2017
Përgatituni për Tempullin Çdo Ditë
Prill 2017


Përgatituni për Tempullin Çdo Ditë

Pamja
Prepare for the Temple Every Day

Kur isha nëntë vjeçe, kisha një mësuese të mrekullueshme Filloreje që quhej motra Kohlër. Unë isha shumë e turpshme dhe ajo ishte aq e mirë, saqë mua më pëlqente shumë të isha me të. Një ditë ajo i dha secilit prej nesh një copë letre. Ne të gjithë shkruam se çfarë donim të bënim kur të rriteshim. Unë shkrova: “Të shkoj në kolegj dhe të martohem në tempull”. E ngjita letrën mbi derën e dollapit tim. Gjatë natës, drita nga llamba e rrugës shkëlqente përmes dritares sime. Ngrija sytë te copa ime e letrës. Ajo më kujtonte që unë doja të shkoja në tempull.

Asokohe, kishte vetëm 12 tempuj në botë. Doja të shkoja tek të gjithë.

Kurdoherë që nëna dhe babai planifikonin pushime, ata gjithmonë e çonin familjen tonë në tempull. Ne jetonim në Oregon, SHBA. Tempulli më i afërt ishte 965 km larg në Kardston të Albertës në Kanada. Makina jonë nuk kishte ajër të kondicionuar. Vëllai, motra ime dhe unë uleshim në ndenjësen e pasme. Ne varnim një peshqir të lagur jashtë dritares së makinës. Më pas e vendosnim atë në qafë për t’u freskuar.

Ishte shumë emocionuese kur më në fund e shihnim tempullin. Unë nuk dija shumë rreth asaj që ndodhte aty, por prindërit e mi ishin gjithmonë të lumtur kur dilnin. E dija se tempulli ishte shumë i rëndësishëm. E dija se ishte shtëpia e Zotit. (Në foto, unë jam ajo me këmishë të bardhë).

Pasi mbusha 12 vjeçe, arrita të bëja pagëzime në disa tempuj. Më pas, kur takova burrin tim të ardhshëm, zbulova se edhe ai e pëlqente shumë tempullin! Ne u martuam në Tempullin e Mantit në Juta.

Ju mund të përgatiteni për tempullin çdo ditë. Shkoni në tempull kur të mundeni. Prekini muret e tij. Kur nipi im, Xhareti, ishte 11 vjeç, punoi mbi historinë familjare çdo të diel me të atin. Ai gjeti shumë emra paraardhësish. Tani që është 12 vjeç, ai po bën pagëzime në tempull për këta paraardhës!

Kur jeni në tempull, ju mund të ecni atje ku ecën Jezusi. Është shtëpia e Tij. Unë shpresoj që ju do të luteni çdo ditë që Ati Qiellor t’ju ndihmojë të përgatiteni për të hyrë në tempull dhe për të ndier dashurinë e Tij.