2022
Zgjidhni
Qershor 2022


“Zgjidhni”, Për Forcën e Rinisë, qershor 2022.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Qershor 2022

Zgjidhni

Jozueu e nxiti popullin e tij që të bënte zgjedhjen e drejtë – që të ndiqte Zotin.

zgjidhni

Aftësia jonë për të zgjedhur dhe për të vepruar për veten tonë quhet liri e zgjedhjes. Ajo është pjesë e rëndësishme e planit të Atit Qiellor. Një qëllim i kësaj jete është të tregojmë se do të zgjedhim t’u bindemi urdhërimeve të Perëndisë, që ne të mund të bëhemi më shumë si Ai. Ne do të gjykohemi sipas zgjedhjeve tona. (Shih 2 Nefi 2:27; Doktrina e Besëlidhje 101:78; Abraham 3:25.)

sot

Jozueu e nxiti popullin e tij që të zgjidhnin “sot” ose pikërisht tani. Ne mund të bëjmë zgjedhje të rëndësishme një herë dhe më pas të përpiqemi të qëndrojmë të zotuar ndaj atyre zgjedhjeve. (Shih Psalmeve 37:5.)

shërbeni

Në këtë varg, të shërbesh do të thotë të adhurosh, të ndihmosh, të bindesh dhe t’i përkushtohesh dikujt. Ne duhet t’i shërbejmë Zotit (shih Moisiu 1:15).

perënditë

Izraeli ishte urdhëruar që t’i shërbente vetëm Perëndisë së vërtetë dhe të gjallë, Jezu Krishtit (shih Eksodi 20:2–5). Jozueu dha shembuj të perëndive të tjera që populli i tij nuk duhej t’i adhuronte. Perëndi të tjera në jetën tonë mund të përfshijnë zotërimet materiale, opinionet e të tjerëve, interesa të tjera – çfarëdo gjëje që na largon nga Zoti.

mua dhe për shtëpinë time

Jozueu foli për veten e vet dhe shtëpinë e vet. Ai tha se ata do t’i shërbenin Zotit. Ai donte ta udhëhiqte familjen e tij me drejtësi dhe t’u mësonte pjesëtarëve të saj që ta ndiqnin Zotin (shih Doktrina e Besëlidhje 93:40).