2017
Kur Vdiq Shoqja Ime
Korrik 2017


Rinia

Kur Vdiq Shoqja Ime

Autorja jeton në Juta të SHBA-së.

Gjatë vitit të dytë në shkollën e mesme, shoqja ime pësoi një aneurizëm në tru dhe ndërroi jetë të nesërmen. Ndonëse isha anëtare e Kishës, prapëseprapë e pata të vështirë. Më kishin mësuar gjatë gjithë jetës sime që mund t’i drejtohesha Atit Qiellor dhe Shpëtimtarit për gjithçka, por nuk më ishte dashur kurrë të kaloja diçka të tillë më parë.

Qava për orë të tëra, duke u përpjekur të gjeja diçka – çfarëdolloj gjëje – që të më jepte paqe. Natën pasi ajo ndërroi jetë, mora librin e himneve. Teksa shfletoja faqet, ndalova te himni “Me Mua Rri; Ësht’ Muzg Tani” (Himne, nr. 93). Strofa e tretë më tërhoqi vëmendjen:

“Me mua rri; ësht’ muzg tani,

N’vetmi kjo nat’ do shkoj’

Nëse me Ty dot s’bisedoj

E dritën Tënde s’gjej.

Err’sirës s’botës i druhem,

Se mos n’shtëpi më vjen.

O Shpëtu’s, pran’ k’të nat’ më rri;

Shiko, ësht’ muzg tani.”

Ky varg më mbushi me shumë paqe. Atëherë e kuptova se Shpëtimtari jo vetëm që mund të rrinte me mua atë natë, por edhe që Ai e dinte saktësisht se si ndihesha. E di se dashuria që ndjeva nëpërmjet himnit, jo vetëm që më ndihmoi ta kaloja atë natë, por më ka ndihmuar të kaloj shumë sprova të tjera që kam duruar.