2017
Që të Jenë Një
Korrik 2017


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Korrik 2017

Që të Jenë Një

Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni frymëzim për të ditur se çfarë të thoni. Si do t’i përgatitë bijat e Perëndisë të kuptuarit e qëllimit të Shoqatës së Ndihmës për bekimet e jetës së përjetshme?

Pamja
Relief Society seal

Besim Familje Ndihmë

“Jezusi arriti unitet të përsosur me Atin duke ia nënshtruar veten e Tij, si mishin dhe shpirtin, vullnetit të Atit”, dha mësim Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

“… Sigurisht që ne nuk do të jemi një me Perëndinë dhe Krishtin derisa t’i bëjmë vullnetin dhe interesin e Tyre dëshirën tonë më të madhe. Një nënshtrim i tillë nuk arrihet brenda një dite por, nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë, Zoti do të na mësojë nëse jemi të gatshëm derisa, me kalimin e kohës, të mund të thuhet me saktësi se Ai është në ne sikurse Ati është në Të.”1

Linda K. Barton, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, na e mësoi si të punojmë drejt këtij uniteti: “Bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve tona është shprehje e zotimit tonë për t’u bërë si Shpëtimtari. Idealja është të përpiqemi të kemi qëndrimin që shprehet më mirë në pak fraza të një himni të parapëlqyer: ‘Do shkoj ku ti do që të shkoj. … Do them çfar’ ti do që un’ të them. … Do jem çfar’ ti do që të jem.’”2

Plaku Kristoferson na kujtoi gjithashtu se “ndërsa orvatemi ditë pas dite dhe javë pas jave që ta ndjekim shtegun e Krishtit, shpirti ynë e pohon epërsinë e tij, beteja në brendësi qetësohet dhe tundimet pushojnë së krijuari probleme”3.

Nil F. Mariot, Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave, jep dëshmi për bekimet e përpjekjes për ta pajtuar vullnetin tonë me atë të Perëndisë: “Kam hasur vështirësi për ta fashitur dëshirën e vdekshmërisë për t’i pasur gjërat sipas mënyrës sime, duke e kuptuar përfundimisht se o sa e mangët, e kufizuar dhe e dobët është mënyra ime ndaj mënyrës së Jezu Krishtit. Udha e [Atit tonë Qiellor] është shtegu që të çon drejt lumturisë në këtë jetë dhe jetës së përjetshme në botën që vjen.”4 Le të përpiqemi fort dhe përulësisht që të bëhemi një me Atin tonë Qiellor dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin.

Shkrime të Shenjta dhe Informacion i Mëtejshëm

Gjoni 17:20–21; Efesianëve 4:13; Doktrina e Besëlidhje 38:27; reliefsociety.lds.org

Shënime

  1. D. Todd Christofferson, “That They May Be One in Us”, Liahona, nëntor 2002, f. 72, 73.

  2. Linda K. Barton, “Fuqia, Gëzimi dhe Dashuria e Mbajtjes së Besëlidhjeve”, Liahona, nëntor 2013, f. 111.

  3. D. Todd Christofferson, “That They May Be One in Us”, f. 71.

  4. Nill F. Mariot, “Dorëzimi i Zemrave Tona Perëndisë”, Liahona, nëntor 2015, f. 32.