2021
T’i Ndihmojmë të Tjerët të Përgatiten për Nevoja të Papritura
Shtator/Tetor 2021


Parimet e Dhënies së Shërbesës

T’i Ndihmojmë të Tjerët të Përgatiten për Nevoja të Papritura

Si vëllezër dhe motra shërbestare, ne mund t’i ndihmojmë vëllezërit dhe motrat tona të përgatiten për një botë të pasigurt.

Pamja
a mother and her toddler son planting an indoor garden

Fotografia nga Getty Images

Pandemi, fatkeqësi natyrore, rënie të ekonomisë, trazira politike dhe konflikte të dhunshme – bota ka parë boll prej tyre vitin e kaluar. Përveç këtyre ngjarjeve në shkallë të gjerë, ne përballemi edhe me sfida të papritura në jetën tonë personale, të tilla si sëmundja, humbja e të ardhurave, shkurorëzimi e kështu me radhë.

Përpjekjet tona për t’u përgatitur për të papriturën mund të na japin mbrojtje dhe siguri për veten dhe të tjerët. Çfarë mund të bëjmë si vëllezër e motra shërbestare për t’i ndihmuar ata që duam, t’u bëjnë ballë stuhive të papritura në jetën e tyre?

Karlomanjo Agilar nga Anhelesi, Filipine, jep vetëm një shembull. Kur ai mësoi se zona e tij do të hynte në karantinë për shkak të pandemisë nga COVID-19, ai nxitoi të blinte furnizime – ndonëse lista e tij ndryshonte nga ajo e të tjerëve përreth vetes. Ai kishte një plan për të qenë i përgatitur – të blinte fara dhe pleh për kopshtin e shtëpisë së tij.

Pamja
video still of man teaching about growing food

Karlomanjo Agilar hapi një kanal në internet për të dhënë mësim rreth të qenit fermer në qytet.

Në një përpjekje për të qenë më i mbështetur te vetja, Karlomanjo ka qenë një fermer në qytet prej vitesh. Ai gjithashtu u jep shërbesë fqinjëve të tij, edhe duke u dhënë prodhim nga kopshti i vet, edhe duke u mësuar se si të kultivojnë bimë bujqësore. Ai krijoi gjithashtu një kanal në internet ku këshillat dhe mësimet e tij praktike janë në dispozicion të çdokujt, duke i ndihmuar vëllezërit dhe motrat e tij të bëhen më të mbështetur te vetja e të përgatitur për të ardhmen.

Peshkopi W. Kristofer Uadelli, Këshilltar i Parë në Peshkopatën Kryesuese, dha mësim: “Kur i përqafojmë parimet shpirtërore dhe kërkojmë frymëzim nga Zoti, ne do të udhërrëfehemi për të ditur vullnetin e Zotit për ne, individualisht dhe si familje, dhe mënyrën se si t’i zbatojmë më së miri parimet e rëndësishme të gatishmërisë materiale. Hapi më i rëndësishëm nga të gjithë është të fillojmë” (“Kishte Bukë”, Liahona, nëntor 2020, f. 44–45).

Ndihma ndaj njëri-tjetrit për të qenë të përgatitur në një botë kaq të pasigurt është një mënyrë themelore e rrënjësore për të treguar dashuri si të Krishtit. Le ta ndihmojmë njëri-tjetrin që ta hedhim atë “hap më [të] rëndësishëm” si fillim.

Sugjerime për t’i Ndihmuar Të Tjerët

Si gjithnjë, dhënia e shërbesës fillon me shqyrtim plot lutje dhe këshillim së bashku. Sugjerimet vijuese mund t’ju ndihmojnë të mendoni se si ju ose ata të cilëve u jepni shërbesë mund të fillojnë të përgatiten për të përballuar sfida të papritura.

  1. Mendoni në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ne mund të përgatitemi në një larmi mënyrash për fusha të ndryshme të jetës sonë. Është e rëndësishme të ruani dhe prodhoni ushqim kur jeni në gjendje, të përgatiteni financiarisht, të zhvilloni rezistencë të fortë emocionale dhe të bëni plane për situata urgjente.

  2. Diskutoni për sfidat që kanë më tepër gjasë të ndodhin atje ku jetoni dhe si t’i trajtoni ato. Zona të ndryshme anembanë botës kanë sfida të pashoqe. Nëse jetoni diku ku tërmetet janë të zakonshme, diskutoni si mund ta përgatitni shtëpinë tuaj që t’ju ndihmojë të jeni të mbrojtur, të tillë si fiksimi i mobilieve të rënda në mur ose nëse jetoni diku ku tajfunet janë të zakonshme, diskutoni si të reagoni në atë situatë, të tillë si duke mbajtur një radio të ndezur për lajme ose duke u larguar drejt një terreni më të lartë.

  3. Diskutoni se si të krijoni një fond për raste urgjente. Kursimi i parave mund t’ju ndihmojë nëse humbisni punën ose keni shpenzime të tjera të papritura. Bisedoni rreth mënyrës se si të kurseni para, të tillë si duke nisur me shuma të vogla e duke kursyer nga pak sa herë që merrni pagën derisa të arrini synimin tuaj.

  4. Mblidhni mjete për të krijuar një kuti urgjence së bashku. Pasja e një kutie urgjence mund t’ju ndihmojë të jeni të përgatitur nëse ju nevojitet të largoheni nga shtëpia për një periudhë të shkurtër. Punoni së bashku që të mendoni për artikujt që nevojiten dhe që t’i mblidhni ato. Kjo mund të bëhet gjatë një periudhe kohore dhe nuk ka pse të ndodhë e gjitha menjëherë. Merrini parasysh strehimin, ushqimin dhe ujin, pajisjet mjekësore, dritën, komunikimin, dokumentet vendimtare, paratë, ndërresat, artikuj zbavitjeje dhe rehatie (lojëra, libra, lodra për fëmijët) dhe çfarëdo nevoje tjetër.

  5. Krijoni miqësi me personin të cilit i shërbeni. Është e rëndësishme të kemi aftësi të forta përballimi për t’i zotëruar emocionet që vijnë me vështirësinë. Njëra nga këto aftësi është pasja e marrëdhënieve të shëndetshme. Ndërsa e forconi miqësinë tuaj me personin, do të jeni duke e ndihmuar atë të krijojë një sistem përkrahjeje.

  6. Bisedoni rreth rezervave ushqimore. Mund të jetë e dobishme të keni ushqim rezervë në dispozicion për raste urgjencash. Sfidojeni njëri-tjetrin që të nisni të ndërtoni një furnizim afatshkurtër që ta përdorni dhe zëvendësoni në gatimin tuaj të zakonshëm. Më pas nisni të punoni për grumbullimin e produkteve ushqimore bazë në kohë afatgjate. Nëse nuk keni shumë vend për rezervat ushqimore ose nëse jua ndalon ligji që të ruani sasi të mëdha ushqimi, thjesht ruani aq sa të jetë e përshtatshme për rrethanat tuaja.