2015
Një Kujtues për Lutjen
shtator 2015


Fëmijët

Një Kujtues për Lutjen

Presidenti Ajring të mëson se është e rëndësishme të lutesh me familjen tënde. Ti mund të jesh një shembull për familjen tënde duke u lutur çdo ditë. Ti mund ta kujtosh familjen tënde të lutet së bashku çdo ditë. Mbaje mend këtë citim nga një bisedë tjetër e Presidentit Ajring: “Ati Qiellor i dëgjon lutjet tuaja. Ai ju do. Ai e di emrin tuaj” (“Zbulesa e Vazhdueshme”, Liahona, nëntor. 2014, f. 73). Shkruaje këtë citim në një kartë ose fletë letre dhe vendose atje ku do ta shohë e gjithë familja. Në këtë mënyrë, ti do ta mbash mend gjithnjë se Ati Qiellor dëshiron të të dëgjojë t’i flasësh!