2017
Shërbimi Ndaj të Tjerëve me Besim
Prill 2017


Rinia

Shërbimi Ndaj të Tjerëve me Besim

Pamja
boys with shovels

Presidenti Uhtdorf na thotë se besimi ynë në Perëndi duhet të “shoqërohet nga veprat”. Kur besimi ynë “shoqërohet nga vepra të vazhdueshme”, shpjegon ai, kjo “e mbush … shpirtin me paqe e dashuri”. Me premtimin për këtë bekim, ne mund të sjellim një ndryshim dhe mund ta shohim këtë në jetën tonë nëse gjejmë kohën për të bërë shërbim të mbushur me besim. Ju mund të luteni çdo mëngjes që t’i kërkoni Zotit ndihmë për t’u shërbyer të tjerëve. Për shembull, kërkojini Atij që t’ju tregojë se kur një motër apo vëlla ka nevojë për ndihmë për një detyrë ose kur një mik ka nevojë për një kompliment. Pastaj, kur të merrni një nxitje, veproni sipas saj. Nëse këto lutje dhe këtë shërbim i bëni zakon, atëherë veprat tuaja besnike e të vazhdueshme do ta bekojnë jetën tuaj dhe jetën e të tjerëve. Presidenti Uhtdorf premton se ju “mund t’i shndërroni individët, familjet, kombet dhe botën”.