq mirënjohës të di se kur ne marrim parasysh nxitjet e Frymës së Shenjtë – dhe kur ne veprojmë kështu menjëherë – ne mund të qëndrojmë më lehtësisht në rrugën që Jezu Krishti caktoi për ne që ta ndjekim.

Ilustrimi nga Jeff Ward