2011
Fuqia e Shkrimeve të Shenjta
Prill 2011


Fuqia e Shkrimeve të Shenjta

Kur dy adoleshentë haitianë u lejuan një mundësi shkrimeve të shenjta, jeta e tyre ndryshoi.

Rooma nuk kishte vërtet dëshirë të studionte shkrimet e shenjta. Vaitiarja nuk kishte vërtet dëshirë të shkonte në seminar. Dhe nuk ishin të detyruar. Por, kur zgjodhën të vepronin ashtu, jeta e tyre ndryshoi.

Përse Mosbërje?

Përse një adoleshent të zgjidhte që çdo të enjte të shpenzonte dy orë të mbrëmjes duke studiuar shkrimet e shenjta me mamanë e vet? Një vit më parë Rooma Terooatea, nga Tahiti, do ta kishte vënë në dyshim këtë gjë.

Tani ai mund të pyeste përse një adoleshent do të zgjidhte mosbërjen.

Gjatë tre viteve të seminarit, Rooma kurrë nuk kishte treguar vërtet vëmendje kur mësuesit e tij caktonin shkrime të shenjta që t’i lexonin për mësimin tjetër. “Unë nuk doja t’i lexoja ato”, thotë ai. “Shkrimet e shenjta nuk më interesonin vërtet.”

Por çuditej përse udhëheqës të Kishës në lagjen dhe kunjin e tij përdornin gjithnjë shkrimet e shenjta në bisedat dhe mësimet e tyre. Ai i vëzhgonte udhëheqësit e tij. Ai vuri re sa të lehtë e kishte presidenti i kunjit të tij të citonte shkrimet e shenjta.

Prandaj, kur Kunji i Faaas në Tahiti i ndau studentët e seminarit në ekipe për të zhvilluar konkurse lidhur me zotërimin e shkrimeve të shenjta gjatë gjithë vitit të tij të fundit në seminar, Rooma vendosi t’u lejonte një mundësi shkrimeve të shenjta.

Pikërisht kjo ishte koha kur për të filluan seancat studimore të përjavshme me nënën e tij. Çdo mbrëmje të së enjteve studionin së bashku për konkursin e klasës mësimore të ditës tjetër, duke mësuar se ku ndodhen vargjet e rëndësishme e madje duke mësuar përmendësh shumë prej tyre.

E pikërisht kjo ishte koha kur për Rooman gjërat filluan të ndryshonin. Studimi vetjak i shkrimit të shenjtë ia forcoi lidhjen me mamanë e tij. Filloi të shihte ngjashmëritë ndërmjet asaj që mësojnë shkrimet e shenjta dhe asaj që ndodh në botën e sotme. Ndërsa lutej në lidhje me atë që lexonte, kuptonte se ajo ishte nga Perëndia.

Kjo gjithashtu e ndihmoi që ta çonte ekipin e tij drejt fitores në kampionatin e zotërimit të shkrimeve të shenjta të zhvilluar për kunjin.

Në bekimet që ka marrë, Rooma kupton një mësim që ai e ka mësuar në studimin e tij. “Tek Mosia 2:24 Mbreti Beniamin mësonte se, kur zgjedhim për të bërë atë që kërkon Zoti, ne bekohemi menjëherë”, thotë Rooma. Një nga bekimet më të mëdha që ai ka marrë është se, “pas studimit të shkrimeve të shenjta në këtë vit, e di që Libri i Mormonit është i vërtetë”.

Mos Më Thoni Çfarë të Bëj

Në fillimin e vitit shkollor Vaitiare Pito ende nuk ishte një anëtare e Kishës. Në ç’mënyrë, pra, një anëtare e re e cila nuk kishte qenë asnjëherë më parë në seminar, e ndihmoi ekipin e saj të fitonte kampionatin e zotërimit të shkrimeve të shenjta të zhvilluar për kunjin?

“Nuk u shqetësova që nuk kisha shumë përvojë”, thotë ajo. “Shumë prej atyre vargjeve unë i mësova gjatë mësimeve të misionarëve.”

Pjesa më e madhe e familjes së Vaitiares u bashkua me Kishën pas vdekjes së papritur të babait të saj dhe pasi udhëheqësi i misionit të lagjes i solli misionarët në shtëpinë e Vaitiares. Ata folën për njësinë familjare dhe qëndrimin së bashku përgjithmonë. “Kjo vërtet që solli ndryshim në familjen tonë”, thotë ajo.

Megjithatë, kjo jo doemos e ndryshoi qëndrimin e pavarur të 17-vjeçares. “Pasi u pagëzova, gjithkush më thoshte se duhej të shkoja në seminar”, thotë ajo. “Mua nuk më pëlqen të më thonë çfarë të bëj, prandaj kjo më kërkoi njëfarë kohe që të shkoja.”

Më në fund ajo vendosi vetë të shkonte dhe zbuloi se i pëlqente. U caktua të bënte pjesë në të njëjtin ekip të zotërimit të shkrimeve të shenjta sikurse Rooma.

Në fillim ajo nuk bëri përpjekje për të lexuar shkrimet e shenjta që caktoheshin. Por, kur vendosi që t’i lexonte, shpejt njohu një numër bekimesh.

“Shkrimet e shenjta kanë qenë një ndihmë e madhe”, thotë ajo. “Nga shkrimet e shenjta kam mësuar shumë gjëra”, përfshirë rëndësinë e lutjes dhe që Ati Qiellor do t’u përgjigjet atyre lutjeve.

Ajo gjithashtu mësoi që, kur e vendos të bëjë diçka, si vajtja në seminar apo leximi i shkrimeve të shenjta, mbajtja e zotimit është më e lehtë, sesa po ta bëjë ngaqë është e detyruar apo se “ashtu duhet”.

Tashmë që viti shkollor është mbyllur, Vaitiarja është mirënjohëse që zgjodhi të shkonte në seminar e të studionte shkrimet e shenjta: “E di që, kur lexojmë shkrimet e shenjta, bekohemi”.

Kur Rooma Terooatea (poshtë) dhe shokët e tij të klasës së seminarit udhëtonin drejt Mooreas fqinjë (majtas) për të provuar dijen e tyre për shkrimet e shenjta, rezultati nuk ishte i rëndësishëm – Rooma tashmë ishte një fitues.

Pasi Vaitiare Pito, nga Tahiti, vendosi të studionte shkrimet e shenjta, ajo filloi të njihte bekime.

Fotografitë nga Adam C. Olson, përveç kur ka shënim; sipër: fotografia © iStock; fotografia e lules © iStock