2012
Guxim për të Përballuar Stuhinë
janar 2012


Rinia

Guxim për të Përballuar Stuhinë

Natën e dytë të kampit të Të Rejave të kunjit tim, ne patëm një stuhi me shi dhe tornado. Lagjja ime kishte rreth 24 të reja pjesëmarrëse në kamp me dy udhëheqëse dhe ne të gjitha duhej të futeshim në një kabinë të vogël për mbrojtje. Shiu po binte dendur dhe era po shtohej. Më duhej të kujtoja vazhdimisht lutjen për siguri që presidenti i kunjit tonë pati bërë më parë. Lagjja jonë gjithashtu bëri lutjen e vetë grupit në kabinën tonë dhe unë bëra lutjet e mia vetjake.

Shumë vajza ishin të frikësuara dhe qe e lehtë ta kuptoje përse. Kabina jonë nuk ishte shumë e fortë dhe ne ishim pikërisht te buza e një lumi. Brenda rreth 20 minutash stuhia u përkeqësua aq shumë, saqë gjithë kunjit iu desh të vraponte nga kabinat përkatëse të lagjes për te kabinat e këshilltarëve, që qenë në truall më të lartë. Presidenti im i kunjit bëri një lutje tjetër dhe ne kënduam himne, këngë të Fillores dhe këngë kampi në përpjekje për të qetësuar veten. Po, ne ishim të frikësuara, por ne ndienim se çdo gjë do të rregullohej. Gjysmë ore më vonë çdo gjë ishte në rregull për t’u kthyer në kabinat tona të lagjes.

Më vonë pamë se çfarë pati ndodhur me tornadon atë natë. Ajo qe ndarë në dy stuhi. Një prej tyre kaloi përreth nesh nga e djathta dhe tjetra nga e majta. Ajo që provuam nuk ishte as kulmimi i saj!

Unë e di se Perëndia i dëgjoi lutjet tona atë natë dhe Ai na mbrojti nga kulmimi i stuhisë. Përse do të ndahej një tornado përveç nëse Perëndia do të dëshironte kështu? Unë e di se në stuhitë e jetës, ne mundemi gjithmonë t’i lutemi Atit Qiellor dhe Ai do ta dëgjojë dhe do të na përgjigjet, duke na dhënë guximin dhe mbrojtjen që kemi për t’ia dalë mbanë të sigurt.